Edhe një herë mbi rolin dhe misionin e njohur të elitës intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike!

Kultura

Edhe një herë mbi rolin dhe misionin e njohur të elitës intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike!

Nga: Agron Shabani Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:00
Agron Shabani

E kam (kemi) cekur shpesherë se filozofia, politologjia ose shkenca, edukata dhe kultura janë mendimi dhe obligimi superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme shtetrore, nacionale, intelektuale, kulturore, politike, filozofike, diplomatike etj. 

Ndërkaq, politikanët ose liderët e ndryshëm institucional dhe funksional, mund të mosjenë ndjekës, vëzhgues ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi, por garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj.

Së kendejmi, liderët ose politikanët e ndryshëm së bashku me figurat ushtarake, policore dhe të tjera, mund të jenë edhe martir ose "heronjë" që vdesin ose sakrifikohen për bindjet, idealet, konceptët, profesionin, karierën, popullin (kombin) dhe shtetin e tyre, madje edhe anëtar të shtresave, qarqëve ose elitave të larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike ose diplomatike të një kombit apo të një shteti.

Kur zhduken ose eliminohen shkenctarët, krijuesit, artistët, kulturologë, intelektualet ose inxhinierët e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit ose mendimit të njohur shkencor, intelektual, kulturor, politik ose filozofik, zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Shteti dhe kombi vdesin.

Ndërkaq, nëse zhduket, vdes, largohet, suprimohet ose eliminohet një lider ose politikan i lartë, nuk është fundi i botës. Me rëndësi janë marëdhëniet, raportet, interferimet dhe koperimet e njohura në mes njerëzvve të pasur ose industrialistëve me elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike etj. 

Pak filozofi politike:

Siç dihet, filozofia politike është degë ose një disiplinë e posaçme e filozofisë së përgjithshme e cila në forma dhe menyra të ndryshme abstrakte, skematike, strukturale, organike, evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, paradigmatike dhe të tjera i ka për qëllim studimet dhe analizat e thella (të gjithëmbarshme) të ideve, konceptëve, teorive, formulimëve dhe argumentëve të njohura shkencore ose metodologjike me anë të të cilave ngritet, krijohet dhe formohet ose formulohet mendimi dhe nocioni i njohur shkencor ose politik mbi popullin (kombin) shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare. 

Ndërkaq, debatët, idetë, konceptët, tezat, antitezat, sintezat, formulat dhe teoritë e njohura rreth fjalës, nocionit, substratit, antinomit ose antonimit të njohur 'politik', 'politikë' ose 'politike': Me gjasë sikur paraqesin njëren prej sfidave dhe preokupimëve (provokimëve) me të rëndësishme ose kryesore në kuadrin e përgjithshëm të filozofisë politike dhe asaj analitike. 

Ndonëse, në kontekstin ose dimenzionin e gjërë të fjalës, me nocionin e mesipërm 'politike' ose ' politikë', në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi (pushteti) politik së bashku me rendin kushtetetues ose juridik si dhe institucionet e njohura shtetërore, qeveritare, politike ose diplomatike në të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. 

Ndaj, mu për këtë shkak, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore dhe politike.

Filozofia politike dhe ajo analitike si praktikë e përgjithshme dhe teori, filllojnë të bëhen të rëndësishme, funksionale, aksionale dhe tepër valide mu në atë moment kur qeniet ose krijesat e njohura njerëzore, qytetare, kulturore ose politike, respektivisht, shoqëria e gjere njerëzore ose qytetare, fillojnë t´i përceptojnë, akceptojnë, konceptojnë dhe anticipojnë vetvetën dhe organizimin e tyre global, universal ose kolektivë si diçka të rëndësishme, të levizshme, evolutive, revolucionare, empirike, rekonstruktive, diakronike, funksionale, aksionale, impulsive, energjike, dinamike etj. Si një  diçka që ka (kanë) shpirtë, sens, intuitë, kuptim, logjikë, potencial, moral, motive, ideale, vizione, forcë ( fuqi) dhe enërgji të mjaftueshme kretative dhe pozitive për t´i levizuar dhe çuar gjërat përpara në kuptimin e njohur evolutivë, empirikë ose koherent të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore. E jo si dikur kur njerëzit ose shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare, vazhdonin t´i ndjenin, përceptonin, konceptonin dhe definonin vetvetën ose organizminin e tyre individual dhe kolektivë në kontekste ose relacione të ndryshme mesjetare, klasike dhe të tjera. Përkatësisht, si pjesë, gjymtyrë, organe ose stacione të natyrshme, të palevizshme ose statistike të një "rendi" ose sistemi të pandryshuar natyrorë ose ordinarë.

Për me tepër ndërkaq, në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të trendëve, zhvillimëve, standardëve dhe procesëve të njohura hektike, furioze, turbulente, eklektike dhe tepër sfiduese ose dinamike, në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit: Përveç të të ashtuquajtures forcës ose fuqisë së njohur dhe të garantuar ligjore, ekzekutive, organizative, institucionale, konstitucionale, fizike, organike, gjeografike, historike, politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike etj... Shteti, qeveria, parlamenti ose institucionet e njohura të shtetit dhe shoqërisë, gjithnjë sipas filozofisë së lartëpërmendur politike dhe analitike, në radhë të parë janë në funksion të identifikimit, detektimit (deshifrimit), shquarjes, enkodimit, periodizimit, ravijezimit, konturimit, eksplorimit, performimit, konvencionalizimit, artikulimit, afirmimit dhe në fund-realizimit praktik dhe teorik të nevojave, kërkesave, aspiratave, interesave, idealeve dhe vizionëve të gjithëmbarshme individuale ose kolektive të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.

Të gjitha këto së bashku në funksion të organizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm (global ose universal) të shtetëve ose shoqerive të ndryshme përkatëse ose respektive gjithandej globit. 

Duke e vërë theksin këtu në teorinë dhe praktikën e përgjithshme shkencore ose filozofike mbi organizimin dhe funksionimin e preferuar avangard dhe pozitivist të shtetit dhe shoqërisë së sotme njerëzore ose qytetare, rspektivisht, mekanizmave ose institucionëve të njohura shteterore, qeveritare, parlamentare, politike etj.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, sociofetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike, gazetat (mediet) ose institucionet e njohura kulturore dhe informative dhe të tjera.

Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër do mund të quhej (definohej), konceptohej dhe përceptohej si syzim, bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim, amplifikim dhe unifikim (konvencionalizim) ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të sotme në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, arsimore, kulturore, industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike etj. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik ndaj çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave esenciale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse (pse) kjo? 

Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar përndryshe edhe  si "feminizëm shkencor", si " fat i përgjithshëm" (individual dhe kolektivë), si manifest shkencor, humanist dhe pozitivist, si inkarmin të përgjithshëm satisfaktivë dhe ataraksionist të njeriut si 'cityoen' ose 'burgeros' modern ose bashkëkohorë, si simbol dhe reaksion të logjikshëm dhe të ndërgjegjëshem ose racional-ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë: Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqerinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, fluid, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik.

Nga brenda dhe jashtë Kosovës, si për shëmbull, keni (kemi) tëndenca të vazhdueshme hipokrite, dogmatike, demagogjike, diabolike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike, për t'i paraqitur ose prezantuar shqiptarët e atjeshëm indogjen, autokton ose etnik si "ius solis" ose "ius polis" si dikur. Mbase, si "popull artificial ose johistorik" (lëxo "popullin e ri kosovar") ! Dhe, jo si "ius sangunis", respektivisht si popull (komb) të lashtë, autokton ose etnik në ato hapësira, siç janë shqiptarët që përbëjnë shumicën absolute (mbi 98 %) të popullsisë kosovare.

E tërë kjo me qëllim të ngritjes ose tërheqjes së paralelëve ose analogjive të ndryshme (artificiale, joshkencore ose johistorike) në mes "boshnjakëve musliman" të Herceg Bosnës dhe 'shqiptarëve musliman' në Kosovë sipas projektëve dhe plinimetrive ugurzeza, djallëzore ose satanike të Serbisë, Rusisë dhe Turqisë, të cilat në instancë të fundit, nënkuptojnë bosnizimin (boshnjakizimin) ose ndarjen e Kosovës në "republika srbska" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe në "kantone, banovina, provinca, eldorado ose apendikse" të ndryshme (si bombat e kurdisura me orë ose me sahat) -gjithandej Kosovës.

Liderët e ndryshem shqiptar ose kosovar, ndërkaq turqit i quajnë vëllezër, miq të afërt, partner ose aleat historik dhe strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve. Shi ti paradokset reaksionare dhe anakronke në sfond!!!

Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar ose kryesor të të ashtuquajturës Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe bashkautor me Max Horkheimein i njërit prej shkrimëve më influencuese të lëvizjeve sociale ose sociopolitike në kontekstin global ose universal, gjatë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklarung" (Dialektika e Iluminizmit) si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera madhore në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësor.

Se këndejmi, i njohur dhe i shquar më tepër në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj politike, ku kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimësh ose influencash të ndryshme determinante dhe paradigmatike: Duke filluar nga neomarksizmi perëndimor ortodoks ose heterodoks dhe fenomenologjia e Husserl-it, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane etj.

Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore, qytetare, politike etj. 'Opus magnum' i tij i fundit qe një shkrim i papërfunduar me titull "Teoria estetike" (1969).

Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin “marksist” të kërkimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos. Nga Marksi ai mori shumë koncepte determinante ose paradigmatike si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe riverifikimit (verdinglichung). Por, Adornoja nuk ishte një marksist i tipit ose formatit “ortodoks”: kundërshtar i çdo lloj forme totalitarizmi, si të socializmit real dhe dialektik, apo të kapitalizmit shtetëror perëndimor, që i bashkon karakteri i "një bote të administruar” nga "dishepujt" ose forcat e ndryshme skllavoporonare, borxheze, feudaliste, burokratike, retrograde, reaksionare ose diabolike, ku objekti individual reduktohet në një qenie "mono-dimensionale" Apo, për t´u shërbyer me shprehjen ose formulën e famshme të Herbert Marcuses: Adorno shihte një potencial liberal ose liberator në shumë koncepte dhe paradigma marksiste. Ishtë një tentativë e qartë për t´i ilustruar ose sqaruar marëdhënit dhe raportet e ndryshme që i qëndronin artit, kulturës, shkencës, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale ose politike. 

Ideologjia shtetrore, nacionale ose politike në shtetët dhe shoqëritë tranzitore, poroze, fraxhile, heterogjene, i kompakte, kosmopolitike, multinacionale, multikulturore ose multietnike, sipas Theodor Adornos, është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore, shtetrore, nacionale ose politike.

Ndaj për Adornon "tërësia është false", artificiale, imagjinare ose fiktive.

Ajo më se miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike ose politike". Mbase, kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike kontemplative, sintetike ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. 

Me ç'rast, ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real, optimal, maksimal ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake) etj. 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarève, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

U mor vesh se shtetin, lirinë (çlirimjn) dhe pavarësinë e Kosovës e bën trimat ose heronjt e njohur të UÇK-së (djemt dhe vashat më të mira të kombit) së bashku me intelektualët dhe patriotët tjerë shqiptar, e njohen, pranuan, e ndihmuan, e mbrojten, e mbajten, e rritën, zhvilluan, përparuan dhe afirmuan SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia ose shtetet më të fuqishme dhe më përparimtare të globit. Ky është fakti ose realiteti. 

Çdo gjë tjetèr i takon spekulimit ose manipulimit flagrant tè grupit ose individi të caktuar shoqëror ose politi,  të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, gjenetike, gjenealogjike.

 E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. 

Edhe politika dhe diplomacia janë fryt ose produkt i edukatès, kulturës dhe arsyes njerëzore ose qytetare, ndërsa arsyeja njerëzore ose qytetare, është konstruksion i historisë së shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike.

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit, si çdo fjalim ose reagimi ashpër kundër gënjeshtrës, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t'u transformuar dhe imponuar si kauzalitet ose ideologji e njohur shtetrore, nacionale, politike, historike etj.

 Arsyeja e kësaj kontradikte qëndronte tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep drejtësi impulsit të kundërt që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj. 

Në këtë prizëm, filozofët dhe politologët këmbëngulin dhe insistojnë në parimin ose dimensionin e njohur kritik dhe ideologjik. Gjegjësisht, në puçjen (bashkimin), gërshëtimjn, harmonizimin dhe konvencionalizimin e edukatës, kulturës, ideologjisë dhe racionalizmit kritik. Atyre vlerave dhe premisave që përbëjnë kriteret e studimit dhe gjykimit shkencor ose racional të veprave të larta heroike, patriotike, çlirimtare, ushtarake (luftarake), politike, diplomatike etj.

Edhe misioni dhe detyra e një lideri politik, ose kritiku dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, ushtarake (luftarake), historike etj., nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit, patriotizmit ose heroizmit tè njohur ushtarak (luftarak) nga administrimi dhe kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, historik dhe politik, të kulturës shtetrore, nacionale dhe politike nga qytetërimi i lartë evroperëndimor etj. Jo.

Por, misioni ose detyra e tij konsistojnë më tepër në insistimin e njohur mbi racionalizmin kritik dhe metodologjik- ndaj radikalitetit tè dyshimtë të një "kulture" ose "ideologjie" të lartësuar ose glorifikuar tej mase, nè përbërjen e sè cilës premtimi i saj për liri dhe pavarësi të Kosovës, do ishte realizuar me mjete ose instrumente të tjera. Mbase, në konceptin e tjetèrsuar të kulturës së lartë shtetrore, nacionale dhe politike-kundër funksionit dhe fraksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike. 

Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’iu kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Theodor Adorno dhe Max Horkheimer në "Dialektikën e Iluminizmit" pos tjerash, tek koncepti i arsyes instrumentale ose subjektive, asokohe i gjëtën ose zbuluan faktorët ose shkaqët kryesore dhe iracionale të krizave ose katastrofave të ndryshme njerëzore, humanitare, sociale, politike, ekzistencialiste etj.  Duke u shprehur dhe angazhuar për kriticizmin dhe Iluminizmin racional e dialektik, i cili do duhej të përshtaste njeriun me racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive). Domethënë, do duhej të ishte një proces çmitizues dhe demistifikues-kundër mitëve, dogmave, fetishëve dhe totemëve të reja, më të qëndrueshme, me të rezistueshme dhe më të rrezikshme se sa të vjetrat, apo, ato të arsyes instrumentale ose subjektivo-sugjestive. 

Këtu mbase qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdo lloj racionalizmi. Në kapitullin që flet për “Industrinë kulturore”,- koncept që Adorno dhe Horkheimeri e favorizonin më tepër në krahasim me atë të “kulturës globale ose masive”, ku përthithja e kulturës shtetrore, nacionale, institucionale dhe politike, reduktimi dhe monodimensionalizimi i tyre, shihen si rrjedhim ose rezultat i një administrimi negativ nga ana e autoritetit dhe totalitetit social dhe politik, në funksion të logjikës së sundimit dhe fitimit, në mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave elementare ose ekzistencialiste të shtetit, pushtetit, popullit ose shoqërisë. 

Ndaj, rasti i politikës dhe diplomacisë së deridjeshme kosovare, sigurisht se ishte një lajm dhe shëmbull i keq, se si mediokriteti, nebuloza, stupiditeti, padituria, joprofesiinalizmi, iracionalizmi, ataraksionizmi, fetishizmi, nihilizmi, mazohizmi, alkimizmi, hedonizmi, agnosticizmi, tothemizmi, fatalizmi, utopizmi, sektashizmi, partikularizmi inflator dhe inflamator, autoritarizmi, totalitarizmi ose monizmi politik, çojnë patjetë në regresion, amnezion, erozion, amorozitet, mohim, suprimim ose veshkatërrim të përgjithëshëm individual dhe kolektiv.

Edhe diçka nga historia ose modeli i njohur amerikan:

Me 4 Koriik të vitit të largët 1776, pas Kongresit të Parë Konstitucional dhe Juridik të Philadelphisë (Filadelfisë) me 1774, si dhe Fitorës së parë ushtarake ose luftarake të ushtrisë amerikane-kundë ushtrisë angleze ose britanike -nën udhëheqjen ose komandimin e George Washingtonit (Gjorgj Uashingtonit) në vitin 1775: Nën drejtimin e Thomas Jeffersonit, George Washingtonit dhe John Adamsit, në Philadelphia (Filadelfia) -do shpallet dhe miratohet unaninimisht Deklarata e njohur Amerikane e Pavarësisë.

Bëhet fjalë mbi pavarësinë e superfuqisë së vetme dhe kryesore të globit, respektivisht, garantuesen kryesore të paqës, lirisë, demokracisë dhe sigurisë globale ose universale në botën ose planetën tonë, siç janë SHBA-s.

Se këndejmi, luftës së lavdishme të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike nga 'kurora mbretërore' angleze ose britanike: I kanë paraprirë luftërat e njohura koloniale ose imperialiste të Francës, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës dhe fuqive tjera koloniale ose imperialiste për Amerikën Veriore, Qëndore si dhe për Amerikën Jugore ose Latine.

Kështu që për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes "kolonive franceze" dhe "kolonive angleze" në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. 

Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura "lufta e vogël" imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me "Paqën e Parisit" me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi "klubi i fuqive kolonialiste" në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë. 

Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)-asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana etj., nè Missippi, Misouri etj. Pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut etj. E sidomos luften dhe revolucionin e njohur të shtetit dhe popullit të madh amerikan për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga kurora u huaj imperiale ose koloniakiste të kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.

Për fund:

Erich Fromm si përfaqësues i spikatur ose eminent i shkollës elitare të sociofilozofisë dhe sociopsikologjisë politike të Frankfurit së bashku me shkrimin e tij me titull "Të jesh, apo të kesh": Edhe sot e kësaj dite vazhdonë të jetë prezent dhe tepër aktual tek shtetët dhe shoqëritë e larta industriale, kapitaliste ose "demokratike" të  globit ose kontinentit europian në kontekste ose relacione të përgjithshme ose multidimensionale. Në "kapitalizmin" dhe "demokracinë e lartë kosovare" ose ballkanike- sidomos. 

Gjithnjë duke menduar në neurozat, psikozat, destruksionet, dekonstruksionet, padrejtësitë, violencat, ,patologjitë, turbulencat, sfidat, udhëkryqet ose anomalitë e ndryshme (objektive dhe subjektive) të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë nepër faza të ndryshme fluide, hektike, turbulente dhe tepër agresive ose dinamike të konsolidimit të ngadalshëm dhe tranzicionit, të cilat; nëse nuk studiohen dhe analizohen me kujdes dhe preferenca të njohura shkencore, profesionale ose akademike, mund të jenë fatale ose jetike për fatët dhe ardhmërinë e gjithëmbarshme të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. 

Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh" ( "të je, apo të ke"? )- në radhë të parë angazhohet për njeriun, liderin ose politikanin e lirë, të suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirine, guximin, forcën, reflektimet, individualitetin, subjektivitetin, spontanitetin, dinjitetin, intimitetin, autenticitetin, vizionet, idealet, simbolet, eksluzivitetin dhe integritetin e tij optimal ose maksimal. 

Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi intelektual ose intelgjent në pushtet ose shoqëri? Erich Frommi e ngritë, projekton dhe sendërton pikërisht mbi substratin, atitudën, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopolitik, socioekonomik, sociohistorik, sociogjeografik, sociopsikologjik ,antropologjik ose antropogjenetik etj. Respektivisht, mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.Duke iu dhënë gjithmonë përparësi ,ambiguitet ose prioritet të plotë anës humane dhe etike (conditio humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (sciennce of man) të njeriut ose liderit (politikanit) të ditur, intelektual ose intelegjent.

 Pa i harruar këtu edhe ligjet ose teoritë e njohura evolutive, empirike, rekonstruktive, diakronike, alternative, paradigmatike dhe të tjera.

Të ndodhurit e vazhdueshëm (ose permanent) dikund në mes "lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë" : I bëjnë shqiptarët te reflektojnë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë individual dhe kolektiv së bashku me të ashtuquajturën "intelegjencen emocionale" tek një pjesë e konsiderueshme e "civilizimit të lartë" dhe "përprimtar" (monitor ose observator të përkohëshëm në vendin tonë) -vazhdojnë të përceptohen dhe akceptohen si faktorët, indikatorët ose predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë kognitive, temporale dhe asaj reflektive dhe pozitiviste. (...)

Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po plakën ndaj të tjerëve që po vijnë. Përveç Zotit, lindjes së diellit dhe aleatëve të njohur natyror dhe historik :Në Anën e Tyre shqiptarët i kane kohën, vetëvetën, vitalitetin, vlerat dhe resursët e njohura globale dhe universale të popullit ose kombit tonë.

 Kërkohët pra punë, durim, urtësi e madhe dhe pjekuri. 

U mor vesh se rruga deri Atje nuk ëhtë me aq largë si dikur....!?

Në të kundërten, nuk mund të ketë "homo psychologicus", " homo politicus" apo "homo magnus" të përjetshem, ashtu  siç mund të ketë "Robinson Cruso", "homo economicus" ose " homo primarius" të ndarë ose privilegjar nga të tjerët, mendojnë kështu Sigumnd Freudi, Karl Gustav Jungu, Alfred Adleri dhe shumë psikolog të tjerë.

Në instancë të fundit, të të gjithë politikanët ose qytetarët e mundshëm të një shteti apo shoqërie të mirëfillët, homogjene, ligjore, demokratike, përparimtare, integrale, kompakte dhe unike, në instancë të fundit duhet të  jenë miq, aleat, partner, klient, aspirant, pretendent dhe participant të mirëfillët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Pa dallim funksioni ,pozite, statusi, partie, krahine, rajoni, koncepti politik ose ideologje.

Apo...? (!)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat