Poezia është mbretëresha e përjetësisë

Kultura

Poezia është mbretëresha e përjetësisë

Nga: Baki Ymeri Më: 1 qershor 2021 Në ora: 22:21
Lidia Popa

Poezia është mbretëresha e përjetësisë, e mbështjellë me velin e nuses. Poezia është balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe një burim frymëzimesh hyjnore, duke qenë një pjesë e përjetësisë dhe aroma e fjalëve. Poetët janë ëndërrimtarë romantikë që matin thellësinë e lumit, ndërtojnë ura mbi të - ura të qëndrueshme, përgjithmonë. Dhe kur nuk ka ura, poetët janë kërkuesit që kalojnë brigjet e tyre me barkat e tyre. Një urë e re miqësie midis Rumanisë dhe Shqipërisë është edhe kjo vepër e re, e cila e sheh dritën e botimit në kryeqendrën botërore të frymëzimit.

Lidia Popa shkruan për Zotin dhe dritën e përkushtimit, për dimensionet kozmike, për fjalën dhe shpirtin. Fjala është e shenjtë. Përmes saj, Zoti krijoi botën. Përmes fjalës mund të ngushëllohen shpirtrat. Fjala mund të japë gëzime, mund të lëndojë, mund të hapë plagë. Përmes fjalës  mund të shprehim dashurinë tonë, gjithçka që ka shpirti pas viteve të modelimit, të përpjekjes për të parë madhështinë e fjalës, fisnikërinë, përjetësinë dhe dëshirën për ta dhënë atë me kujdes, me respekt dhe me përgjegjësi. Fjala është shenjtëri. Ajo i drejtohet njeriut, shpirtit të tij, si pjesë e krijimit hyjnor, në të cilin e shohim Zotin. Duke u ushqyer nga fjala, duhet t'i japim asaj respektin e duhur, duke filluar me ne dhe pastaj duke e shtruar edhe për të tjerët.

Fjalët krijojnë perceptimin dhe përkushtimin tonë, pa e zvogëluar energjinë e përhapjes, në afërsi ose në largësi. Lidia Popa shkruan për jetën, për dëshirat, për metamorfozën dhe anatominë e dashurisë që mund të ëndërrohet ose të jetë reale. Ajo shkruan për nostalgjinë, për mënyrën se si depërton në rrjedhën e kohës që është akoma e gjallë, për shpirtin mistik kur engjëjt thirrën për paqen planetare, në kërkim të një mënyre për të jetuar, për të kuptuar vetminë, për hapat që vijnë pa bërë zë, për zemrën që animohet nga dashuria, për gjestet. Gjestet mund të sjellin diej të rinj, kur hija të pret afër dritares. Poezia është dimensioni më i pastër që ka çdo qenie njerëzore.

Lidia Popa u lind për të sjellë gëzim dhe bukuri. Përmes bukurisë hyjnore në poezitë e saj, ajo pushton zemrat, simpatinë dhe entuziazmin e lexuesve rumunë dhe shqiptarë. Poezitë e Lidias janë një ishull i paqes, i përmbushur me plot dashuri. Ne nuk duhet t'ua lëmë vetëm bukurinë artistëve, vetëm moralin fetar priftërinjve dhe vetëm praktikën e drejtësisë juristëve. Jeta kalon dhe fjalët mbeten. Autorja vjen para nesh përmes rrugës magjike të frymëzimit.

Lidia Popa është një shpirt i veçantë që dashuron, që psherëtin, që qan, që qeshj, që gëzohet, që pëshpërit nëpërmjet metaforave. Njerëzit e zakonshëm nuk marrin parasysh kuptimin e plotë të fjalëve, edhe kur duam të ofrojmë një shpjegim të kuptimit të tyre. Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka që ka ndodhur në mendjen tonë. Lidia Popa ka lindur e varur nga poezia dhe ka potencialin për të tërhequr lexues. Bukuria e saj në poezi zgjon shqisat e fjetura. Vargu i Lidias na e mbush shpirtin me bukuri. Mirazhi i poezisë i jep një jetë dhe një fuqi, një të drejtë të qytetërimit, të çdo lloj arti. Para nesh kemi energji shpirtërore, besim, sinqeritet dhe butësi.

Poezitë e Zonjës Lidia Popa shquhen për sinqeritetin e fjalës, për lirikën që ato e përmbajnë, për vullnetarizmin e gjestit dhe për përkushtimin e vazhdueshëm dhe të kushtëzuar ndaj vetmisë së poetit. Poezia është arti suprem që kapërcen dhe përmban të gjitha artet. Poezia është ajo që e duam dhe e  kërkojmë tek njerëzit: diçka e lehtë, e ndritshme, diçka që duhet ta shikojmë, ta ndiejmë, të marrim frymë, diçka që na qetëson, që na harmonizon dhe na frymëzon. Sekreti më i madh është të mësosh të veprosh gjithmonë vetëm me dashuri. Fuqia e dashurisë është si një ilaç që të jep forcë, shëndet mendor dhe fizik. Dashuria është ajo që të jep jetë dhe të rilind. Sekreti është të vendosësh dashuri në gjithçka që bën, sepse dashuria është ajo që i zgjon të gjitha energjitë.

Jeta është e shkurtër, shija është e gjatë. Lulet janë buzëqeshja e Zotit në tokë dhe jeta që bëjmë duhet të jetë romantike dhe poetike. Art i ri don të thotë të mësosh të krijosh dhe përhapësh poezi rreth teje, dhe të jesh plot ngrohtësi, i shprehur, i ndritshëm, i gjallë! Lidia Popa është një ndërgjegje e madhe poetike. Poezia e saj dallohet nga reflektimi i thellë, përherë polemik, i vendosur në botë, si dhe në universin e brendshëm. Lidia na ofron tekste me cilësi të jashtëzakonshme. Poezia e saj është një hapje për bukurinë, për thellësinë, për risinë dhe hyjninë. Gruaja në lirikat e Lidias është e bukur dhe e thellë, me veshje elegante, të thurrur me dantella të bardha dhe  të imëta, me flokët e gërshetuara me lule dëbore  kur agimet dridhen nga tingujt e violinës.

Poetesha rumune është e dashur dhe e adhuruar, sepse na dhuron vargje lirike që shëmbëllejnë me këngë të shpirtit! Jeta është një dritë e përjetshme. Fjalët e bukura janë të ëmbla si dredhëzat e malit. Gruaja është qenia më e dashur në tokë, që na jep jetë dhe që na i kushton të gjitha dashuritë, për fëmijë e për të rritur, duke edukuar dhe e mbjellë në mendjet tona gjuhën e ëmbël si një huall mjalti. Lidia është poete e dashurisë: Unë e dua dashurinë/ e dua atdheun, prindërit, fëmijët dhe nipërit,

e dua familjen, miqtë dhe detin,/ i dua bredhat dhe malet e levarashta,/ i dua ujërat e pastra dhe etjen për dije,/ e dua horizontin, pritjen dhe largësinë,/ e dua doinën dhe lahuritë në agim,/ e dua tringëllimën e fjalës nënë,/ e dua altarin e shpirtit - poezinë./ E dashur ndjehem se unë jam Njeri.

Pronarja e këtij vëllimi vjen para nesh që nga momenti kur pa dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë. Poezia është drita e butë e ditës që e ngroh Dielli kur zbret nga qielli. Një dhuratë e bekuar që të vjen nga momenti kur ngjitesh në botën qiellore dhe, prej andej, nga mbretëria e qiellit, ajo na e dërgon mbrojtjen  e saj të bekuar! Lidia është një grua, me një dashuri të pakufizuar për familjen e saj, që nga agimi deri në muzg. Ajo është e zgjedhura e Zotit për shpirtrat tanë. Gruaja është një dhunti divine për burrat e dashuruar, përmes gjithçkaje që bën ajo për neë Ajo ngrihet madhështore si një engjëll i adhuruar, të cilin ne e respektojmë dhe e admirojmë. Lidia është një syth lulesh në kopshtin e fjalëve, i cili na sjell gëzim dhe shpresë. Poezia e saj është dashuri, adhurim, dhunti dhe një dhuratë hyjnore me një buzëqeshje kerubini. 

Image
Lidia Popa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat