Një zë origjinal me botë të pasur poetike dhe shkencore

Kultura

Një zë origjinal me botë të pasur poetike dhe shkencore

Nga: Vlash Prendi Më: 13 tetor 2021 Në ora: 07:32
Vlash Prendi

Të shkruash për prof. Isak Ahmetin, është e vështirë, por edhe ndjehemi krenar, pasi është shkrimtari, poeti dhe studiuesi që hodhi dritë mbi shumë probleme dhe ҫështje qe lidhen me lindjen, zhvillimin dhe lidhjen e letersisë sonë me klerin katolik shqiptar. Prof. Isak Ahmeti, është një personalitet i shquar i letersisë sonë, që këtë vit feston 75 vjetorin e lindjes dhe njëherit edhe 50 vjetorin e punës si poet dhe studiues. Ai është autor i mbi njëmbëdhjetë veprave letrare, në të cilat shpalosi një botë shpirtërore dhe filozofike të ndjeshme, duke e radhitur veprën e tij në themele të letërsisë kombëtare shqiptare.

Është një studiues i veҫantë edhe për faktin se në veprën e tij studimore parashtroi me guxim teza pa patur paragjykime fetare dhe sektiste, duke na dhënë një punë studimore dhe shkencore të veҫantë në llojin e vet. E kam parë këtë në tri vepra të tij, “Kleri katolik shqiptar dhe letersia”, SHB “Drita” Ferizaj 1994, “Letersia kishtare dhe filozofia e saj”, “Illiricum sacrum” Prishtinë 2000, “Bibla në letersinë shqiptare”, “Rilindja” Prishtinë 1999 si dhe veprën në dorëshkrim “Kurani në letersinë shqiptare”, “ Kosova” - monografi 1996, “Mvehtësi e studimit dhe krijimit të letersisë”, SHB “Faik Konica, Prishtinë 2014, “Vepër vlerash të mëdha poetike”, “Faik Konica, Prishtinë 2018, “Letërsia shqiptare e Kosovës”, Lena grafic 2021. Përmes këtyre veprave, prof. Isak Ahmeti analizon me fakte historike bazat e lindjes së lerërsisë shqipe përmes kontributit të pamohueshëm të misionarëvë katolikë, duke analizuar rrugët, vështirësitë dhe vullnetin e tyre për të përhapur jo vetëm dije, kulturë, arsim, por edhe për të zhvilluar letersinë tonë në gjini të ndryshme të saj. Duke qënë një pesonalitet i shquar i letersisë shqipe, sinomos një studiues me vlera i saj, prof. Isak Ahmeti krijoi një vepër që do të nbetet përgjithnjë në themelet e letersisë sonë.

Prof. Isak Ahmeti lindi në vitin 1946, në një familje me tradita patriotike dhe atdhetare në Stubëll të Epërme, komuna e Vitisë, ku kreu edhe arsimin fillorë. Pastaj vijoi mësimet në gjimnazin klasik, në Kolegjin Arsimorë të Jezuitëvë në Dubrovnik, më vonë iu desh të kryente studime plotësuese në gjimazin e Gjilanit, pastaj ndoqi studimet për filozofi dhe teologji në universitetin e Zagrebit në Kroaci. Pasioni për studimet e motivuan që të përfundojë studimet edhe në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe. Ka nisur të botoje shkrimet e para qe në vitet ’70 në shtypin e kohës, sidomos tek gazetat “Rilindja”, “Flaka”, “Bota e re”, “Flaka e vllazërimit”, “Jehona”, “Zëri i rinisë” etj.

Përmes këtyre shkrimeve u afirmua si studiues i thellë dhe serioz, duke krijuar nje opinion mjaft pozitiv në qarqet studimore shqiptare, por sidomos tek lexuesi. Në vitin 1972, vjen libri i parë i tij me poezi me titullin domethënës “Gallatea”, botuar nga “Rilindja, Prishtinë 1972. Qe këtu u dukën shkëndijat e para se në panteonin e artë të letrsisë shqipe po hynte edhe një talent i spikatur, jo vetëm në fushën ë studimeve, por edhe në fushën e poezisë, një mjeshtër i vargut poetic. Kjo e nxiti poetin e ri që të punonte më shumë në këtë fushë dhe të botonte përseri. Kështu një vit më vonë, në vitin 1972 del nga shtypi vëllimi tjetër i ti, “Uratë zbulimi”, përsëri nga SHB “Rilindja”, dhe më tej, “Kushtimbesë” 1976 dhe “Njeri i kohës sime” 1983. Përmes këtyre vëllimeve poetike, autori paraqet një poet të afirmuar, të pjekur artistikisht, që ka udhëtuar me një përvijum gjithnjë e më të theksuar si individualitet krijues. Poeti Ahmeti, ka botën e tij poetike, ka preferencat e tij stilistike, ai luan me metrikën dhe stilistikën, duke qënë brenda klimës së shëndetëshme poetike shqipe që lëvrohej në trojet tona mbarëkombëtare. Ky fakt, veҫ të tjerave dëshmon edhe lidhjen e krijimtarisë së poetit Isak Ahmeti me traditën tonë të pasur poetike. Lënda ë pasur shpirtërore dhe poetike në këto vëllime të tij, pataqet para lexuesit një krijues me shpirt patriotik, të ndezur me dashuri për atdheun, që beson fort në vitalitetin e popullit të tij, të cilit i dhuron edhe këto vargje të bukura. Vargjet e tij, janë shprehje e ndjenjës së dashurisë për atdheun, luftës pa kompromis kundër padrejtësive shoqërore, ndjenjës dhe shpirtit luftarak që digjet për liri dhe përparim shoqërorë. Në këtë dekadë të formimit të tij si poet, Ahmeti dëshmon me krijimtarinë e tij poetike se ka synuar të krijojë një poezi të thjeshtë, tingëlluese, komunikuese dhe me vlera të padiskutueshme artistike.

Fusha e krijimtarisë së prof. Isak Ahmeti, nuk kufizohet vetëm tëk poezia, por një kapitull të veҫantë të tij përbëjnë edhe studimet shkencore, sidomos ato që kanë lidhje me teologjinë. Lidhja e letersisë me teologjinë, ose me Kuranin, sollën në letersinë tonë një set me katër vepra thellësisht studimore shkruar nga dora e artë e tij. Përmendim këtu librat “Kleri katolik shqiptar dhe letersia”, SHB “Drita” Ferizaj 1994, “Letersia kishtare dhe filozofia e saj”, “Illiricum sacrum” Prishtinë 2000, “Bibla në letersinë shqiptare”, “Rilindja” Prishtinë 1999, si dhe veprën në dorëshkrim “Kurani në letёrsinë shqiptare”, publikuar kohë më parë edhe në varjantin elektronik. Studimet e prof. Isak Ahmeti për rolin vendimtar të klerit katolik në krijimin dhe zhvillimin e letersisë shqipe përbëjnë një vlerë të shtuar në studimet e kësaj fushe.Cilësisht vepra “Kleri katolik shqiptar dhe letersia”, sjell para lexuesit një mori faktesh dokumentare qe vertetojne se ideatorët e themelimit të letrave shqipe dhe zhvillimit të letërsisë shqipe ishin misionarët katolikë, por nga ana tjetër autori kërkon të trajtojë edhe pasojat e trajtimit barbarë dhe ideologjik të këtyre autorëve, sidomos në periudhën e sundimit monist, duke i vënë ato në vendin ku u takon në panteonin e letersisë shqipe. Prof. Isak Ahmeti e nis studimin e tij me jetën dhe veprimtarinë letrare të Shen Jeronimit, duke u ndalur kryesisht tek Letrat – epistolae dhe Bibla – Vulgata, përkthim. Duhet theksuar se ndoshta për herë të parë trajtohet një autor i tillë, aq gjërë në fushën e studimeve, pasi deri në momentin e daljes së kësaj vepre ishte i panjohur. Një rëndësi të veҫantë ka edhe studimi i autorëvë të tjerë të letersisë sonë të vjetër si, Pal Engjelli, atë Pal Hasi, Lekë Matrenga, Nikollë Keta, Pjetër Zarishi, atë Engjëll Radoja, Prenk Doҫi, atë Pashk Bardhi, Atë Pal Dodaj, apo atë Paulin Margjokaj, për figurat e të cilëve, pak është shkruar. Vepra ngërthen në vetvete studimin monografik të 48 personaliteteve të letërsisë shqipe që në kohë të ndryshme kanë lënë gjyrmë të pashlyera në krijimtari dhe duke i dhënë një shtysë të fuqishme zhvillimit të letërsisë sonë. Kjo vepër me studime është konceptuar nga autori si një monografi historiko – letrare, që pasqyron mjaft qartë rrugën dhe përpjekjet e autorëvë , qe nga lashtësia deri në ditët tona, për të kultivuar dhe përhapur gjuhën tonë të bukur shqipe. Për këtë arësye vepra e tyre i rezistoi kohës dhe erdhi deri sot, përmes penës së studiuesit të mirënjohur Isak Ahmeti.

Autori, duke u ndalur në veҫoritë e gjithsejcilit, ve në dukje me argumente historike luftën ë popullit tonë për përhapjen e kulturës dhe dijes gjatë gjithë periudhave të historisë. Krahas lashtësisë së gjuhës shqipe, në këtë vëpër, me fakte bindëse flitet edhe për librat e parë të shkruar në gjuhën shqipe, si dhe për përpjekjet e autorëve për të luftuar kundër pengesave dhe vështirësive për kultivimin dhe zhvillimin e kësaj gjuhe, nga më të lashtat në botë, pjesë e trungut të gjuhëvë europiane. Përveҫ argumenteve dhe fakteve historike, studiuesi Ahmeti, sjell para lexuesit edhe materiale të shumta ilustruese nga krijimtaria e autorëve të vjetër shqiptarë, që merr në shqyrtim. Studiuesi Ahmet, me forcën e talentit dhe të argumentit historik arrin të shpalosë përpara lexuesit të vërteta historike për zhvillimin e kulturës dhe të letersisë, qe në lashtësi. Fjala bie, Shen Jeronimi, i panjohur për një kohë të gjatë në historinë tonë të letersisë, megjithse në mesjetë është konsideruar si njëri nga përfaqësuesit më të mëdhej të humanizmit kishtar europian, na bën me dije autori. Vite më vonë, me këtë figurë të rëndësishme të letersisë shqiptare do të merrej edhe studiuesi i njohur Prend Buzhala, për të cilin, kohët e fundit ka botuar edhe një monografi për jetën dhe veprimtarinë e tij.

Vepra tërhoqi vemendjen e studiuesëve të ndryshëm, të cilët e vlerësuan mjaft për thellësinë e mendimit dhe shprehjen e ideve dhe argumenteve të qarta historike. Kështu studiuesi i njohur Sarë Gjergji e vlerëson mjaft veprën, prandaj shkruan: “Ky është një libër mbi ndërgjegjen…libër që tregon se sa e varfër ka qënë Historia e Letersisë Shqipe pa këta autorë dhe së fundmi, dëshmi se vlerat e mirëfillta medoemos triumfojnë…” Gjithsesi vepra e prof. Isak Ahmetit është me vlera të padiskutueshme historike, një vepër e munguar në bibliotekën shqiptare, një vepër që do t’i rezistojë kohës dhe do jetë libër tavoline për studiuesit e letersisë sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat