​Datëlindja e John Belushit

Kultura

​Datëlindja e John Belushit

Më: 24 janar 2022 Në ora: 07:48
John Belushi

Nëse ai do të ishte gjallë, sot do të festonte 73-vjetorin e lindjes. Aktori dhe këngëtari me origjinë shqiptare dhe me famë botërore John Belushi u lind më 24 janar 1949 dhe vdiq më 5 mars 1982.

Belushi u lind në Çikago dhe ishte djali i Adam dhe Agnes Belushi. Babai i tij ishte një emigrant shqiptar i lindur në Korçë dhe në vitin 1934 vendosi të emigrojë në SHBA për të hapur më vonë dy restorante. John Belushi u rrit në Wheaton, në periferi të Çikagos, së bashku me vëllezërit më të vegjël Billy dhe Jim, dhe motrën Marian.

John Belushi u rrit në Kishën Ortodokse Shqiptare dhe mori pjesë në Wheaton School Central High, ku ai u takua me gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin. John Belushi aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe “Coolege of DuPage” afër Çikagos.

Aktori shqiptar u bë i famshëm në SHBA me komedinë “The Blues Brothers”. Fillimet e suksesit të tij në art, i pati në filmin e parë të tij “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serinë humoristike “Police Squad”.

Ndërsa në gjithë SHBA-të bëhet i njohur me rolin e tij në “Saturday Night Live”, emision ky që është një nga shkallët e para për shumë aktorë që synojnë Hollywoodin.

John Belushi njihet edhe si pionier i ahengut “Saturday Night Fever”, dhe si shpikës i artikujve she shfaqjeve përcjellëse të filmave artistik.

Talenti për teatër iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin "The Blues Brothers".

Në mars 1982, John Blush u gjend i vdekur në dhomën e tij në Kaliforni. Thuhet se në natën e vdekjes, ai priti në shtëpinë e tij miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro.

Në prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollywood “Walk of Fame”.

“Do të ishte më e lehtë të kishim një histori që festonte në fakt jetën e bukur të John: guximin e tij për të krijuar jetën që ëndërronte në një peizazh të panjohur, përkushtimin e tij për zanatin e tij, miqësitë e tij epike, dhe temperamentin e dashur”, pati thënë Judy Belushi për “Guardian” në fillim të 2019-së, duke kujtuar jetën e ish-bashkëshortit të saj, John Belushi. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat