Shqiptarët e sotëm e vetmja mbetje nga pellazgjia!...

Kultura

Shqiptarët e sotëm e vetmja mbetje nga pellazgjia!...

Nga: Sami Arifi Më: 5 janar 2022 Në ora: 10:22
Sami Arifi

Kultura, traditat, doket dhe zakonet, e mbi të gjitha gjuha, argumentojnë se shqiptarët e sotëm janë e vetmja mbetje nga pellazgo-ilirët të cilët ishin më të vjetrit në rruzullin tokësor.

“Pellazgët popull shumë i lashtë që banonte në periudhën parahistorike, në Greqi, në Arkipelag, në brigjet e Azisë së Vogël dhe të Italisë. Frigët, lidët, karientët, etruskët, epirotët, ilirët, italiotët, (sanitët, oskët etj) dhe shqiptarët e sotëm janë degët kryesore të pellazgëve”.

Duke analizuar emrin Dhe-Mitra, e cila në të folmën pellazgo-ilire ashtu si edhe në shqipen e sotme, e cila ka kuptimin e “tokë pjellore”, meqë mitra është organ ku formohet fëmija, nga ku na del “Dheu Nënë” dhe e bia e saj Korra d.m.th., të korrat që na jep dheu. Në gjuhën greke ky emër pëson një ndryshim të vogël, përsa i përket shqiptimit, meqë bëhet Demeter, por e merr gjininë mashkullore.

Edhe në ditët tona është vështirë të gjindet një grua me këtë emër, Dhe-Miter. Nuk ka dyshim se pellazgo-ilirët, ashtu si edhe etruskët, e kishin gruan në konsideratë të madhe, jo vetëm se ishte në gjendje të krijonte jetëtë re por edhe për kontributin e saj në ekonominë e vendit, prandaj emrat e hyjneshave në përgjithësi ishin të gjinisë femrore.

Unazat e vleshme që formojnë zinxhirin e madh të historisë janë dëshmit historike të shkrimtarëve të lashtë si, Homeri, Herodoti, Tuqiditi, të cilët nuk kishin paragjykime mbi kufinjë politikë të një shteti a të një tjetri, prandaj ata i përshkruanin ngjarjet ashtu si paraqiteshin. Më vonë me Polibin, (210 p.l.K.,), me Strbonin (58p.l.K.,), përkthimet e lajmeve të tyre, sidomos për sa i përkiste Ilirisë, iu përshtatën më shumë interesit të sunduesve se sa paanësisë të së vërtetës.

Pesë dëshmit e para që kishte dhënë Konda, me shkrimet e autorëve të lashtësisë, ishin të qarta dhe bindëse, prandaj për ta plotësuar edhe më mirë këtë vërtetim, sot do të përmenden edhe pesë dëshmit tjera, meqë si u tha më sipër, ato janë dhjetë. Në dëshminë e gjashtë Konda përmend përsëri Herodotin, (Libri VII, Kap, 94), ku ky baba i madh i historisë, shprehet në këtë mënyrë: “jonët sa kohë banoninë në krahinën e quajtur sot “ARKAIA”, në Peloponez dhe para se të vinin në Peloponez DANUA dhe KSUTHI, quheshin siç thonë helenët ”PELLAZGE AIGIA-LEES” dhe në kohë të Jonit e të Ksuthit, quheshin “JONE”.

Në veprat e Homerit përdoren vazhdimisht disa fjalë të thjeshta si GUR, MAL, Pyll, por që janë ruajtur në vende të ndryshme ku kanë qenëpellazgët dhe që dëshmojnë një bashkësi etno-kulturore të gjerë e të çiltër, të gjithë popujve të mesdheut.

Është trajtuar dhe argumentuar përmes ndihmës së shumë autorëve të ndryshëm të lashtësisë se gjuha shqipe është çelësi i të gjitha gjuhëve në lashtësi.

 Me të njejtim mendim të glotologut të mirënjohur italian janë edhe shumë studiues tjerë si psh. Sir William Jones, orjentalist i shquar, i cili kishte vërejtur aq shumë analogji në mes gjuhëve të ndryshme sa që ishte bindur se nuk mund të ishin në asnjë mënyrë vetëm koincidenca e rastit, prandaj ai mendonte se, në një mënyrë a në një tjetër, këto gjuhë të ndryshme kishin një afërsi midis tyre, dhe ky fenomen mund të shpjegohej vetëm me prejardhjen e tyre nga një burim i përbashkët.

Në botën tonë ka gjithmonë një horizont që kufizon dhe nuk lejon shtytjen e shkrimit tonë përtej tij, dhe përsa i përket lashtësisë horizonti i ynë janë pellazgët, popujt e detit, lëndrues të lirë të cilët u quajtën Iliri (vend i njerëzve të lirë), trojet e banuara nga njerëzit e tyre të lirë. Sipas Herodotit (Historia, Libri VIII, kap 44): “Në kohën kur pellazgët në trojet që sot quhen Helladë, athinasit ishin pellazgë të fisit Kranoit...por kur u helenizuan, e ndërruan edhe emrin e tyre”.

Herodoti (Historia, Libri VII kap.59) citon: “Banuesit e ishujve,...,kishin dhënë njëzet e shtatë anije; edhe këta i përkisnin fisit të pellazgëve të cilët u quajtën më vonë “fisi Jonik” “. Sipas kësaj të dhëne të Herodotit, kur themi “ kultura jonike” ose “Deti Jon”, fjalë që ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe, duhet të kemi parasysh se janë sinonimet e “kulturës pellazgjike” dhe të “Detit Pellazgjik”, ose “pellazgo-ilir.”

Tuqiditi (libri I, kap.3); citon: “Përpara helenit Deukalion, ky emër (Hellas) nuk gjindet fare: popullsi të tjera e veçanërisht populli pellazgjik ia dha vendit emrin e tyre”.

Sipas Pauzanit në librin e tij (Arkaida, Libri, VIII, 1,4,e 6): Arkadët thonë se Pellazgu ishte njeriu i parë që lindi në tokën e Arkadisë. Dhe meqë Pellazgu u bë mbret, vendi u quajt Pellazgji prej tij”.

Sipas Virgjilit në vargjet e tij (Eneida, VIII, vargjet 602-603): “Thuhet se banorët e parë të Italisë ishin Pellazgët”. Edhe nëse zgjatemi më shumë në citimet mbi pellazgët, përfundohet gjithmonë në të njejtën mënyrë: se qytetërimet në përgjithësi fillojnë me pellazgët e shenjtë”: Për t’u lidhur në mënyrë më bindëse me ilirët, trakët, etruskëtetj., mund t’i vërtetojmë këto të dhëna të Enciklopedisë “Nouveau Petit Lorousse” (Paris 1950, fq. 1599):

Sipas Spiro Konda, i cili citon në librin e tij, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik. Tiranë, 1964. p. 237, e përfundon analizën e tij të stërholluar me këto fjalë: “Problemi etrusk nuk mund të zgjidhet jashtë problemit pellazgjik, duke qenë pjesë përbërse e saj. Ne jemi krejtësisht të bindur se “Misteri Etrusk” mund të zgjidhet përfundimisht vetëm nëse shkenctari mbështetet mbi gjuhën shqipe, themel i sigurt për ta zgjedhur mbarë problemin pellazgjik”. Një numër i madh i autorësh përkrahin këtë tezë, që nga lashtësia deri në ditët tona. Pasi nuk është e mundur të citohen të gjitha, mbështetemi mbi disa dokumente epigrafike, për të vërtetuar çka u përmend më sipër, dhe kështu vërtetohet se nga Egjeu deri në Atlantik, flitej gjuha e pellazgëve dhe shkruhej me alfabetin e tyre, e cila edhe verifikohet se kjo gjuhë pellazgjishte, për mrekulli është ruajtur në dialektet e ndryshme të gjuhës shqipe.

Straboni në librin e tij (Gjeografia, libri XVI) në mes tjerash citon se: edhe për “Profeti Moisiu (që myslimanët e quajnë Musa), ai ishte prift në tempujt e Thot-it. Straboni, po në të njejtën vepër shkruan: “Platoni banoi trembëdhjetë vjet në Egjipt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat