Poezi satirike nacionale patriotike!

Kultura

Poezi satirike nacionale patriotike!

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 10:00
Adem Bytyqi

Tokë renke,,

qiell gjymo,

bjeshkë vajto,

trishtim po përhapet

gjithëkoh.

 

 

Sot po dihet,

nesër kush e din? 

Pasnesër do të jetë vonë, 

çdo gjë,

mund t’merrë fund përgjithmonë.

 

Zgjohuni nga gjumi !

O ju t’mjerë,

lerni ëndrrën e parasë,  

ajo është tmerr,  

I’u thrret Atedheu!

Thoni se e doni ,

siq thoshit atherë, 

paraja ju ka vërbu, 

iu ka shndërruar n’ferr,

keni harruar komb e Atdhe, 

gjuhë e kulturë,

amanetin e Skendërbeut, 

për t’i dalur zot Atdheut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat