Karrocierёt e shën Valentinit

Kultura

Karrocierёt e shën Valentinit

Nga: Hysen H.Ymeri Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Gjatë stinës së dimrit gjyshja tjerri leshin e delëve nga furka e gjyshes se vet duke bëre pëj dhe lamsh në boshtin e vet.Gjyshja para një të tretës së muajt shkurt do ta kryen tjerrjen dhe do të bënë një lamsh pënjësh të madh për ta ruajtur për vitin tjetër për t`ju mbaruar qerapa fëmijëve të varfër jetim.

Edhe pse bie bore mbi faqët e tokës së Kosovës ajo sikur të ishte musafire qëndron dy ditë dhe shkrihët sepse toka I afrohët pak nga pak diellit.Edhe pse muaj I dytë I stinës se dimrit është I egër,ai është i pafuqishëm sepse është shkurtabiq ndër vëllazërit tjerë.Por në jug të Kosovës koha nxehët dhe dalin lulët e dashurisë.

Pas mbarimit të orëve të mësimit edhe Ceni çdo ditë me karrocën e vet del nëpër qytet për të punuar duke bajtur nga tregu gjësende që blejnë blerësit deri të shtëpiat e veta.Ceni i vogël është jetim nuk e ka asnjërin prind,ai kujdesët për vedi duke punuar me karrocë,për të siguruar rrobët,ushqimin dhe tekstet për shkollë.

Një të shtune në tregun e Mitrovicës,një moshatar i Cenit kishte blerë gështenja dhe ia tha Cenit:-“Karrocier,për sa do t`m`i dërgosh këto gështenja deri të ura e Ibrit!?-O i nderuar,paske pak,ti mundesh për t`I dërguar në dorë ato,mos hargjo!-I tha Ceni dhimbshëm.

-E di që kam pak, por po kam dëshirë për të ndihmua ty dhe gjatë rrugës të kam shoqëri!-I tha moshatari .

Kur mbrrijetën te ura e Ibrit,Ceni u ndal se bashku me karrocë.-Urdhëro,kesën tuaj me gështenja!Moshatari I tij pagoj një shumë simbolike,por Ceni nuk pranoj atë shumë vetëm një euro….Moshatari I Cenit vërejti gjatë në sy Ceni dhe ju lutë:-“Cen,unë shtëpinë e kam përtej urës së Ibrit.-A po vjen tek unë,le të bindën prindërit e m`i që kam një shokë karrocier?”

-Po,leshoje kesën me gështënja në karrocë!Kaluan urën e Ibrit dhe në kënd të një shitore pane një vajzë me karrocë duke pritur.

-Moshatari im,a edhe kendej urës paska karrociere sikur tek ne,a?

-Jo,Cen as andej as kendej karrocier nuk ka pos teje andej e kesaj vajze kendej!

-Po mire moshatari im,unë sot përherë të pare me ty erdha dhe e kalova urën e Ibrit,sepse jam jetim,nuk kam askend nga familja ime,jetoj me këtë karrocë ndershëm,për të mbijetuar derisa ta kryej shkollimin dhe të rritëm.Po ajo vajza valle mos e ka të njëjtën gjendje si unë?

moshatari i Cenit uli kokën dhe lotët I pikuan në tokë….Nga shitorja dulën dy qift dhe gjerat e blera i vendosën në karrocën e vajzë.Moshatari përvajshëm thirri:-Babi,mami,që ku jam!

Gëzueshëm dy prinderit e moshatarit dhe vajza karrociere u afruan dhe u përshendetën me Cenin.-Babi,ky është shoku im karrocier!-Sa bukur,tani e ke një shok…U kthye Ceni por në skaj të urës u ndal dhe gjatë vërejti urën dhe ujit nën urë duke u bashkua ai uji me ujit e lumit Sitnicë…He, kur do të bashkohën njerëzitë,kur!?-folte vetmeveti.-Unë do t`i bashkojë,unë!-I tha vehtëvetës…

-Valentinë,sa bukur,sa bukur!-A do t`m`i japesh dy lulët se unë do t`I blejë?-I tha Ceni.-jo,Cen,nuk do t`i shes por do t`I ndrrojmë lulët,ti ma jap lulën tënde të kuqe unë ta japi lulën time të bardhë!-në buzëqeshje i tha Valentina.-ti quhesh Cen,unë Valentinë,pra sot është dita e të dashuruarve  Shenvalentini…të dy karrocierët e Shenvalentinit u përqafuan gjatë dhe të gjithë ju morën lakmi ….mirëpo lulën tjetër që I mbeti Valentinës ia falën valëve të Ibrit për t`ia dhuruar valëve të  lumit Sitnicë...

 

Nesër dita e të dashuruarve.Do ta mbushi karrocën me lule të kuqe dhe do të dale përtej urës së Ibrit për t`I shitë,sepse andej e kam shokun dhe atë vajzën karrociere…

Atë mëngjes askushi nuk kalonte mbi urë vetëm Ceni sikur të ishin rrezët e diellit plotë guxim dhe shpresë se do t`I shetë lulët dhe do t`I takoj njerëzitë që I blejnë lulët.U ndalë të shitorja përtej urës se Ibrit,aty ku e takoj karrocierën.-Lule,lule,për Shenvalentinin,urdhëroni lule të freskëta!-Çudi të gjithë m`I blejtën lulet edhe ata që folnin gjuhën tjetër që s`I kuptoja unë.Cemi e ndali lulën e fundit për vedi….Nga ana tjetër u dëgjonte zëri I karrocierës:-Lule te bardha për të dashuruarit,urdhëroni,urdhëroni!Ajo mbrrijëti të shitorja me karrocë,por vetëm dy lule I kishin mbetë pa u shitë.-Karrociere,Karrociere,eja se unë do t`I blejë ato lule që të kanë mbetë!-Si quhëni vajzë?-e pyeti Ceni.

-Unë quhëm Valentinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat