Nuk keni parë gjë akoma

Kultura

Nuk keni parë gjë akoma

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 prill 2022 Në ora: 07:28
Fatmir Lohja

Një ditë morëm makinën e djalit për të bërë një xhiro në rrethinat e Tiranës. Me kërkesë të së ëmës, djali e mbushi serbatorin dëng më karburant. Nuk e mora me qejfë . Deshirë e madhe të shetisësh me makinë,vetem me nusen pasagjere! Këmbëngulja e saj më bëri t’i vë duart në timon.

U vonuam në shtëpi, se me nusen nuk po merreshim vesh ,nga cila anë e horizontit do të nisnim shetitjen. Në fund ajo vendosi .Do të shkonim në lindje.Dikur, në malin e Dajtit, , ka pushuar në kampin e pionierëve. Deshironte të shihte transformimet gjatë këtyre shumë vitëve. Nuk ia prisha. Nostalgjija për fëmijërinë, nuk na kanë sjellë zënka të shumta si çift.

Shetitëm te lendina përpara ish kampit të pionierve. Bukurmirë u zbavitëm. Ndryshime të mëdha na pa syri .Kur u lodhëm bajagimir u futem në një lokal për të pushuar pak. Nuk e kam verejtur më parë. Nusja kërkoi një gotë verë të kuqe. Kamarieri i tregoi se e tregtonin vetëm me shishe. U detyrova të porosis edhe pak meze, se e flamosura nuk ulët poshtë me stomakun bosh.

Erdhi vera në tavolinë. Nusja nuk e pëlqeu. E mora përsiper ta pi unë, me kushtin, që në kthim ta voziste ajo autoveturen. Si u tha, edhe u bë. Vera nuk qe aq e keqe, sa të thartonte fytyren e nuses sime. Për asortimentet e ndryshme që solli kamarieri në tavolinë, namuzqarja bëri shumë verejtje . Si brez i rritur me ligjin e kursimit, i boshatisa edhe pjatat, edhe shishen e veres. Pse erdha pak në qejfë, e pagova tavolinën pa m’u dridhur dora.

U ngritëm ,të bindur se atë vend e eksploruam me endje.Doli se nuk kishim parë gjë akoma. Rreth dhjetë metër rrugë na ndalon një police simpatike, e qarkullmit rrugore.

Keni pirë alkool?- na pyeti me vetulla të ngrysura.- Mos më thoni jo! U pashë mirë , se sapo dolët nga lokali.

Unë po, por jo nusja! - nuk m’u durua pa llapur nga sedilja e pasagjerit.

Mund ta konstatoni me paisjet që dispononi! - foli me seriozitet grashë nusja.

Avujt e atij të kanë dehur edhe ju ,- konstatoi policja.

Nuk e di se mund të denohen shoferat, se kanë pirë alkool pasagjerët,- I rri gati.

I tregova rastin e autobuzit, i mbusher dëng me dasmorë. Vetëm shoferi qe esull. Polici i vuri tubin në gojë shoferit. Doli se nuk kishte pirë alkool. Ne vazhduam rrugën në çarkerçejfë, për të marrë nusen. Në shtëpinë e nuses, sipas traditave, rakija u derdh lumë në gota, dhe në fytet e krushqeve. Vetem shoferi nuk pinte. U kthym në shtëpi si kokrra e mollës, pa na ngacmuar më policija rrugore.

Pesëdhjetë krushq nuk e dehem shoferin. Si ka mundësi të dehet nusja ime , se kam pirë një shishe verë të mirë. Ka pasur raste kur jam dehur, dhe me ka dalë pija në vend pas shamatës me nusen,-e nuk m’u ndejt më pa qeshur.

Paske llafe shumë?- me nderpret policja simpatike.- Nëse tubi e konstaton se shoferja ka pirë alkool, do ta arrestoj!

Edhe mua do të më ndihmonit, po ta mbani një javë,- e thumboj.

Zonja police! Ju lutem bëni detyrën , e mos u merni me pasagjerin tim!- hyn nusja me ton.

Policja kruante kokën me tabelen në dorë. Diçka nuk shkonte!? Nisi të na shpjegojë, nëse tubi nuk nuk do të tregonte se nusja ka pirë alkool, dëmin e shkaktuar ndaj shtetit, do ta paguante vete. Më kërkoi që t’i fryeja unë, që ajo të mos paguante, dhe nusja të shkonte në burg, duke i përballuar vetë shpenzimet e shumta për avokatët,prokurorët , gjykatësit. U habit policja ,kur nuk e pranova kompromisin e saj!? Kishim të drejtë. Kompromisi I polices, duke u mbeshtetut te sygjerimi im satirik, nuk kishte as leverdi ekonomike, e as sociologjike për familjon tonë të shendoshë.

Doli me variantin tjetër. Pa gjobë nuk na linte të shkonim në Tiranë. Na u rrefye me sinqeritet, sa pa bërë planin ditor të gjobave, i vendosur nga shefi në urdhërin ditor, ajo linte automatikisht fëmijët pa bukë . Qe e bindur, se me paratë e gjobave , Rilindasit do të ndërtojnë shkolla, dhe spitale . Nuk hëngri pykë, edhe kur i shpjegova si ekonomist i vjetër , se gjobat e policisë rrugore shkojnë për sinjalistiken në rrugë. Jep e merr, zonja police nuk ia jepte dokumentat e makinës .Makina është në pronësi të djalit. Gjoba qe e madhe, nuk përballohej me pagat tona, ndonëse makina qe e re.

Urdhëri është I qartë . Të mos marr në telefon, se po besdis një patronazhiste, - foli nusja me shumë seriozitet.

Policen si kur e pickoi gjarpri. Ia dha nuses dokumentat një, për një. Mua më hyri hataja. Nuk më kishte shkuar asnjëherë ndermend, se Rilindasit ma paskan futur patronazhisten në dyshek, për të më mbuluar me jargan.

Pse je nxirë në fyrytë?- me pyet nusja, kur morëm kthesën e parë.

Më e ëmbël gjoba, se patronazhstja në krevat, - ia kthej me zë të ulët.

Nusja nisi të qeshë më zë të larte. Erdhi në forme, ndonëse veren, të tërë e piva unë. Qe e bindur se në tridhjetë vite martesë, më njeh me dhëmbë, e dhëmballë. E kishte marrë me humor, kur unë i rekomandove polices , të ma hiqte nga shtëpija për një javë. E theksoi disa herë, se kur ajo shkon për dy tre ditë te nëna e saj, mua më gjen dy-tre kile më të lehte në kandar. Eshtë e vertetë. Nuk gënjen. Nuk më vjen për duarsh kulinarija.

Në atë entuzizëm, kërkoi të mbushe mendjen, se ende nuk kemi parë gjë akoma.Do Zoti nuk del parashikimi I saj. Policët do na gjobisin, nëse tubi nuk tregon se kemi pirë drogë, se ndryshe nuk realizohet shitja e saj nga Rilandasit Ndonëse kaluam tërë atë tollovi, fëmijëve u raportuam se kaluam një ditë të veçantë.Besoj se edhe ju jeni të bindur, se u treguam të sinqertë me ata.Nga ajo ditë kam marrë vendim, për të mos i vënë më duart në timon , se policët janë bërë të veshtirë në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat