Histori suksesi

Kultura

Histori suksesi

Nga: Liliana Pere Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Suzana Jakupi

Të jesh femër pianiste do të thotë prezenca jote të ketë ndikim që gjërat të ndryshojnë në të mirë të humanitetit dhe njerëzores – tregon Suzana Jakupi si prof. i asocuar në fakultetin e arteve,Universiteti Haxhi Zeka – Pejë 

E lindur dhe rritur në qytetin e Pejës nje qytet i rëndësishem për Kosovën me traditë të mirë  të ekonomisë, historike e kombëtare etnike.

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç  te tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Karakteristika  te rendesishme te saj jane  Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600- 1700 Kulla e Haxhi Zekes, pjesëmarres  në Kuvendin e Prizrenit në vitin 1878 dhe organizator i Lidhjes se Pjes në vitin 1899, kurPeja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.

Suzana është një mishërim i  karakteristikave më të bukura të  familjes se saj qe  i çmon dhe i jep vlerë. Prej saj  trashëgon arsimin, edukatën e mire dhe  energjine për punë. Pr prindërit  saj rol prioritar kishte edukimi dhe etika njerëzore. Jeta nuk e ka ledhatuar, por ajo është dhe mbetet e bukur. Suzana nje grua pianiste  sharmante , mjaft e sjellshme dhe me personalitet, ia del që përkundër gjithë oqeanit të brendshëm turbullues brenda saj, gjenë forcë t ia dale  mbanë e të korrë  suksese që e rrisin dhe e ndërgjegjësojne si personalitet dhe karakter .

Ajo tejkalon shumëçka përmes botës së muzikës dhe artit të pianos.

Suzana ka  mbaruar studime master për piano – interpretim në Universitetin e Prishtinës dhe eshte  ndër kuadrot e hershme të edukimit të këtij lloji që krahas aktivitetit koncertal  kryen edhe mësimdhënien  për ketë lloj arti.  Aktiviteti i saj është shtrirë në dy drejtime ,  atë pedagogjik dhe atë artistik.  Të jesh femër pianiste do të thotë mision dhe obligim moral ndaj të bukurës, njerezores qetësisë dhe gëzimit.

Dekadën e fundit Suzana punon në Universitetin Haxhi Zeka – Pejë  si prof. i asocuar në fakultetin e arteve. Ndiqni bashkebisedimin!

Pyetje: Dëshiroj ta fillojmë nga familja, fëmijëria e dashur Zana historinë tuaj. Atje ku lindim, ushqehemi me dashuri, mësojmë të flasim dhe të ecim për herë të parë. Nga biseda mësova se prejardhja juaj familjare është e lidhur fort me dijen. Sa determinonte ka qenë modeli dhe edukata e prindërve tuaj? Bëni një përshkrim në detaje, për njohje për lexuesin ju lutem…

Fillimisht ju falënderoj për përzgjedhjen tuaj që të jem në mesin e atyre qe kemi nje histori suksesi për të treguar.

Atëhere po fillojmë të shkoqisim radhazi ..

Familja ime është një mishërim i dy gjërave më të bukura që unë çmoj dhe i jap vlerë Nga ana e nënës trashëgoj arsimin dhe edukatën e mirë nga koha e gjysherve . Gjyshi ishte predikues   fetar e  qe ishte një autodidakt por që  zotëronte  pesë gjuhë botërore( shqipen , turqishten , arabishten ,  persishten e serbishten ) ,  njëkohësisht ishte ndër të paktët intelektual të kohës që i kushtoi e rëndësi arsimimit duke u berë një koleksionist i shquar i librave dhe literaturës kombëtare e botërore nga lëmia  historike e shkencore  e që bibliotekën e tij e  frekuentonin edhe qytetarë tjerë të interesuar për librat  e jo vetëm familjarët e ngushtë .

Nga familja  e babait kam trashëguar energjine për punë . Kishin zotëruar nga shumë kohë përpara  toka e pasuri te patundshme por që menaxhoheshin nga të gjithë anëtarët e familjes,  kështu ata prej kohësh u ushqyen me energjinë për punë .

Me miqësinë e dy familjeve të tilla  doemos që do krijohej një familje e re ku do kombinoheshin dy elementët më te rëndësishem ( të pakten për mua ) ajo e dijes dhe e punes .

Tani familja numëron profesione të ndryshme dhe njerëz intelektual të kohës . Vëllai im ia kushtoi tërë jetën  mjekësisë duke u bërë kështu specialisti i parë i orthopedisë  në rajonin e Dukagjinit . Dy të tjerë jane inxhinier në lëmitë e tyre  përkatëse,  motra si  doktor i ekonomisë dhe une si artiste .

Ndonëse kushtet e atëhershme ishin shume të vështira,  për prinderit  e mi rol prioritar ishte edukimi dhe etika njerëzore,  arsimimi i të gjithë Ata ishin dy bashkëudhëtar dhe partner të mirë që përkrahnin njëri tjetrin në jetë e punë. Duke parë se si bëhej jeta e tyre, keshtu krijuam imazhin e mire dhe sa rëndësi ka mardhënja në funksiononin e  hallkave të jetës

Pyetje: Kush është qyteti juaj , qyteti ku ju jeni rritur dhe ku vazhdoni të jetoni.

Si do ta përshkruani qytetin tuaj të dashur Pejën, nga këndvështrimi i një artiste intelektuale sikundër jeni ju ?Rrëfeni ju lutem, mbresat nga fëmijëria si vazhdon më tej dëshira për t’u bërë pianist.

Jam lindur në qytetin e Pejës. Nje qytet tepër i rëndësishem për Kosovën . Një qytet me traditë të mirë  të ekonomisë por edhe asaj intelektuale , historike e kombëtare .

Është qyteti i dytë në kosovë  përnga rëndësia universitare sepse pas kryeqendrës Prishtinës ky qytet kishte shkollën e lartë komerciale  , ndërsa dhjetë vitet e fundit u bë edhe me universitet i cili me krenari mban emrin e atdhetarit dhe intelektualit të shquar Haxhi Zeka .  Këto ditë sapo festuam dhjetë vjetorin e themelimit . Pikërisht në këtë universitet jam e punësuar këto dhjetë vitet e fundit pranë fakultetit të arteve ku ligjëroj dy lëndë ,  atë të instrumentit të pianos dhe lexim partiturash.

Pejanët  përgjithësisht dallojnë me një karakteristikë të veçantë nga të tjerët , e ajo eshte e adaptimit të vështirë në qytetet tjera, kjo karakteristikë më ka ndjekur edhe mua . Në moshë të re u largova ( nga mosha 16 vjeç) dhe kalova për shkollimin professional   muzikor  në Prishtinë Aty bëra edhe studimet , u punësova fillimisht në shkollën e ulët  të muzikës e pastaj në  të mesmen,  ku ende pa mbaruar shkollimin e lartë  adekuat për piano – interpretim mu dha besimi që ta udhëheq klasën e pianos,  dhe për gjithë ato vite të kaluara në Prishtine e gjetiu ku punova edhe përkundër asaj që kudo që kam punuar jam ndier si në shtëpinë time dhe kam dhënë kontributin tim professional , askund nuk kam gjetur qetësinë shpirtërore më të madhe se sa kthimi në vendlindje.

Fëmijeria…duhet të  them se ka qene periudha më e mirë e jetës, e mrekullueshme , me plotësim dëshirash fëmijërore , e ledhatuar nga prinderit e familja  pasi në familjen e gjerë ishim gjithsejt vetëm dy vajza ( unë dhe motra)

Babai  duke pare se kisha filluar të interesohesha shumë për muzikën në mënyrë të pavetëdijshme , vendos të më regjistrojë në shkollën e ultë të muzikës  sapo ishte hapur atë kohë ( nëse nuk gabohem viti 1974/75). Aty fillova te mesoj notat e para dhe shumëçka nga bota  e muzikës e që nuk ishte e rëndomtë për botën time fëmijërore . Pikërisht kjo më bënte për vehte dhe më zgjonte kurreshtje dhe nga aty une fillova ta shoh vehten brenda asaj bote. Babai im ishte një vështrues i mirë i rritës sonë dhe duke parë entuziazmin tim dhe nevojën e praktikimit në instrument vendosi që pas dy vitesh të më blinte edhe pianon e parë.

Për blerjen e pianinos sime ka një histori të veçantë që sa herë e kujtoj apo e tregoj mallengjehem së tepërmi. Prej atëherë mu fiksua në kokën time ideja dhe dëshira që asnjeherë të mos ndahem nga rruga e artit dhe muzikimit në këtë instrument .

Nëna asnjëherë nuk e kundërshtoi mendimin e babait që më plotësonte çdo dëshirë, edhepse ajo nuk e fshehu  asnjeherë  dëshirën e saj të flaktë që unë të vazhdoja studimet në fakultetin e mjekësisë. Përkrahje e madhe më erdhi edhe nga vëllai i madh tani më i diplomuar dhe i punësuar si mjek i orthopedisë.

Sot jetoj dhe kujtoj me krenari dy prindërit e mi dhe falenderoj për përkrahjen, mundin dhe sakrificën që bënë për të  rritur , edukuar e arsimuar drejt e mirë të gjashtë  fëmijet  e tyre që e përbënim familjen.  Edhepse sot ata nuk jetojnë më. 

Pyetje: A ka pasur dilema Zana ndonjëherë për profesionin? Sa e fortë dhe sfiduese jeni para barrierave që papritur sjell jeta, dhe a ju ka ndihmuar piano, muzika për t’i kapërcyer ato?

Nuk e kam provuar asnjeherë të ndahem nga bota e muzikës dhe e artit por gjithsesi  nga rrymat dhe sfidat e jetës ka pasur lëkundje në mendimet e mia se nëse vërtet duhet të mbetem në fushën e artit ku gjithqka lidhet me emocionet dhe shprehjet emotive pa të cilat artisti nuk mund të ekzistojë.

Kam mbaruar studime master për piano – interpretim në Universitetin e Prishtinës dhe jam ndër kuadrot e hershme të edukimit të këtij lloji por gjithsesi që krahas aktivitetit koncertal shumë herët na është imponuar edhe mësimdhënia për këtë lloj arti,  pasi ka një process të gjatë shkollimi deri në bërjen  e një profesionisti të artit të pianos apo cilit do instrument , por ja që unë fola për pianon pasi vetë jam pianiste. Dekadën e fundit jam e punësuar në Universitetin Haxhi Zeka – Pejë  si prof. i asocuar në fakultetin e arteve.

Pyetje: Ju  nuk jeni larguar nga Kosova edhe pse keni përjetuar ngjarë të rënda  të dhimbshme getoizimit në historinë e luftës në Kosovë,  tregoni aresyet tuaja  përse ?

Jo asnjëherë, kam mbetur gjithnjë e mendimit se duhet të mbetem në Kosovë.

Gjenerata jonë ishte gjeneratë e trazirave nga më të ndryshmet . Ishim deshmitare dhe viktima të shumë ngjarjeve historike , ishim dëshmitar të  rrebelimeve kombëtare , e rinisë së përgjakur herët, demostratave studentore e të minatrorëve , getoizimit tonë si popull brenda njësisë federale jugosllave , largimeve masovike nga puna , helmimeve të femijëve tanë nëpër shkolla, mbylljen e të gjitha institucioneve dhe shkatërrimit të çdogjëje që frymonte shqip.

Duke qenë dëshmitare e të gjitha këtyre ngjarjeve, doemos që në vetëdijen tënde fokusohet ndjenja e hekurt e identitetit tënd kombëtar, mbajtjes gjallë të çdogjëje që ti identifikohesh me të dhe ai është identiteti yt, prandaj edhe kontributi yt si njeri dhe si pjese e këtij historiku doemos që duhet ti jetë i lidhur me kombin dhe interesat e popullit tënd. Nga këtu vjen si fiksim vendimi se duhet të mbetesh këtu .

Kapaciteti intelektual doemos duhet te shërbejë për shtresën shoqërore të paarsimuar dhe jo mirë të kultivuar e cila çdoherë vie si pasojë e trysnive dhe pengesave që të huaj na i shtruan në rrugën e etur për liri , dije e pavaresi.

Pyetje: Sa kanë ndikuar tek ju mësuesit si elementi promotor?Kush ka qënë pedagogu juaj inkurajues për  formimin e perfeksionimin tuaj tuaj si pianiste? Si e keni menaxhua  rrrugën e suksesit, cila është puna dhe vendi ku punoni tani? Flisni ju lutem per arritjet në lidhje me aspektin artistik interpretues .

Mesuesit jane ata qe jane cytes te  atij kapacitetit qe ti e posedon e ata me se miri.

Jam me fat se kisha nje gamë të gjerë porfesoresh të çmueshëm të cilët luajten rol ne ngritjen time profesionale. Megjithese kishim mungese kuadri professional sepse ishim fakultet I ri shpesh ishim pa mbikeqyrjen e pedagogeve ne lendet  kryesore dhe kjo na krijonte vertet nje hendikap   por me kohen edhe ato viheshin ne vendin e vet .

Kishim pedagog qe jugosllavia e atehershme siguronte nga ish -  republikat tjera Jugosllave, professor që vinin per lëndet kryesore por gjithsesi për një kohë të shkurtër ata shkonin e me pastaj zevendesoheshin me professor të tjerë. Keshtu krahasonim shkolla të ndryshme pianistike, metoda nga me te ndryshmet te cilat na sherbyen per nje pune te mire ne te ardhmen .

Ne rrugetimin  perfeksionimit te  interpretimit në instrumentin e pianos kisha rastin te njohja shume pedagog nga vendi dhe jashtë. Do veçoja dy nga më të rendesishmet që me percollen prof. Valbona Pula – Petrovci ne shkollen e mesme dhe padyshim prof. Lejla Haxhiu Pula në ciklin e larte te studimeve universitare dhe ato pasuniversitare.  I çmoj per vendosmerine dhe shfrytezoj rastin e intervistes ketu qe t’i falenderoj publikisht për punën e bërë me ne dhe venien e një themeli stabil  të shkollës pianistike kosovare.

Gjithashtu çmoj dhe  vleresoj  shume punen e disa pedagogeve te ardhur siç ishin Igor lasko dhe Arbo Valdma , dy pedagog qe padyshim ishin dhe mbeten emrat e me te preferuarve te mi nga te cilet megjithese per nje periudhe te shkurter kohore mesova shume nga ata.

Fillon karriera profesionale me punën pedagogjike duke qenë e vetëdijshme përgjegjësite që do më rrëndonin, por gjithsesi falë nxënesve që kisha , kreativitetit dhe dijes që kisha kultivuar gjatë gjithë procesit të edukimit dhe zhvillimit tim professional.

Pas lufte  u ktheva në vendin tim të perhershem të punës dhe pas  lufta hapi dyer të reja për aktivitet dhe fusha të reja veprimi .

Bashkë me nxënësit e mi jam fituese e shumë garave, çmimeve, mirënjohjeve  kombëtare e ndërkombëtare,  por shumë shpejte kalova në ciklin universitar ku gjendem edhe sot.

Nga aspekti artistik interpretues  jam e kyqur në atë nivel sa nuk e ngarkoj vehten me ndonjë arritje të lartë si karrieriste. Dua dhe  kam deshirë te koncertoj lirshëm , të ndjej se jam në nivel të theksuar artistik, të prezantohem mirë profesionalisht aty ku paraqitem dhe mundohem që publiku të më pranojë mirë, dhe mendoj se edhe nga ky aspekt ia kam dalur , megjithëse për artistin kurrë nuk është  mjaft sepse vetë natyra e tij është për mendimin tim pak egoiste dhe gjithnjë shkon nga kërkimi për perfeksionim të gjërave. Jo rastesisht edhe thënia për artin se është i pakufishëm.

Kam pasur paraqitje të shumta koncertale si brenda ashtu edhe jashtë vendit, me koncerte solistike por edhe të përbashketa me kolegët tjerë artist ku jam pritur mjaft mirë dhe jam duartrokitur. Mendoj se do vazhdoj për aq sa ndjej  se kam qfar të jap nga vehtja si artiste .

Pyetje:Ashtu sikurse kultura është diametralisht e kundërt, dhe ambicia pozitive  në art egziston në raport me artiste të tjere. Si kaperceni kompleksitetet dhe , imagjinatat ne  rrugën qe duhet të hapet, duke u perpjekur çdo ditë te pasurohesh me këte kulturë?Kush jane veprat dhe kompozitorët tuaj të preferuar?

Saktë, secilin artist e shtyen ambicia për punë , për prezantim të mirë pa marrë parasysh nivelin e ngritjes së vet artistike,  por nëse do jetë ambicie e tillë që gjatë rrugëtimit individual artistik të mos pengojë punën artistike edhe të të tjereve apo edhe më mirë nëse rezultati i ambicieve individuale  bëhet shkas për nxitjen  e arritjeve edhe të artisteve të  tjerë do ishte diçka madhështore.

Ngritja e vetëdijes dhe intelektit, bashkëpunimi dhe raportet e mira ndërkolegiale dhe në radhë të parë ato humane bëjnë që njerëzit të afrohen , resurs që besoj shumë që secili nga ne e posedon  dhe rregullon marrëdhënie të shkëlqyeshme.

Duhet vemendje, përkrahje nga shteti dhe struksturat, ngritja e kapaciteteve të mira infrastrukturore për kultivimin dhe zhvillimin e artit përgjithësisht, si shkollat, sallat, galeritë, institucione që kane të bëjnë me punë arti,  janë të një rëndësie të veçantë për gjeneratat e reja.  Ka nje gamë të gjerë kompozitorësh dhe veprash që do  ti mbaj përherë si pjesë e imja programore si Mozart , Bethoven, Schubert, Schumann, Chopin, Liszt. Ka edhe të tillë që më pëlqejnë së tepërmi por që mua  si artiste nuk më flejnë apo  thjesht nuk përkojnë me natyrën e kërkesave të mia koncertale . Kohëve të fundit jam e fokusuar në interpretimin e veprave të kompozitorëve tanë si: Cesk Zadeja. Rauf Dhomi, Tonin Harapi, etj.  Mendoj se arti shqiptar duhet dhe ka nevojë  për promovimin e vlerave të saj  përmes prezantimit të kompozitorëve, veprave dhe instrumentistëve të ndryshëm dhe  çdo lloj  tjetër arti.

Pyetje:Çfare sadisfraksioni, vlerësime keni ne punen tuaj ? Cili është raporti që ju keni me veten,  profesionin dhe  artin ne bote?

Aktivitei im është shtrirë në dy drejtime, atë pedagogjik dhe atë artistik.

Puna në universitet më jep kënaqësi të veçantë kur shoh dhe ndjej se tek të rinjtë je ti ajo që zgjon ndjenjën për të bukurën tek ata . Ndjej ngazellimin e tyre kur arrijnë të bëjnë atë që në fillim u është dukur e veshtirë apo e pa arritshme dhe kjo për mua është një satisfaksion. Jam e dëshiruar tek studentët si pedagoge, dhe nëse e ke arritur këtë besoj se secili nga pedagogët do ndjehet i lumtur dhe  krenar.

Gjithashtu puna artistike brenda universitetit është  mjaft emocionuese dhe me interes reciprok , si  institucional  ashtu edhe individual . E them kështu sepse  konsideroj është një interaktivitet . Nga njëra anë se nga institucioni përkatës pranon avansime në tituj e grada më të larta  për aktivitetin dhe punën tënde artistike ndërsa interesi individual rrjedh nga ajo se ke më shumë shanse për paraqitje , ftesa , seminare , konferenca , koncerte që doemos do e kesh më të thjeshtësuar anën organizative ,  duke llogaritur këtu  edhe shumë faktor shtesë të domosdoshëm për në paraqitje koncertale , e  që ështe tejet e vështirë të realizohet në baza vetanake e që këta faktor janë të domosdoshë për punën e një artisti .

Pyetje: Bota lidhet në mënyrë universale  me botën emocionale te artit pa ndërhyrje, totalisht e pavarur Eksperienca juaj në Universitetin e Arteve  është vërtet një pasuri per artin dhe muzikën e nje kombi, nje eksperience jetësore. Çfarë do te thotë te jesh një Prof dhe grua pianiste  artist ne nivele te larta, për fushen akademike dhe ate studentore?

Do të thotë, punë me orare të gjata, përgjegjshmëri e lartë si për studentët ashtu edhe për skenën, angazhim i dyfishtë, mbi të gjitha superorganizim dhe disciplinë të lartë në gjithë çka bën.

Mendoj se edukimi, kultura, profesioni im si profesoreshë  universiteti  dhe si artiste, dhe jeta ime  në përgjithësi  është e admirueshme jo vetem nga rrethi im  i ngushtë shoqëror por edhe më gjerë. Kjo të jep  ndjenjë krenarie dhe  satisfaksioni për vehten  por thënë  sinqerisht asgjë e arritur gjer më tani nuk ka qenë e lehtë .

Të jesh femër  pianiset është gjëja që më ka dhënë satisfaksion të madh në jetë. Kur e them ketë, kam parasysh se bota  e qytetëruar e që ne si popull konsideroj se i takojmë kësaj bote, çmon lart artin duke ditur se përmes artit bota lidhet në mënyrë universale  duke kuptuar dhe shijuar botën emocionale pa ndërhyrje e sforcime , dmth totalisht të pavarur. Të jesh femër pianiste do të thotë se në saje të investimit tënd profesional, të depërtosh në qarqet më të larta shoqërore  të të gjitha kulturave dhe të kesh admirimin dhe respektin më të madh për një qenie njerëzore, do të thotë mision dhe obligim moral ndaj të bukurës.Të jesh femër pianiste do të thotë prezenca jote të ketë ndikim që gjërat të ndryshojnë në të mirë të humanitetit dhe njerëzores, të tejkalosh  shumë  sfida duke filluar nga paragjykimet, mentaliteti, rrethanat jetësore por megjithatë  kur ia del të tejkalosh shumë nga këto, në një mënyrë rritesh dhe bëhesh më e pjekur për kohën në të cilën jeton dhe vetë jetën.

Përgjatë këtyre proceseve doemos se kalitesh në një frymë më luftarake, merr energji të pafund dhe krijon një jetë shumë të pavarur, si femër do dish të luftosh të gjithë mbeturinat e një primitivizmi intelektual , do ndërtosh ura suksesi dhe roli yt si femër bëhet më i dinjitetshëm dhe me vlerë jo vetëm për familjen por edhe për një rreth më të gjerë shoqëror . Dhe kështu gradualisht zëri yt si femër sa vjen e bëhet më i fuqishëm për çështje madhore në të gjitha sferat e jetës ku vepron.

Pyetje:

Cili eshte mendimi juaj per stadin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare në te gjitha kendveshtimet duke perfshire ket faktorin e rendesishem grua, për të përmbushur te drejtat e saj në shoqëri dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kosova ka një potencial te jashtezakonshëm artistësh dhe intelektualesh ne bote a mendoni se  se gjithçka duhet te perparojë me hapa më të  shpejtë?

Nga lëvizjet  e mia të shpeshta në të  dy anët  e kufirit  dhe shoqërise së krijuar,  tani më kam krijuar opinionin tim se nga të dy anët ka nje kapacitet të madh intelektualësh , artistësh e kuadrosh tjera që përveç se po bejnë ,  do mund të bënin ende më  shumë për vendin e tyre . Jemi të vetëdijshëm se gjërat mund të ndryshojnë në të mirë me nje lëvizje të një shkopi magjik , por gjithsesi kapaciteti njerëzor është i pranishëm , popullsia  e re në moshë dhe elani i tyre për punë , mësim e dije  lë për të shpresuar në një zhvillim të hovshëm e dinamik dhe  doemos që duhen krijuar  një infrastrukturë të mirë shoqërore dhe  kushte më të mira  e të favorshme shkollimi e punësimi .

Kosova tani më e ka dëshmuar se është tokë ku njerëzit e mëdhenj mbijnë si lulet

Dëshmojmë se është duke e ndërtuar të ardhmen e saj në mënyrën më të dinjitetshme duke i treguar botës se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë ne si komb.

Artistët tanë po pushtojnë skenat botërore , sportistët poashtu , shumë nga të rinjtë Kosovar dëshmojnë punën e mirë intelektuale në shtetet tjera që ata kanë zgjedhur të jetojnë dhe janë ambasador të denjë të vendit të tyre dhe përmes tyre po ndërron bindshëm opinion i botës ndaj shiptarëve .

Shumica e këtyre nga sa u përmendën më lart vijnë nga gjinia e bukur apo bota femërore,  kjo do të thoëe se e ardhmja jonë  është e ndritur ,  sepse femra është shtyllë e familjes dhe e shoqërisë duke kontribuar në edukim , arsimim dhe në çdo fushë të jetës .

Shpresojmë që shteti të dije të krijoje kushte të mira dhe hapesirë të mjaftueshme për të gjithë ato dhe ata që duan dhe dijnë të japin kontributin e tyre .

Ju faleminderit Znj. Liliana

Faleminderit ju, e dashur pianistja, artistja simpatike Suzana. Ju uroj suksese te mëtjshmenë rrugën e bukur të artit.

Image
Suzana Jakupi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat