Kalosh Çeliku i vitit plak 2021 sonte është i vitit të ri 2022

Kultura

Kalosh Çeliku i vitit plak 2021 sonte është i vitit të ri 2022

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 11:27
Kalosh Ҫeliku

Sot, kemi plotë “patritotë kuqezi”

Që, shajnë. Dhe, shkruajnë pa emër:

E, mbiemër. Në Faqebook. Portale.

Po, “patriotë” deri Dje, memecë:

Ishin, nëpër Institucionet e shtetit

“Përbashkët”, me torbë taxhi përqafe.

Pse, tridhjetë vite nuk e ngritën zërin?!

Sot, kur i humbën pazaret e biznesit:

Vendet e punës, postet politike në Shtet

Derdhin lotë krokodili rrëke, në Facebook.

Dhe, portale elektronike bashibuzuku, se:

Dihet, për “kulturën” shqiptare partiake?!

Dudumët “kuqezi”, me një torbë taxhi

Përqafe. Edhe Sot, në “demokraci”:

Nateditë, që i luten Zotit në xhami?!

O, burra mejdani! Sot, më lini të vdes

Nga Koronavirusi. Masat Qeveritare:

Mes Dy shtamave me verë të Laydi Di!

Rroftë, o burra: Dje, dhe Sot “LIRIA”!...

(Partia ime Sot për Sot është Poezia Erotike)

Partia ime politike, Ehu! Sot, për Sot

Ende, është Poezia Erotike: Xhadia.

Mund të thoni, ju: Dhe, Gratë Besnike.

Nuk ka problem. E pranoj, Shtegun:

E, Grave Besnike, te “Parku i Grave”.

Megjithatë, Burra: Gruaja ime Besnike

Sot për Sot ende është: Poezia Erotike...

(Autobusi më harroi te “Parku i Grave”)

Përmes ëndrrave, gjumë varri. Qetësi

Pasmesnate, vetë vijnë poezitë. Gratë.

Edhe, ende nuk di kush m’i përcjellë:

Babashehu. Apo, Nana. Dhe, Babai

Mes Dy shtamave me verë Laydi Di.

Qeveria, më dënon me masa policore

Duart laj me sapun! Mos dil pa maskë!

Dy metra, rri larg me Gruan Besnike:

Valle hiq, këngë te “Parku i Grave”!

Burg, me Koronavirusin, në karantinë

Edhe, tinëz ma vodhi Zanën e Malit:

Djemnushën, Dhe, Ashiken e Rrapit.

Moti, jam nisur për rrugë. BabaTomorr

Autobusi, ikë. Udhëtar, më lë në rrugë:

Te “Parku i Grave”, Dy shtamave Mikes.

Dhe, një ibriku me raki rrushi. Pajtohem:

E pres tjetrin. Nesër, do të vijë në Shkup...

(Jerm flas me xhindet)

Errët. Nata me ferexhenë krahëve

Pas dere. Unë me llambën ndezur:

Mbi tavolinë. Ende, Dhoma me libra.

Shahem, sonte me xhindet. Ëndrrat

Që, ma prishin gjumin. Hënoren.

Përpiqen të më vjedhin nga shtrati

Hudhin dorë më dorë majë lisave.

Ҫati më çati. Dhe, Shelg më shelg

Prehër, strehim radhe te Laydi Di:

Herët pa dalë drita, në shtrat uji...

(Vetë do shkoj në Shtëpi)

Edhe, Sot kam pi birrë të errët

Dihet, atë: Si një bollë shullani.

Kokëmëkokë nën dëllinja Parku:

Jo, atë të zakonshmen me Diell

Po, birrën me vitamin H. Qiell.

Natën, kthehem këmbë rrugës

Mezi eci nga “Parku i Grave”.

E hiqja vallen e burrave tetëshe

Pas meje, dëgjoj një zë Gruaje:

Zotëri, a jeni mirë? Dhe, sonte

A, keni pak nevojë për ndihmë?!

Jo, i përgjigjem pa e këthyer kokën

Vetë, Sonte do të shkoj në Shtëpi...

(Zgjimi mes librave)

Natë. Llamba mbi tavolinë

Pak dritë. Poeti mbi Libër.

Miken mes librave se zë gjumi

Flej, i them. Xhindet pas porte!

Errët. Dhomë, me pak dritë

E shumë libra. Lapsa. Poezi.

Flej! Ja, po të përkundi Unë

Përçudi, me një ninulë-poezi:

Vrik, e zuri gjumi në djep?!

Ditën, u zgjua mes librave...

(Sot me siguri në dorë më ka marrë Xhadia)

Po. Sot, nuk e di çfarë dite jemi:

Jave. Muaji. Viti. Apo, shekulli.

Sistem: Neokomunist. Apo, policor

Përderisa, rrugëve Shkupit i çmendur

E kërkoj Ditën. Edhe, Natën e Madhe.

Po. Vërtetë, nuk e di. Është, Ditë

Apo, Natë: Me Zogkeqin, mbi Ҫati...

(Natë Lufte në Ëndërr)

Natë pa rrymë. Drita. Dhe, Jetë,

Errësirë. Me xhindet në Katund.

Siç duket: Erdhën, dhe në Shkup

Edhe Sot: Hudhin dorë më dorë

Mbi çatia. Shelgje. Majë lisave.

Natë e errët. Dhe, e ftohtë. Akull

Gjithë natën jam me të vdekurit:

Mësuesin, që udhëton për Shkup.

E, Unë jam në Shkup. Nën Rrap

Agimi. E, ata më presin në rrugë:

Unë, bëhem gati me ta për udhë.

Nata e ftohtë. Unë, ende në shtrat

I ngrirë. E, ata më presin në rrugë.

Përtoja të çohem nga shtrati drurit

Tymeflakë, dy-tri gota raki rrushi.

Shkaku: hajdutët ma ndalin rrymën

Në kohë Pandemie. E, shtihen, se:

Popullin e duan me vaksinë ruse

Përderisa, ai vdes për bukën e gojës.

E pres mëngjesin. Ditën me Diell

E, zgjova Veten me Dy gota raki rrushi...

(Punemadhe më do Rakia e rrushit dhe Lady Di me Dy shtama verë)

Përditë, Zonja Vdekje më la me çaj rusi

I them: “Armik” e kam Koronaviusin.

Dua të më lajsh nateditë me raki rrushi

Edhe, prap nuk më do Xhadia për burrë.

Zonja Xhadi, me dy shami për brezi

Grua me Dy shtama verë nën Rrap.

Nuk më do mua si burrë, poet rebel

Po, më do si hoxhë katundi. Kurvar.

Punemadhe. Më do rakia e rrushit

Dhe, Laydi Di me Dy shtama verë…

(Kufomën Time ende nuk e keni në Varr)

E keni pritur me vite: Ringjalljen Time

Në Shkup. Korçë. Dhe, “Qafë - Thanë“.

Kohën e fundit, “Armiku i padukshëm“:

Kaq e kaq të infektuar. Dhjetë viktima.

Mes tyre, dhe një Poet rebel shqiptar:

Kalosh Çeliku, vdiq nga koronavirusi.

Edhe, atë: Me Dy shtama verë të Mikes

Po, kufomën, ende nuk e kemi në Varr?!

Kaq e kaq, u shëruan. Vdiqën, në spital:

“Lani duart me sapun“! Teshjet me bërryl!

Distancë, mbani edhe me Gruan besnike:

Në verandë, hiqni valle me këngë erotike

Aspak, në kronikat televizive: LINDJE?!

Sotekësajdite, nuk me do Zonja Vdekje

Pashterkëkuqja: Nuse, ende pa koçi.

Nuk ka problem. Marrëzisht, e dua Unë

Duartrokitje, Sot: Grave, të mia besnike!…

(Poezitë e mia mes varreve Sot i lexojnë të vdekurit)

Poezitë e mia mes varreve

Rrëzë, Ҁuke. Majë Lisave:

Sot, i lexojnë të vdekurit.

Shkaku, se: ende, të gjallët

Nuk dinë shkrim-lexim?!...

(Vitin e Ri 2022 e dua një Rrugaçe

me Dy shami lidhur për brezi)

Jo, nuk dua verë. As, ibrikë raki rrushi

As, Dy shtama me verë të Mikes Di.

Përveç, Një Rrugaçe të çmendur. Shtëpi:

Dy shamikuqe. Rrugaçja lidhur për brezi.

Dy shtama me verë, rrëzojë në shtrat

“Armikun e pabesë”, ta vras një Natë!

Jo, nuk dua raki rrushi. Verë me shtama

I dua, Dy shtamat me verë të Rrugaçes Di:

Mbi kokë, lidhur me Dy shami për brezi

“Armikun e papasë”, ta vras në shtratë! ...

(Kalosh Ҁeliku i Vitit Plak Natën 2021 rebel Sonte është i Vitit Ri Ditën 2022)

“Miku” i moçëm, më paraqitet në telefon

Edhe, ma prish gjumin herët pasmenate.

Kohë e pazakonshme. Natë, terri. Rreziku.

M’i kujtoi xhindet në Katund. Fëmijëri:

Kur, më merrnin mes Nanës dhe Babait.

Dhe, më hudhnin dorë më dorë mbi çati

Majë lisave. Livadhit. Ҫukës. Para agimit:

Kthenin mes Nanës dhe Babait, në shtrat.

I përgjigjem: Po, Unë jam Kalosh Ҁeliku.

Jo,veç, desha të të pyes me shëndet si je?

A, ke ndonjë problem. Nevojë, në Jetë?!

Jo, faleminderit: Jam, me “Din e Iman”.

Edhe, pse: Nuk e di se kush je në telefon

Unë, jam Kalosh Ҫeliku. Ti, e di kush Jam.

Edhe, Partia yte besnike me “Din e Iman”?!

E, Unë, nuk e di kush je ti pasmesnate?!

Po, pate guxim: Paraqitu, o burrë me emër

Mbiemër, dil përmejdani me, “Din e Iman”!

Heshtë, Dudumi. Disa minuta, më telefon

I them: Folë! Përsëri, heshtë Dudumi Natës”.

Ende, vazhdon anonim, pasmesnete. Errët.

I them: Dje, me raki rrushi. Miket besnike.

Nuk kam, problem. Dje, Kalosh Ҫeliku 2020:

Sot, Kalosh Ҫeliku. Rebeli, i Vitit Ri 2022.

Nuk kam kohë, t’u përgjigjem Grave besnike

Vazhdova Natën me xhindet që më hudhnin:

Si, fëmij. Dorë më dorë majë çative. Lisave...

(Poezi nga Libri: Burri Grave, që posa doli në dritë”)...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat