Kadri Tarelli, poeti i Furrësit

Kultura

Kadri Tarelli, poeti i Furrësit

Nga: Ibrahim Hajdarmataj Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:20
Kadri Tarelli

Me Kadri Tarellin jam njohur shume vite më parë nëpërmjet gazetës “Mesuesi”. Duke qenë bashkëudhëtarë të letrave, këto ditë më dhuroi librin e tij poetik “Koha në vargje”, pas disa botimeve në prozë. Të them të vërtetën e lexova me shumë dëshirë dhe mendimet që shfaqen kolegët u bë një paqyrim më real i këtij libri poetik.

Ja cfarë na tha:

“Poezia, do s`do, e ndjek me besnikëri poetin Kadri Tarellin. Kur ai i këndon dashurisë, sikur “fshihet” pas krijimtarisë popullore. Kështu bën te “Kënga e bilbilit”, ku me gojën e tij i drejtohet vajzës: “Dëgjoje bilbilin, /Po ta bën me sy. /E la trëndafilin, /Po këndon për ty”. Ai, i thotë vajzës që me hiret e saj të tundë dashurinë e botës. Të bëjë ca naze çupe, kështu … bëhet verë derdhur prej kupe, le të kthehet në valë e të marrë aromë deti. Veç të mos ngrejë tallaze, pasi pastaj, aty pushon poeti. Shijoni bukurinë e këtyre pak vargjeve: “Var stoli ca lojëra çupe,/Me kursim sa për lezet. / Bëhesh verë, derdhur kupe,/Që të pi veç një poet”. Dhe për më tepër, sikurse shprehet vetë te “Trëndafil mbushur me gjemba”, ai, ashtu “vençe” dhe me një naivitet të shtënë, sikur i lutet gonxhes vesë-argjënda, që pavarësisht këtyre gjembave, pra rreziqeve, ta lerë të hyjë brenda, “Aman moj, se u çmenda!” Por vetëm kaq, pra deri këtu, pasi të gjitha poezitë e këtij vëllimi, kanë tjetër tematikë.”

Ndersa Merita Kuc-Thartori u shpreh:

“Në fakt, i pari njeri, personazh që preket në këtë vëllim është vetë autori, vetë poeti Kadri Tarelli, për të cilin them me respekt e mirënjohje, është ndër ata miq, që ndërsa shkon përpara, sytë dhe mendjen mban pas, sepse ai s’di të shohë e të tërheqë nga vetja, por të jetojë në ty, në çaste thurjesh të mbrapshta të jetës, me të hedhurat e hidhurat, me injorimin e së keqes, me synimin e të përparuarit. Dhe, të bëjë dhimbjen trëndafil, lotin valë, gurin monument, verën në dashuri për poetin, fjalën në melhem, nderim për figurën e gruas, plakut ti ofrojë diellin dhe fjalën në kuvend, të riut dashuri dhe dije. Vargjet e tij ngjallin e sjellin, Rilindasit në dritë, poetët në pishtarë, përplasjet në qasje të befta, politikën në humnerë, mallin për miqtë e vargjeve në kuvende fjalësh të mençura. Të gjitha nga burimet, nga kujtimet, mes kujtimesh në gjerdanë jete.”

Shkrimtari Shpend Topollaj u ndal për librin poetik të Kadriut:

“Koha në vargje”. Kadriu, gjithë jetën ka jetuar mes librave, ka akumuluar mjaft dije dhe kulturë prej tyre, aq sa kudo që të ndodhet, bisedën, po te letërsia e vërtit. Dhe tani, të duket se ai i ka bërë të tijat, vargjet që Rabindranat Tagorës, që i shkroi kur ishte në fillesat e tij; “Jeta është me shumë fytyra, ka dhe lot dhe gaz. / Takimi që bëjmë sot, nesër do të jetë ndarje. / Këngët e mia le ta lavdërojnë gëzimin dhe trishtimin. / Unë po iki, por jehonë e tyre mos u shoftë!” Ai edhe vetë, qysh në krye e pohon këtë dëshirë; “Vendosa! Po bëhem poet, / Të këndoj e mos rri kot! Në pleqëri, futem në det, / Të mësoj të shkretin not. / Kam botuar shkrime shumë, / Poezi, pak më të rrallë / S`di pse vargjet vijnë lumë, / Më rinojnë, më mbajnë gjallë /… Eh poet, fron perëndie! / Edhe zjarrin ndez nën shi, / Zemra s`plaket pleqërie, / Dashuri s`ka veç n`rini /… Nuk ka gjë, po flas me vete, / Shpirtin zgjon veç poezia. / Sa shumë halle të kësaj jete, / I rrëfen veç pleqëria.” Dhe poezia do s`do, e ndjek me besnikëri moshën e poetit. Kur Kadriu i këndon dashurisë, sikur “fshihet” pas krijimtarisë popullore. Kështu bën ai te “Kënga e bilbilit”, ku me gojën e tij i drejtohet vajzës: “Dëgjoje bilbilin, / Po ta bën me sy. / E la trëndafilin, / Po këndon për ty.”

Ndërsa shkrimtari i mirnjohur Viron Kona thotë se sa herë lexoj Kadriun sikur më frymëzon për ndonjë libër të ri.

Në bisedë me mikun tim nga Kosova shkrimtarin Skender Zogaj më thotë se me Kadriun kam qenë i njohur me veprat e tij shumë vite më parë dhe nga kjo tregohet që është i lexueshem edhe tek ne në Kosovë.

Shpresoj se Kadriu në të ardhmen do të na japë vepra dinjitoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat