Poezi e lartësive mendore e së bukurës- “Ndalo’” Lulëjetë Dragidella

Kultura

Poezi e lartësive mendore e së bukurës- “Ndalo’” Lulëjetë Dragidella

Agim Desku Nga Agim Desku Më 29 prill 2022 Në ora: 20:38
Kopertina e librit

Duke lexuar librin ,,Ndalo’’ të autores Lulëjetë Dragidella,do të hasim në shumë pamje ,elemente ,e pse jo edhe situata që përkojnë ngjashëm me realitetin fillozofik të njeriut të sotëm dhe të nesërm.Duke e pasur parasysh këtë,ky është vizion qëndror i shprehur me figura të qëlluara dhe funksionale nga pena e krijueses Lulëjetë Dragidella ,veti e veçantë e të shkruarit ,jo të gjithë e kanë këtë talent të rrallë ,ku poetja këtë vëllim e ka qëndisur me një mjeshtri brenda një garniture estetike.Kjo formë e vargëzimit transmeton edhe konceptin bashkëkohor se shoqëria e jonë akoma ka përplot ndarje në qasje ,në ide ,në dashuri,në atdhedashuri ,në guximn ,në shprehje e në qëndrimin e saj rutinor.Pra kjo fillozofi e të krijuarit zbërthehet dhe shijohet edhe nga përmasat figurative që funksonalizohen me konceptin autorial të poetes Lulëljetë Dragidella.Andaj shpeshherë qasjet e saj janë jetësore ,plot shpresë ,saktë e pastër në vijat e të shprehurit poetik e vargëzues.Tematikat e interesimit letrar të krijueses Dragidella është e ngulitur në fillozofinë e kohës ,që edhe poetët e mëdhënj botëror do ia kishin lakmi për mënyrën e qasjes se shprehur përmes këtij vargëzimi poetik.Objekti i këtij libri krahas tematikës ,figurës e formës ka për si qëllim fokusimin e gjinisë së poetikës ,ku dalin në pah risitë,metodat novatore.

Në lexim të parë vargjet duket se lëvizin mes artistikes dhe realitetit .Fillimi i kësaj unaze poetike fillon me vargjet e poezisë,’’Ndalo botë’’si:

Ndalo o botë

E zhveshur

Nga raca ime

Ku asgje

Të moralshme

Nuk të lanë

-Poezia-Ndalo botë-

Një vargëzim real e më i drejtpërdrejtë,i cili shtresohet dhe funksionalizohet me sukses në figuracion poetik:

Ndalo vrapin

Dhe hapin

Mu në çast

Se dua të zbres

O përndryshe

Bëhem

Bashkëpuntore e tyre. Poezia-Ndalo botë-Është një ligjerim poetik në mënyrë bisedore ,madje edhe shpesh edhe rrëfimtare ,bëhet për të pasqyruar një gjendje të një kohe dhe të një hapësire artistike,por edhe reale.

Edhe në poezinë’’Hej’’duket se i aka aritur qëllimit të paraqitjes figurativisht jetës,problemeve,historisë ,si kolektivitet dhe si individualitet.Kjo mënyrë e rrëfimit poetik i binjakëzuar me lirizëm dhe me narracion.gërsheton frymëarrjen nëpër kohë dhe hapësirë dhe ligjeron:

Hej

jam unë

Të kujtohem?

Sigurisht që po

Jam unë

që përpëlitem në varr

Ku për një grindje

Për një mosmarrëveshje

Për një ego të lënduar

Për pesë minuta që s’mendove

Kishin mjaftu edhe dy

Por, jo

Egoja kishte me rëndësi

E ti, ma ndalove

rrahjen e zemrës

E unë, mbeta i vrari

Ndërsa ti

i vdekuri për së gjalli-Poezia-Hej-

Gjatë leximit të këtyre vargjeve na vie në mendje se poezia është një dritare ku shohim shtigje të shumta dhe përmes saj më mirë do ta njohim vetveten dhe poetja sërish na sjellë vargëzimin e bukur:

Dhe, jo vetëm kaq

Ti ma ndalove edhe diellin

me rrezet e tij

Qiellin me kaltërsinë e tij

Pranverën me lulet e saj

Ah, pranverën

që e doja shumë

Është stina ku mbushen vitet

Hej

Sa pranvera i mbushe ti?

Se të miat m`i ndalove

atë ditë

Atë ditë

ku unë mbeta i vrarë

E ti u bëre një vrastar –Poezia\Hej po aty-

Do ta njohim të bukurën që del nga shpirti poetik të Dragidella,dhe nuk është thënë kot se poezia është më mendore ,me një fuqi plot vlera se të gjitha të tjerat. Andaj,kështu ,mund të konstatohet se poetja në fjalë tani ka krijue individualitetin e vet letrar e poetik dhe është ndër krijueset më produktive dhe më dinamike në letërsinë bashkëkohore shqiptare,konstatim që rrjedh ,ngase vargjet e saj poetike kanë shtrirje nëpër dinamikën e kohës,situatës dhe treguesve ,duke marrë ngjyrë ,dinamikë,frymëzim,rrëfim dhe përjetime lirike të trajtave të bashkëdyzuara.Vetëm kështu lirizmi i poetes Dragidella ka ngrohtësi,është i kapshëm dhe përjetues,është shumë domethënës dhe ndjenjësor,përqafues i lezetshëm ,i ngrohtë që prek butësisht.Poezia e këtij vëllimi vjen me figura të ndryshme stilistike,që i hasim edhe të poetët tjerë.Poetja i shkruan këto vargje si vrojtuese e drejtëpërdrejtë e ngjarjeve të një realiteti të kohës .Poezia e kësaj natyre është një prurje efikase me nuance,domethënie dhe vlera të veçanta,pse jo edhe origjinale.K edhe motive e elemente të tjera në poetikën e kësaj vepre letrare të Lulëjetë Dragidelles.Madje secili motiv artistik është paksa specifik ,depërtues,trajtues dhe,madje pse jo,në disa momente edhe evidentues.Vrojtimet e këtilla përkojnë me motivin për të cilin shkruan autorja,sepse vetëm kështu ia arrin qëllimit që të sendërtoj synimin e kësaj forme përkushtuese të vargëzimit.Në këtë mënyrë lindin edhe poezitë përkushtuese,të cilave poetja ua kushton.Andaj me të drejtë themi se vëllimi poetik ,,Ndalo’’ është i pajisur me elemente të bollshme të ndërtimit të poezisë .

8 Mars 2022 Agim Desku

“Ndalo !” –Lulëljetë Dragidella Tigani

MALLËNGJIM JETE PËR QIELLIN E VENDLINDJES …

Letërsia shqipe ka fat që ruhet dhe merr begatim të mbarë gjithnjë më shpesh me gjeneratë krijuesish në gjithë hapësirën shqiptare, shtrirë në mërgatë.Autorësi të panumërt kemi në dëshmi, në këtë pikëpamje krijimtarie,cilitdo zhanër letrar. Jo rrallë ndodh të ngazëllehemi , që kur flasim për prirjet krijuese dhe mënyrën se si ato prirje mund të marrin frymëjetë në shijen e lexuesit.Pse jo dhe të zënë vend në rafte bibliotekash meritore.

Njëra ndër ta është dhe poetesha Luljetë Dragidella Tigani,me librin - Ndalo!,që vjen në frymëzim mërgate motivesh të larmishëm,me artikulim atdhè, nënë,Kosovë,flijim…etj. Edhe kjo si shumë të tjerë krijues, në mënyra dhe forma të ndryshme ka ndjekur dhe ka vëzhguar pulsimet e ngazëllimeve brendapërbrenda jetës, rritës dhe formimit të saj. Sidomos dhe vetë shoqërisë që e frymoi dhe e rrethon.

Secili prej nesh fiton ose trashëgon copën e vet të qiellit ,por copa më e mirë është ajo e qiellit mbi vendlindjen…disi më i kthjellti dhe më i buti.

Këtë e kupton vetëm atëherë kur shohim qiellin e huaj ,i mërolur,përplot rè, i përhimtë .Madje dhe kur dielli ndriçon ,edhe atëherë na vjen i

ftohtë. Në realitet në nënqiellin e tillë dhe është krijuar kjo vepër poezish …

E tërë kjo artikulohet te poezia… Ikë mërgimtar

Ikë ose ikë duke fluturuar

Në viset e tua

Shuaje etjen

Në t’tëndin krua

Tek ai krua

Që ta shuan mallin

Mallin dhe hallin

Mërgimtarë o flokëbardhë

Poezia Ikë mërgimtar

Kështu Lulëjetë Dragidella Tigani përshkruan jetën,mallëngjimin e mërgimtarit.Këtë largësi atdheu e vendlindjeje në rrjedhë ,jo rrallë dhe në lot,që i përzihen në një inspirim të përbashkët që e krijoi këtë libër.Dhe kjo s`është e tëra .Ky vëllim poezish flet për Lisin dhe Plisin, që artikulon gjatësi gjethimi dhe lashtësi bardhësie,simbolikë dhe krahasim shumë i fuqishëm me porosi etnie dhe kombi.Flet për tokën e arbërit Këtej e andej kufiri ,për Kullën dhe djemtë e saj rritur me Gjuhë perëndie …

Këto janë vargje që flitën dhe shijohen.Mbesin të shkruara si kujtesë në shoqërimin e mahnitshëm dhe mallëngjyes,larg gjinjve të lindjes.Libri është krijuar jo dhe aq spontanisht ,sikur dhe miqësia me tjerët.

Është një lloj udhëtimi nëpër kohë ,bota e brendshme është subjekt krijimi që kryhet në ambient, që sjell kujtesën e gjendjes së të humburit në kohë dhe hapësirë.Ka sinqeritet të çiltër dhe emocion mallëngjimi..

Në prekjen e brengave dhe të shqetësimeve te autores në këtë përmbledhje poezish,gjejmë arritje frymëzimesh e zotësi ,për t’i kapur disa prej tundimeve dhe shpërthimeve shpirtërore.Ajo ka hedhur dritë këshillimesh,porosish,flijimesh dhe lashtësie,pikërisht në frymim rrugës së etnisë. Zotërohet një gërshetim i traditës dhe i bashkëkohësisë.

Varg përkushtime, liri, pavarësi, paqe, dashuri, dije,trashëgimi…gjejmë në vargjet e poetes. Rrezatojnë vlera ngazëllimi krijues një gjuhë,një komb,një flamur …

Në gjithë vëllimin, autorët në qendër të trajtimit kanë atdheun të cilin dëshirojnë ta shohin të formuar, të arsimuar, të pajisur me virtyte dhe shprehi qëndrese,bese dhe flijimi.Atdheun me dhe për dije, që përfill të vërtetën kombëtare, të bukurën, njerëzoren, qe flet për gjyshin, për të ardhmen e ndritur e të lumtur.

Gjen sintezat e ideve të shfaqura në vargjet e vëllimit, sintezat e mendimit që vihen në funksion të edukimit, të arsimimit dhe të çështjeve sublime estetike. Bëhen pjesë organike të rrëfimit poetik, të jetës së njeriut të duhur për vete dhe të tjerë. Artikulimi i këtyre prirjeve, përkon në dihamën e sëcilës fjalë e varg te poetesha Lulëjetë, ku shpërndahet ngrohtësia e frymëzimeve në shtrirje motivesh të larmishëm. Poetja adresohet në identifikim me një forcë emocionesh njerëzore, atdhetarie.E po ashtu e veçuar si në një vlerë të madhe edukative dhe formuese. Ka aftësinë për të kuptuar dhe ndërvepruar në mënyrë efektive me të tjerët.

Ka ngapak ngjyrime depresive që sjellin mërzi ,që merr kuptimin e zymtësisë,pse jo dhe trishtimi. E kjo të vet poezia Ndalo, botë !,që identifikon dhe titullin e përmbledhjes. Flet për nënën,që e di zotëruese mbi tokë kundruall krahasimit me yje në qiell.Qielli ka yjet,toka ka nënën…Mbërthehet në heshtje në raste,por nuk ka durimin e pritjes dhe thërret tek poezia Kërkomë, kudo qoftë,kur ndjehesh i vetmuar.

Ku jam e ku s`jam - Se edhe nëse bota rrotullohet - Unë do vij - Edhe do rri.

Një përpëlitje mbërthyer, këtu në heshtjen e saj.Është brenda vetes dhe s’del dot prej saj.

Lulëjeta sigurisht që do jetë dëshmia e vazhdimësisë, që do flasë shumë ndër vite me vargjet e radhës , përmes frymëzimit shfaqur në rrugëtimë ndjenjash të qëndrueshme poetike. Brenda subjektivizmit e gjitha qëndisur me sinqeritetin e brishtë, ka arritur si zanafillë të na japë një tufë lirika të moshës dhe kohës, ku Ajo i hedh një shikim të kaluarës, duke udhëtuar nëpër kohët e dhembjes të cilat asnjëherë nuk iu ndanë njeriut që frymon shqip. Ajo ia del përmes metaforës së përjetimeve emocionale të botës përreth, ku dhe evidentohen fakte historie,te njerëzores dhe trashëgimie.

E shton këtë besim poetik Lulëjeta ,edhe të larmia e motiveve, momenteve poetike asosacioneve dhe situatave që kalojnë nga një stinë te tjetra.Nga një përjetim personal te një ngjarje e shoqërisë apo historisë që bëhet edhe personale kur përjetohet thellë.

Ajo vjen me stilin e saj të ndjeshëm, e plot muzikalitet. Lindur nga një motiv njerëzor, që ka hedhur shpresë në jetën e autores, për t’u rizgjuar në një tingëllim të ri…Që janë vërtet refleksione nga jeta e saj, që nga vendlindja e deri tek rrethanat e reja shoqëruar në jetë dhe formim të saj.

Mësojmë se pikërisht ky përkushtim krijues, jep të kuptohet se forca letrare e saj është në formim,çka dhe kërkon një përqasje meritore, që të zhvillohet synimi krijues deri në fund.Rrustem GËRGURI

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat