Dardani

Kultura

Dardani

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 17:36
Adem Bytyçi

Dardani kurrë 

S't'shuhet emri

Para mesjetës n'IIiri

Gjurmët tuja 

N'thellësi toke

Shpalosin t'vërtetën histori.

 

Kurrë s'ke qenë territor serb

Edhe Romakët kur t'patën 

Ardhur.

Në thellësi tokës tende

Hasen n'eshra t'Dardanëve 

Thanë:

Kjo tokë  qenka shqipëtare.

 

Historia mban mend 

Shumë armiqë 

Fise barbare 

U munduan ta ndryshojnë emêrin

Për ta shlye historinë 

Për ta errësuar t'vërtetën 

E për të bërë për veti 

Fiset barbare 

Serbo -sllave.

U munduan

Por, nuk arriën 

Historinë ta falsifikojnë

Dardanin ta bëjnë tokë sllave

T'i gënjejnë popujt 

Anë e mbanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat