Ditën e 28 Nëntorit madh 2021 raki rrushi piu celulari im

Kultura

Ditën e 28 Nëntorit madh 2021 raki rrushi piu celulari im

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Kalosh Ҫeliku

Mes poezive rebele, me Covid -19

Përçudi?! Celulari im kishte vdekur.

Gjithë Natën kishte pi raki rrushi

Dy shtama me verë të Laydi Di.

Unë Poeti, ende isha gjallë në Shkup.

 

Djali, më paraqitet në telefonin tjetër

I them: Ka vdekur. Ka pi raki rrushi.

Vetëm Unë, ende kam mbetur gjallë

Dhe, Ky telefon me Covid -19 -të:

Sot, do të dalim te “Parku i Grave”...


 

(Emërzitshmja)

(Macit vogël Di)

 

Jo! Nuk vjen më Emërzitshmja

Iku. Shkoi në Parajsë. Rehati.

Nuk ma prish gjumin. Ëndrrat

Rrugë gjeti përmes maleve. Jetë.

 

Moti kohë e pres. Tri javë, Kopësht

Iu mërzitë jeta mes ferexhezezave

Papritur, u arratis nga njerëzit?!

Edhe, atë: Unë, nuk isha në shtëpi

I arratisur maleve, në Kërçovë:

Me Takimet nën Rsap. Sjetulla.

           

E shfrytzoi rastin malit. Dhiaren

Mungesën time, herët në shtëpi:

Me vete e mori edhe motrën Liri

Vëllain e Madh. Rrugaç, dilenxhi.

 

E gjeta, kur u ktheva në kopësht

Mërzitur. Keq, e lodhur nga jeta.

Nuk deshi gëzim. Ushqim. As ujë

Vrik, e dërgova te veterinari.

I cili i dha një ineksion. Infuzion.

 

Ditën e Nesërme, përsëri te veterinari

Kontrollim: Ineksion. Dhe, Infuzion.

Mëkot. Nuk e shpëtova Cucën Di

Iku, Emërzitshmja. Nuk i pëlqeu

Lulet. “Xhehnetin”. “Xhehnemin”!

 

Tha: Falë, të qoftë Ty mik “Xhehneti”

Unë, e dua marrëzisht “Xhehnemin”!

 

Dhe, më la mua Poetin me “Xhehnetin”...

 

(“Miqtë” e mi Sot - o nuk i vras

me armë - po me raki dëllinje)

 

Po. “Miqtë” e mi, Sot: Nuk i vras

Me armë. Po, me  raki të dëllinjave.

“Përronit të Thanës”. Dardha gorrice

Kur, Bariu i milte dhentë me kusi

Dhe, ia përcillte Nanës në Shtëpi.

 

Po. “Miqtë” e mi, Sot: Nuk i vras

Me armë. Po, me raki dëllinje:

Armët e Babait. “Përronit Thanës”.

Dhe, me Dy kusi tambël në Shtëpi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat