Gjyshi ka gabuar

Kultura

Gjyshi ka gabuar

Nga: Fatmir Lohja Më: 29 shtator 2021 Në ora: 08:10
Fatmir Lohja

Edhe gjyshërit gabojnë. Ngjarjen ma tregoi miku im Shpëtimi . Për mua, gjyshi nuk ka gabuar shumë . Gjyshi, në çdo mëngjez priste të shkëputej nipi nga ëndërrat e natës. E bënte gati. Kur vinte ora e shoqëronte deri te dera e shkollës. Gjyshi e kryente ritin me shumë deshirë, për pesë ditët e javës. A ka më kënaqësi për gjyshërit, kur shohin nipat t’u rriten përpara syve?

Një mëngjez nipi e merziti shumë gjyshin. Nipçja, pa larë sytë, kërkonte me nervozizëm krepin, që kishte lënë mbi banakun e guzhinës. Në nisje te shamatës, nuk janë marrë vesh . Gjyshi e dëgjonte për grep. Nuk e kuptonte se për çfarë i duhej grepi nipçes herët në mëngjez. Se grepi është për të zënë peshk, kur i vë karremin. Në Tiranë gjyshi nuk ka gjuajtur ndonjëherë peshk.

Nipçja ,me nervozizëma fëminor, konstatoi se me gjyshin është bërë i veshtirë komunikimi. E kanë lënë edhe veshët. Nuk jeton më kohën. Nuk e dallon grepin nga krepi. Kur gjyshi është merzitur shumë, e ka pyetur nipin, t’i tregonte se çfarë dreqin kërkonte, se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë fjalën krep ? Gjyshi u habit, kur mori vesh se krepi ishte një kulaç i hollë shumë,i papjekur me lezet, i lyer me nukrema. I tregon nipit ,për të mos e tretur, e ka ngrënë gjyshi, ndonëse nuk i ka pëlqyer hiç.

Nipi, me ulurima, i kërkonte llogari gjyshit pse e ka ngrënë. Konstatoi se gjyshi është bëre me keq se fëmijët. Çfarë sheh kërkon ta hajë. U nxeh fëmija, por dhe gjyshi nuk qe pa nerva.Gjyshi u mërzit më shumë, se fjalët, nipi nuk i kishte vetat, por të degjuara nga më të mëdhejt.

Në fillim i ka shkuar ndermend të verë në jetë traditat e shqiptarëve. T’I ulte bizhamat. T’a bënte byçin e nipit gjak si shega, që nipja të zinte mend një herë e mirë, se gjyshit , edhe babait nuk i bertitet. Për traditën qe i bindur se jep rezultate të larta në edukimin e fëmijëve . Eshtë provë me kallf, të cilën e përdorim kur blejmë shalqinin,për të qënë të sigurtë nëse është i pjekur. E ka provuar këtë metodike edukimi nga i jati .E ka ushtruar te i biri, pra te babai i nipit. Ka dhënë rezultate te mahnishtme. Vetë u bë mësues, djali u bë mjek ,ndonëse kur ishin të vegjël, nuk donin të mësonin, duke u nxjerrë prindërve gjithfarë pretendimesh, krejtësisht të paarsyeshme.

Iu kujtua gjyshit, në ato momente të veshtira, se dajaku, për të cilin, të parët tanë, bënin be, e rrufe ,se të dërgon me shpejtësinë dritës në parajs, sot emërtohet bulizëm , po t’u flasësh fëmijëve me ton. Nga denoncimi i një fëmijë, apo…., për dhunë fizike , jo vetëm që bëhesh për turp e faqe të zezë nga mediat, por mund të shkosh edhe në kokërr të burgut. Gjyshi gjithnji ka qënë i paqartë me konfliktin në mes të ruajtjes se traditave, dhe jetës moderne. Ka pak të drejtë. Këshillohen nga shoqëria që të vihen në jetë të dyja, në një kohë ato janë shemra ndermjet tyre!?

I ka thirrë mendjes gjyshi. Eshtë nisur t’i shpjegojë nipit , pse e beri atë gabim fatal. Nga shiu ra në breshërin kokërrmadh. I ka treguar se gjyshi është rritur me ligjin e rrepte të kursimit. Se dramcat e bukës i nxirrnin në bordurin e ballkonit, për t’i ngrënë zogjtë e shumtë. Nipi e shihte gjyshin si ufo, jo vetëm se nuk e kuptonte ligjin e kursimit, por nuk bindej se në Tiranë dikur paska pasur zogj shumë.

Gjyshi e ka katranosur fare, kur ka nisë të shpjegojë rrethimin e egër imperialisto-revizionit të Shqipërisë, në kohën e rritjes se tij. Nipi, sapo e dëgjoj shpjegimin e parimit të mbeshtetjes në forcat e veta, iu mbush mendja se gjyshi nuk jeton më me realitetin. Të mjerit gjysh çfarë nuk i dëgjuan veshët. Pyetjet dhe replikat e nipit, për kohën e shkuar, shumë e kthjelluan, ndonëse nuk i vinin përshtat. Me kërkesen e nipit tetëvjeçarë, që mburrej se është bërë burrë, i ka lënë në mes shpjegimet .

Pas atij halli gjyshit i erdhi në tru një ide. Kopjen e mori nga i nipi, që mburrej herë pas here, se është burrëruar. I ka kërkuar kompromis burrash. Nipi t’ia shkrunte në letër ushqimin që kërkonte,për t’ia blerë sa më shpejt gjyshi, ose t’i jepte paratë, që ta blinte me doren e vet nipi. Marrëveshje ,bëhej me kushtin , që konfliktin e atij mëngjësi burrat mos t’ia tregonin askuj.Të mbetej e fshehtë në mes gjyshit e nipit ,deri ditën që gjyshi do të bëjë hije mbi dhe .

Nipi i kërkoi dyqind lekë për dëmin e shkaktuar. Gjyshi i dha treqindë lekë, nga gëzimi i mbylljes të shamatës me nipin. Me entuziazëm e ka çuar deri te dera e shkollës. Shpëtimi krenohet me nipçen, se e ka mbajtur premtinin burrërorë. Asnjë fjalë nuk e ia ka thënë askujt. Gjyshi është i bindur se marrëveshja e ka lidhë edhe me shumë me nipin, dhe e ndjen se ka arritur maksimumin e lumturisë në perëndimin e jetës së vet .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat