Diçka mbi artin dhe filozofinë letrare dhe kulturore të shkrimtarit, kulturologut dhe intelektualit të shquar shqiptar, Zeqir Lushaj....

Kultura

Diçka mbi artin dhe filozofinë letrare dhe kulturore të shkrimtarit, kulturologut dhe intelektualit të shquar shqiptar, Zeqir Lushaj....

Nga: Agron Shabani Më: 19 shtator 2021 Në ora: 10:56
Agron Shabani

Thonë se arti i bën të pavdekshëm artistin ose artisten, ndërsa artisti ose artistja e përjetësojnë artin. Letësria është art, arti është filozofi dhe vet artisti ose artistja, janë filozof, rspektivisht, kundrues, gjurmues, hulumtues, eksplorator, misionar, inxhinier, arkitekt ose zbulues të së bukurës, të së dashurës, të së veçantës (posaçmës), sublimës dhe madhështores që e prekin dhe arrijnë të lartën.

Zeqir Lushaj është njëri prej figurave ose personalitetëve më të shquara, më ekskluzive, ekzotike dhe karismatike të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme letrare, kulturore ose artistike të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe, përse (pse) jo edhe shumë më largë. Ai njihet botërisht si Ikonë dhe si njëri ndër interpretët më të spikatur ose gjenial të vargut të shkruar letrar ose artistik të shqiptarëve.

Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i tij letrar dhe kulturor, burojnë nga edukimi i tij familjar, atdhetar, vendlindore ose patriotik që i mèsoi dhe pèrjejtèsoi që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet e para që i mori në shkollë si dhe nga babai, familja dhe farefisi i tij.

Aty ishin edhe serializmi i njohur letrar, kulturor dhe artistik së bashku me formimin dhe narrativin e njohur shkencor, intelekual dhe kulturorë të Zeqir Lushajt.

Se këndejmi, jeta dhe bota e njohur letrare, intelektuale dhe kulturore e një mjeshtri ose artisti të madh të fjalës së shkruar letrare, poetike, gazetaresk ose publicistike siç është shkrimtari, poeti, esteti dhe kulturologu i shquar shqiptar z. Zeqir Lushaj: Të ngjajnë në galeri ose në një teatër të madh ku ti si lëxues ose vrojtues i veprave të tij, fascinohësh, mrekullohësh dhe bëhësh mik me to si fiorentinët dhe romakët dikur me "Mona Lizën" e Lonardo Da Vinçit ose veprat e famshme tè Boçellit, Mikelangjelo Bonarotit etj.

Zeqir Lushaj, parasegjithash i përdorë artin dhe talentin e tij letrar, kulturor, poetik ose publicistik si mision, narracion dhe si metodë dialogu ose diskutimi. Shtron pyetje, teza dhe teori të larmishme etike, estetike dhe metaestetike, për t'i thyer dhe xhveshur (lakuriquar) mitët, klishetë, sterotipët, tabutë, dilemat dhe paragjykimet e ndryshme objektive dhe subjektive. 

Ngritë, projekton ose krijon simbole, figura, mesazhe, metafora, mite, epose, legjenda, elegji, antologji, apori, alegori, apologji, analogji dhe teza të shkëlqyera letrare ose poetike, për të ndërtuar sinteza dhe teori të larta, sublime dhe relevante që i bëjnë nderim dhe një celebrim të posaçëm kulturës dhe letërsisë së përgjithshme shqiptare. 

Ndërton diagrame, epigrame dhe "pentagrame" të shquara letrare, artistike dhe patriotike, për t'i kthyer lëxuesit ose auditoriumin (opinionin) e gjërës shqiptar kah brendia, vetvetja, autenticiteti, sponaniteti, individualiteti, eksluziviteti dhe integriteti i tyre.

Ndaj, krijuesit ose kulturologët e rangut ose nivelit të lartë intelektual dhe profesional si Zeqir Lushaj, Ramiz Lushaj, Gjon Neçaj, Skendër Buçpapaj, Mujë Buçpapaj dhe plot intelektual të tjerë nga ajo trevë e shquar shqiptare, janë të bindur se rruga e artit të shkruar letrarë ose publicistikë, është rruga më sublime dhe relevante drejt njohjes dhe kuptimit të botës, shpirtit, intimitetit dhe autenticitetit të paprekshëm dhe të pavdekshëm të një populli ose të një kombi. 

Aristoteli me plotë të drejtë atëbotë i quajti prozën dhe poezinë si histori dhe filozofi në miniaturë, ndërsa historinë dhe filozifinë si prozë ose poezi në magjistraturë.

Shkrimtari, krijuesi ose artisti, në radhë të parë janë estetë ose filozof që e bëjnë puçjen (bashkimin) dhe unifikim e të bukurës me të dashurën, të dashurës me hyjnoren ose profetiken, si dhe të veçantës së tyre krijuese ose artistike më të përbashktën e kombit dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në kuptim e artit si filozofi, filozofisë si art dhe jetës së njohur krijuese ose artistike si art dhe filozofi.

Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e individit krijues ose inovator si Zeqir Lushaj etj....

Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore (qytetare), kulturore ose politike.

Për me tepër ndërkaq, Zeqir Lushaj është arketip ose shëmbull konkretë dhe autentik i cili me veprat e tij superlative ose suplementare, e ka për qëllim ose mision rikthimin e tërësisë sè mendimit kritik në një institucion relevant dhe kompetent, duke e përjashtuar komercializimin dhe shpërdorimin e kritikës së lartë shkecore, letrare ose kulturore. 

"Shkrimtarët dhe ushtarët, janë gjithëmonë pranë tokës.", tha dikur Dr. Ibrahim Rugova në stilin dhe cilësinë e një esteti, kulturogu dhe intelektuali të lartë shqiptar, duke e cituar "letërsinë revolucionare' në Francë.

U mor vesh se në vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kështu me radhë, estetika është si të thuash shkenca ose disiplina më e avansuar, më e përsosur, me eksplorative dhe më fisnike e filozofisë. E lindur, themeluar ose e veçuar si shkencë ose disiplinë e posaçme e filozofisë nga estetët ose filozofët gjerman dhe ata frëng (francez) në fund të shekullit 18, respektivisht në fillim të shekullit 19: Estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi të bukurën), mbi të përzgjedhurën, mbi të posaçmen ose të veçantën, lukrativen, sublimen, relenanten etj. Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijezon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avanson vazhdimisht kushet ose rrethanat e gjithëmbarëshme mbi konceptët dhe përceptimet e ndjeshme, të ndërgjeshme, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe të ngjashme.

Caku ose qëllimi final i artit, kulturës, moralit, disiplinërs dhe edukatës së gjithëmbarëshme etike dhe estetike, janë pushteti moral i njeriut mbi vetevetën dhe mbi të tjerët përmes artit, kulturës, moralit, disiplinës dhe emancipimit të tij.  

Kjo për faktin se emancipimit dhe edukatës estetike në përgjithësi, u përkasin ose takojnë njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, shoqëria, arti, kultura, letèrsia, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. 

"Njeriu duhet të edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse për nga natyra është i gjallë, i egër ose tepër i vrazhdë.", tha dikur Immanuel Kanti.

Se këndejmi, sipas estetikës, në art çdo gjë është relative, përveç të bukurës (bukurisë) dhe hyjnores ose profetikes që janë absolute, të përjetshme, relevante, sublime dhe madhështore. 

Me fjalë tjera, asgjë nuk është më e fuqishme dhe më e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij e brendshme dhe e jashtme.

Edukata estetike, është një koncept shumë më i gjerë, sesa koncepti mbi edukaten artistike. Kjo e fundit është e kufizuar ose limituar dhe ka të bëjë vetëm me të bukurën ose bukurinë në artin e krijuar letrar, vizatimor etj. Ndërsa, edukata estetike ka të bëjë me të bukurën në përgjithësi. Në natyrë, në jetën familjare, shoqërore ose politike, në cilëndo krijimtari njerëzore, fizike, mendore, morale, psiçike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj. 

Sipas Zeqir Lushajt, për të njohur dhe kuptuar vlerën estetike, ose për të pasur shijen dhe njohuritë e gjithëmbarshme ose elementare për të bukurën, duhet poseduar dhe kultivuar në vazhdimësi, një sërë afinitetësh ose aftësishë elementare: aftësinë për të përceptuar, aftësinë për të nuhatur, shijuar dhe përjetuar, aftësinë për të vlerësuar dhe cilësuar, si dhe aftësinë për të ngritur, krijuar ose projektuar të bukurën në art etj. Këto parime ose premisa të njohura metaestetike në esencën ose substancën e tyre përmbajnë nocionin dhe kuptimin e idesë së përgjithshme mbi të bukurën.

Pa këto parime ose premisa të njohura estetike ose metaestetike, njeriu, në rastin konkret krijuesi ose artisti, nuk kanë as sy, as vesh, as shpirtë, as ndjenja, as emocione, as ide, ideale ose vizione të ndryshme mbi të bukurën në natyrë, apo në jetën e përdtishme. 

Akceptimi, përceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave të njohura letare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike në përgjithësi, bëhen ose zhvillohen përmes intelektit të njohur të krijuesit ose artistit, kurse përjetimi i artit bëhet vetëm përmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve. 

Arti, është i dedikuar vetëm për anën shpirtërore ose emocionale të individit dhe kolektivitetit.

"Në dashuri dhe bukuri kemi lindur ose jemi krijuar dhe vetëm në bukuri dhe dashuri do rritemi dhe shkëlqejmë. " (Schieler)  

Këto premisa ose komponente të rëndësishme edukimi ose edukate, në radhë të parë trajtojnë raportin e njohur në mes jetës dhe të bukurës në kuptimin e jetës si art dhe artit si filozofi. 

Sipas Dr. Ibrahim Rugovës dhe estetëve ose kritikëve tjerë letrar ose kulturor: 'Çdo njeri është një homo-estetikus.' ( lëxo: "E bukura si parim suprem i shoqërisë", Dr. Ibrahim Rugova, “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”, Prishtinë, 1983). Çdo njeri pra, është një artist i vogël në brendinë ose vetvetën e tij dhe arti është një dimension i lindur i njeriut dhe gjithëmonë njeriu, gjatë tërë etapave të zhvillimit ose evolucionit të tij, ka treguar interesim dhe respekt maksimal ose optimal për të bukurën. E bukura është kriter qenësor ose themelor i vlerësimit të marëdhënieve ose raporteve njerëzore, dukurive, procesëve ose fenomenëve të ndryshme jetësore, familjare (bashkëshortore), shoqërore, politike, shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore, qenieve ose krijesave të njohura letrare, kultururore ose artistike dhe i tërë asaj që e rrethon dhe karakterizon njeriun. 

Kjo do thotë se e bukura, e dashura, kultura dhe edukata, janë nevoja dhe procese të zhvillimit individual e kolektiv. Ne nuk njohim asnjë shtet ose shoqëri në botë pa arte të ndryshme ose kulturë. Ndaj, përderisa s’ka shtet ose shoqëri pa arte, pa bukuri ose dashuri, kjo nënkupton se gjithnjë ka pasur ndjenjë, emocion, imagjinatë, fantazi, interesim dhe përjetim për të bukurën në art. 

Vlerat, parimet, premisat, përjetimet, krijimet ose mbindërtimet e njohura estetike, nuk janë gjëra që maten, prehën dhe fiksohen në mënyrë konkrete ose gjeometrike, apo që mund të skicohen ose dëshmohen si argument i kapshëm ose i prekshëm fizikisht. Jo, por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni dhe rëndësia e gjithëmbarëshme e estetikës si shkencë ose disiplinë e shquar e filozofisë, qëndron në konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin dhe antonimin e saj etik dhe metaestetik. 

Estetika është shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, respektivisht, mbi të bukurën, të posaçmen, sublimen, relevanten, madhështoren etj. Ajo i studion, analzon , i shquan dhe fokuson të bukurën dhe të dashurën së bashku me shijen, teknikën, praktikën dhe teorinë e njohur për të bukurën ose bukurinë.

Për këtë, estetika është jo vetëm shkenca mbi artin, por filozofia e artit dhe s’mund të ketë diçka më të saktë se kjo.

Sipas Siegmuind Freudit: "Natyrën dhe origjinën e të së bukurës, konceptimin, anticipimin, përceptimin, përjetimin, krijimin dhe kuptimin  e saj, mund t’i shpjegojë në mënyrë të duhur shkencore ose metodologjike vetëm psikologjia ose psikoanaliza. Arti është fenomen kulturor, shpirtëror ose emocional si dhe një shfaqje ose manifestim i përgjithshëm” ( Siegmund Freud  "Mbi Letërsinë dhe artet" )

Arti ka karakter edhe filozofik, edhe sociopsikologjik. Arti dhe filozofia janë dy forma të njohjes së botës dhe jetës së njeriut ku arti e trajton të veçantën, kurse filozofia e trajton të përgjithshmen, globalen ose universalen. 

Estetika ka të bëjë me artin ose mbi të bukurën, ndërsa, arti ka të bëjë me ndjenjat,  shpirtin, emocionet ose përjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive, ndijimet ndaj atyre gjërave që janë bukura dhe të cilat mund të shfrytëzohen edhe për qëllime ose lajtmotive tjera. 

Për me tepër ndërkaq, ndërgjegjja estetike, nënkupton edhe ndërgjegjen e përgjithshme morale dhe humaniste që janë nevojë, kërkesë dhe synim i çdo shtetit dhe shoqërie të përparuar njerëzore ose qytetare.

Sociologët e njohur botëror ose ndërkombetar kanë vlerësuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerëzit më të ashpër ose më të vrazhdë, bëhen më të ndjeshëm, më të butë, më racional, më social, më shoqëror, më familjar etj. Gjegjësisht, më pak egoistë, prepotent, stupid, nebuloz, skizofren, oligofren, neurofren, narcisoid, egocentrik etj.

Arti në përgjithësi dhe edukata estetike në veçanti arti, përmbajnë edhe fuqinë dhe mjeshtrinë e njohur të komunikimit të brendshëm shpirtëror ose emocional që i dedikohet shpirtit dhe që është pika më e ndjeshme dhe më esenciale e organizmit e jetës ose organizmit të njeriut.  

Schopenhaueri thotë se "vetëm ndjenjat për të bukurën, mund të neutralizojnë veset ose instiktet iracionale dhe negative të njerëzve. 

E bukura sipas Jeronim de Radës, është burim i të gjitha gjërave të çmuara dhe pozitive...E bukura sublime, e bukura relevante, bukura morale, e bukuria shpirtërore ose emocionale, e bukura  mendore ose intelegjente, e bukura mentale ose psikologjike, e bukura profesiomale dhe intelektule, bukura formale, e bukura diskriptive, e bukura relevante, e bukura relative, e bukura absolute etj.

Kjo është vlera krijuese, intelektuale dhe patriotike e Zeqir Lushajt si poet, shkrimtar, artist ose kulturolog. 

Disa vargje ose poezi nga ZeqirnLushaj:

KUSH MA NGUCI DUKAGJININ?!
Cikel poetik nga libri “Vdekja e varreve”
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Hënë, 09.16.2013, 08:13am (GMT+1)

Kopertina e librit

CIKLI…

-Kjo është Jeta-

Jeta,
një cikël,
cikël që veç përsëritet!

…Rritemi,
dashurojmë,
kënaqemi e dështojmë.

Zihemi …
dhe tolerojmë.

Një, Dy, Dhjetë…,
Pesëdhjetë vjetë…!
…!

Ndërrohen brezat…,
të njëjtën punë,
…fillojnë apet!!
---------

UJKU… DHE QENI

Fabul?!

- Letër, një mikut tim, në USA-

E luten ujkun,
duke i thanë:

–Të ushqejmë çdo ditë me mish,
do të lajmë e krehim,

“si po don”?
…në zinxhirë pas nesh do të vish!!
…!

Nga këto kushte,
u revoltua ujku!

Kundërshtoi egër,
përnjëmend:

–Lidhur me zinxhirë,
nuk jam ma ujk,
…nuk pranoj të bahem qen!!
----------------
DREQI…

Nëse ka ndonjë gja,
të sigurt në këtë botë,
që kurrë nuk ka parë,
as nuk do të shohi,
krizë-fukarallëk, në jetë:

Ai, është…
Dreqi Vet!!

Pse të vuaji Shejtani,
Vet Dreqi-Djalli ?
gjithkush, që u çue në kambë,
diçka ja dha,
diçka, …ja fali !

Këtu, gati-gati,
nuk përjashtohemi asnjani!
disa herë në ditë, themi:

– E hangërt Dreqi…
– Falja Dreqit…
– E marrt Shejtani!

Dreqit, që vet (Ti)
o njeri,
edhe mundin tand,
(me lutje) po ia fal:

s’ka fjalë tjetër,
veç…,
– i qoftë hallall!
-----------
-KUSH MA NGUCI DUKAGJININ?!

-Shpesh flasin për Kanunin, edhe ata që nuk ia
kanë idenë Atij…-

Gjithkush është i lirë,
Le ta kuptojnë Atë,
…Si të donë!

Lek Dukagjini,
Ka qenë më i përparuar,
Se shumë… në kohën tonë!
…!

Sot, me dhjetra gazetarë,
Vriten, kudo nëpër Botë,
(Sa shumë, …vit per vit!)

Para 500 vjetësh,
Në Kanunin e Lekës,
Ata mbroheshin açik!

Aty shkruhet,
(as ma shumë as ma pak):

“…Lajmësi nuk vritet,
Lajmëtari nuk bjen në gjak!”
----------------

KUSHTE PËR POET

Për të qenë poet
E di se,
Është e vështirë!

Por, tri kushte,
Me privilegjojnë,
Më krijojnë terren të mirë!

Terren për të shkrue,
Për të qenë,
(Ndoshta), edhe poet!):

1. Jam shqiptar.
2. Jam tropojan.
3. Jam në gurbet!!
 

HIPOKRIZI PATRIOTIKE…!

(Në vend të një Cikli me vjersha me temën e kurbetit)


-Ç’ka na meson jeta e Kastriotit?

…!
Deri kur,
ne shqiptarët,
do t'i themi kësaj mënxyre:
- BOLL!
…!

Ikim, tërë jetën,
(nga sytë këmbët),
dhe lëm amanete…
Hipokrizi patriotike…!,
(dashuria për At’Dheun!)
dhe i kthehemi…,
në arkivol.

…!
Ç’farë fiton Atdheu,
nga amaneti,
që lëm Ti dhe unë?
Një lesë pleh,
(Plot dhimbje e lot),
…Asgjë më shumë!
./.       

TELEGRAMI

Sakrifica postare….


…!
nga letrat (mes nesh),
ruaj vetëm telegramin:

-i lutna Zotit
që të jeshë mirë

…sa per të tjerat
(rri e/i qetë)
të gjitha i kam fshirë!
./.

-Vjeshtë, 2013-

ZEQIR LUSHAJ

Perzgjedhur dhe pergatitur nga Agron Shabani,

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat