"Më kryqëzuan…", fotografi kujton ekspozitën nudo në 2009: Pas meje kush kishte një aparat fillojë të bëjë foto pa brekë

Kultura

"Më kryqëzuan…", fotografi kujton ekspozitën nudo në 2009: Pas meje kush kishte një aparat fillojë të bëjë foto pa brekë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 10:11
Ilustrim

Nudizmi në art por edhe në jetën e përditshme ishte tema që shkaktoi debat në studion e "Ditë e Re" në Rtv Ora.

Fotografi, Feliks Bilani, thotë se nudon nga vulgarja në art e ndan vetëm një rreze drite.

Bilani: Jemi në 2021, bota është e zhvilluar, nudot janë bërë pikturë që në kohën e  shpellave. Pse në Shqipëri duhet të jetë turp për ta parë, diçka e bukur nuk është kurrë turp.

Fotografin kujtoi ekspozitën e parë nudo në Shqipëri në 2009, për të cilën thotë se e kryqëzuan.

Bilani: Në 2009 dola me një ekspozitë me 40 foto nudo në mes të Sheratonit dhe mua më kryqëzuan sepse ishte herët për Shqipërinë. Pas asaj ekspozitë të gjithë talentët e çelur që mami me babin kanë dy lekë dhe i blejnë një aparat se fëmija është idiot dhe nuk mund të arrijë gjë tjetër në jetë dhe mendon se fotografia është diçka e thjeshtë, filluan të gjithë duke bërë foto pa brekë por jo nudo. Nudoja është…Unë kam fotografuar nudo por nuk pretendoj që kam bërë nudo.

Vite më vonë të njëjtën gjë solli edhe fotografi i ri Andi Agarai, por mori të njëjtin rezultat.

Agarai: Të njëjtën gjë si Feliksi unë kam bërë në 2016 dhe të gjithë më kanë sharë dhe bërë telef. Çdo gjë e re që del këtu kryqëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat