Mbillni një dafinë

Kultura

Mbillni një dafinë

Nga: Xhavit Gasa! Më: 26 janar 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Sa herë vijnë shtatorët e muzës Budiane,

poetët vijnë si dallëndyshet në fole,

ju lutem lëreni një karrike poetit prej Besiane,

vjen Milazim Kadriu në ballë herojve të Kosovës!

 

Do vijë poeti Besianas me kurorë me libra,

gurë gjerdani vargjet e poeteve i mblodhi,

flasin te muza Budi, Pajaziti, Krelani e Berisha,

vjen Milazim Kadriu me herojnt e Kosovës!

 

Do të vijë bashkë  me Adem Zaplluzhën,

maratonomakun e poezisë drardane,

në karriket e tyre vendosni buqeta lulesh,

ata çdo vit do zbukurojnë muzën budjane!

 

Mbillni një dafinë që bleron në çdo stinë,

vendosni dy  gurë në mes gurësh shekullor,

për Adem Zaplluzhën e Milazim Kadriun,

me gjerdanë  vargjesh plot  lule-kurorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat