Unë jam "makina"?!!!

Kultura

Unë jam "makina"?!!!

Nga: Përparim Hysi Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:27
Përparim Hysi

E di se do shikoni si me dyshim këtë titull të këtij tregimi. E di që do hamendësoni dhe do thoni: siç duket autori o"zë dhe imiton" KAFKËN,ose fut në tregim elementë nga realizmi magjik. Asnjë nga këto hamendësi nuk qendron dhe ç'do lexoni më poshtë,është veç një rrëfim konfidencial i një mikeje time të vjetër. Dua ta shijoni në vetën e parë,siç ma ka treguar ajo dhe,nëse pas lexmit nuk u kënaqët,fajin kërkojeni tek unë që nuk di të shkruaj si duhet.

* * *

Mua më quajnë Bukuri dhe,sado që nuk është aq etike, pa modesti të tepruar jam e bukur. Isha e ndërgjegjshme për këtë dhe bobo ç'hiqte pasqyra:-Sa e bukur që jam!-mend bërtisja me zë. Më keq qe,kur pashë që po rritesha. E ndjeja këtë"rritje" dhe sikur buçisja,kur dilja në rrugë. Banonim në qytet dhe,sado përgjoja me bisht të syrit, e shihja që çunat e lagjes më hanin me sy. Pale kur dilja në"pazar",gjasme për të blerë ndonjë vogëlimë apo ndonjë akullore në verë, atëherë nxitoja këmbët se kisha frikë se më binte alivan. Ndonjë djalë që ishte shumë çapkën,bërtiste sa të shponte veshët:-Oh,ç'lule e bukur! Epo kish hak: si lule qeshë. Atëherë,kjo "lulja",sa kish mbushur 17-vjeç dhe sapo mbarova dy-vjet të shkollës së mesme. Dhe prisja që,ndonjë nga shokët e klasës, ta"këpuste" këtë"lulen e bukur". Kështu ëndërroja unë,kur një ditë,babai im.ndjesë pastë, tha në shtëpi:-Bukra (kështu më thërrisnin të gjithë), do ta lësh shkollën dhe do futesh në punë në rrobaqepësi.Nuk më erdhi mirë,por babai vazhdoi:- Keq më vjen që po të heq nga shkolla, por kjo qeveri,shpjegoi ai ne si famile na sheh me sy të keq. Si familje tregtarësh na shpronësoi dhe timvëlla,NASIN,e futën në burg. Ti makinën di ta punosh( s'ju kam thënë që në shtëpi kishim një makinë"Singer"dhe ime ëmë jo vetëm i kish nxjerrë ujtë e zi,por ma kish mësuar dhe mua) dhe nesër do vish me mua të fillosh punën. Ndjeva keqardhje që ndërpreva shkollën,por e keqja të çon dhe në derë të hasmit. Shkova me babin dhe,ngaqë përgjegjësja e repartit të rrobaqepsisë më njihte.më çoi drejt e tek një makinë. U ula dhe,sa më dha punën, unë fillova të qep. Punoja me kokëulur dhe nuk shihja as majtas dhe as djathtas. Por çfarë do shihje? Vetëm gra.Këmbë mashkulli për be. Punë dhe shtëpi. Veç një ditë,kur u rrëfye një mashkull. Epo erdhi,punë për të. Qe tekniku që rregullonte makinat,kur ndonjëra prishej. Ndodhi që makina e prishur qe e Aristes, Aristeja qe ngjitur me mua dhe doja,nuk doja ( ama ju zë be:veç me bisht të syrit) shikoj atë teknikun. Gjithë ai djalë me ca flokë me onde dhe pak i zeshkët në fytyrë sikur kish qenë në plazh,ky,"zijoshi". Erdhi ai (në të vërtetë,prisja të shikonte nga unë) dhe,kur e mata nga sytë tek këmbët,thashë:- Sa i mirë" Është pak i zi,por në MYZEQE (po unë andej jam),thonë:-Fiku i zi është më i ëmbël se fiku i bardhë. Thashë unë kështu, por ky"fiku i zi" rregulloi makinën e Aristes dhe humbi.Epo kot nuk thonë që shpresa është si ëndrra:del apo nuk del. Gjumi nuk më zinte. Më zinte nuk më zinte,por,sado që shkollën e lashë,nuk ma hante kollaj qeni shkopin,por nga mendja qeshë "qiqër" unë.Duro-duro,por zemra më hidhej si"zokth" vetëm për atë"fikun e zi". Pse kot nuk thonë turqit:"Çdo iksan,është dhe pak noksan". I them përgjegjëses: makina ime ka një difekt. Ia dija"kleçkën makinës. Mirë,- më tha përgjegjësja,- po shkoj të marrë Gjergjin. Hë,harrova të them,atë ditën e "kleçkës" qeshë veshur si për nuse.Dhe,kur më panë shoqet,njëzëri më thanë:-Po ti për në dasëm je nisur?

-Kam ditëlindjen sot,- gënjeva. Dhe për t'i vënë "cipë" gënjeshtrës,kisha marrë dy pako llokume. Ndërsa ato më uronin,unë kuqu dhe stërkuqu ca se po gënjeja,por ca më shumë nga ethet e pritjes: qeshë në pritje të"fikut të zi". Kur erdhi ai,krejt dynjaja m'u duk tjetër. U afrua dhe sa më tha,mirëmëngjes, unë mend po mbytesha më mbështymën time, i thashë:-Unë sot kam ditëlindjen dhe i zgjata llokumet. E mori në dorë dhe tha:- Po sot e gjeti kjo makina jote të prishet apo për të prishur syrin e keq. Më uroi dhe iu"përvesh" asaj"kleçkës".Me mua fol,o gur! Fol,o mur! Si të isha një hu gardhi! Mirë i zi,por qorr është nga sytë ky? E rregulloi tak-fap dhe më tha:- Ta gëzosh,moj çupë e Trifonit!

-Pse e njeh babin tim ti?

-Jo vetëm babin,por dhe maman,SENËN!

-Ua,-shfaqa habinë unë,-po ne qenkemi tanët.

Unë banoj tek rrugica tjetër,tek MAQO KASAPI,-tha ai. Kështu tha dhe iku sikur ta ndiqte njeri me shkop! Iku ai,po mua më luajtën burgjitë. Qeshë gati të shkoja drejt e tek MAQO KASAPI dhe t'i thosha:-Ku është ai,"fiku i zi" se dua ta ha të gjallë. Trupi po më hante nga e keqja, por turpi më thoshte ndal! SE kisha cipë unë. Por ke parë që një ditë më plasi cipa. Babi me maman,një të dielë, shkuan në Berat dhe,ngaqë do isha vetëm,mamaja më tha:- Në darkë sot shko nga teto Urania,se ne,të hënën kthehemi. Ishte ditë e dielë dhe sikur djalli doli nga fundi i dheut dhe zu më fryu në vesh: m'u faneps"fiku i zi" dhe aty për aty,u vesha dhe frymën andej nga rrugica tjetër. Dyqanin e MAQO KASAPIT e dija dhe sa e pashë xhaxhi Maqon,skuqur-përskuqur( se kam patur cipë tërë jetës unë),i them:-Xhaxhi MAQO në shtëpi është Gjergji se mamas i është prishur makina. Xhaxhi Maqoja i bëri zë të birit dhe ky,kur u rrëfye, më pa mua. Pa hapur gojën unë, Xha MAQOJA i tha:- Merr veglat dhe shko tek Trifon SINJA se i është prishur makina. Mirë,- foli "fiku i zi",- ik ti se erdha unë. Tani u bëra me krahë dhe sikur fluturova. Hapa portën( ne kishim shtëpinë tonë) dhe tek ballkoni mbeta me sytë jashtë. Kur dha ballë ai ("fiku i zi",de), mbylla porën dhe i priva para. E futa në kuzhinë dhe i thashë:-Hiqi këpucët dhe i zgjata një palë shapka. E qerasa dhe,sa lashë tabakanë mbi tavolinë, hyra tek dhoma ime dhe,në vend të fustanit,vesha një rrobëdeshamb.Tani,- tha "fiku i zi",- të shohim makinën.

Futu këtu,i thashë. Sa u fut në dhomë, unë (epo me pak drojë ,se nuk është aq kollaj),pyetjes së tij se ku është makina,vrik hoqa rrobedeshanin,dhe në fill të këmishës,siç qeshë,i thashë:- Unë jam"makina"!!! E,kështu, jo vetëm e "rregulloi" makinën,por më "ndreqi" dhe mua. Mos kujtoni se ç'tregova është përrallë,por është e vërtetë si kjo kafja që po pimë bashkë. Me "fikun e zi" u martuam dhe vërtet që ishte i ëmbël. Ka disa vjet që ka ndërruar jetë dhe,kur ta tregova këtë histori,më duken sikur më shfaqen ato çaste; ajo kohë që,sado që nuk kthehet më, prapë se prapë ka patur se çfarë të kujtosh.

Tiranë,18 janar 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat