Faqezitë

Kultura

Faqezitë

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 07:01
Fatmir Lohja

Dikush thotë ëshë përrallë. Dikush thotë se është e vertetë. Do ta tregoj si përrallë, për të mos shkuar pas dyerve të prokurisë, për deshmitarë.Këtë përrallë dikush e tregon me emrat Cin e Cen, tjetri Pal e Kolë, Jorgo e Teodor, Tomorr e Korab, ….. .Për ta sjellë në aktualitet, dy faqezitë, po i emëroj Turi edha Tani.

Një herë, e një kohë, në një provincë jetonin dy bashkëmoshatarë të mirë. Mbaruan shkollat mirë. Dolën në punë me dituri. U pranuan për një ditë anëtarë partije .Këtu nis përralla jonë. Njëri rreshtua me të majtët, ndërsa tjetri anetarë i të djathtëve.

Tani me Turin shiheshin kudo bashkë. Provincjalët ishin më se të bindur, se militonin në parti të ndryshme, për të pasur krah njëri- tjetrin, për cdo ndryshim të situates politike. Në zgjedhjet e fundit ndryshoi krahu politik.Tani , nga drejtor, ulet në detyrë . Vendin e tij, më urdhër partije e zë Turi. Opinionit nuk i ra në sy,se e qujten hoqën Lenën, e vunë Prenen.

Krejtë ndryshe nga opinioni, në zyrën e drejtorisë po bëhej debat, aspak shoqërorë.

Besoj , se nuk do më pushosh nga puna,- iu drejtua Tani drejtorit.

E ke vete në dorë,- ia kthen Turi me qetësi.

Çfarë kam në dorë?

Të plotësosh kushtin, që të rrish në punë.

Partine time nuk e braktis, - u zotua i vendosur Tani.

Kjo nuk më intereson,- ia ktheu i qetë drejtori.- Të njëjtin kusht, si më rekrutove ti në punë, të afroj edhe unë.

Ti je mosmirëmjohes. Emanuel Kant thotë: “ Nëna e poshtërsive është mosmirënjohja.”- citoi me mburrje Tani.

Pse të jam mirënjohës po e bëj këtë bisedë .Poshtërsinë tëndë dua ta ndëshkoj me të njëjtën vlerë.

Nuk kam para,- e preu shkurt Tani.

Merrja partisë tënde aq para sa më more ,për të më futur në punë.

Çfare lidhje ka partia ime në këtë matrapazllëk?

Kur më more paratë, bëre be e rrufe, se do t’i dorëzosh te arka e partisë.Ishin shumë. Katër vite punë m’u deshën për të larë atë borxh, u përgjigj drejtori mendueshëm.

Ti je faqezi.

Sa ti,- ia ktheu Turi.-Shumë të porosita, mos e fut paranë në mes të shoqerisë. Ti mbroheshe se i kërkon partija.Paratë e mija i dua. Shko e gjej ku të duash!

Sa kërkon?

Asnjë cent më pak,e as më shumë, sa më ke marrë!

Sa kohë afat kam?

Sa më shpejt, aq më mirë! - theksoi zoti drejtor.- Të prita në zyrë, se mendova se je me paratë e mija në xhep.

Nuk ke frikë se të denoncoj?

Nuk të beson njëri.Si nuk fola unë, të këshilloj të mos flasësh edhe ti. Po llape, tjegullat tuaja do të thyesh.

Po më kërcenon?

Jo. Po të kujtoj, se dikur kemi qënë miq të mirë.

Si do të më marrësh para, për një vënd pune?

Partija i kërkon, e jo unë,- nisi të qeshë drejtori me ishmikun.

Të dhjefsha partinë!

Të njejtin repekt kam edhe unë për partinë tëndë.

Nuk ka rrugë tjetër?- e pyeti Tani i dorëzuar.

Mos e vono shumë! Më kanë afruar dyfishin e shumës se parave , të asaj që më mori partija jote .Për mirënjohje po ta lë oferten, sa më ka marrë.

Nesër mbrëma më prit në shtëpi!- urdhëroi Tani.

Besoj do edhe një darkë të mirë,- i kthehet drejtori.

A e lamë cik më cik?

Po. Si unë, edhe t’i kërkon të ulesh pak shpenzimet, për hatër të shoqërisë,- qeshte Turi me zë të lartë.- Kam një kusht.

Cilin?

Sa të bëjmëhije të dy mbi dhe, paranë të mos e fusim më ndermjet, për të mos qënë faqezi!

Dakort, - dhe miqtë tokën duart.

Turi e përcolli Tanin deri te dera e zyrës. Banorët janë të bindur se janë shokë të mirë .Në se nuk janë më faqezi, për këtë nuk e vë dorën në zjarr asnji. Cvajku u largua nga kjo jete, i bindur se vetëm katundarët janë të babzitur.Ne përrallën tone babzitja shtrin këmbët sa gjërë, edhe gjatë, si në katund,edhe në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat