Arif Jahë Haxhija dhe momografitë e tij

Kultura

Arif Jahë Haxhija dhe momografitë e tij

Nga: Baki Ymeri Më: 2 qershor 2022 Në ora: 22:43
Kopertina

Monografia ësshtë një vepër e shkruar në të cilën zhvillohet një temë specifike e një fushe të caktuar. Ky tekst hetimor spikat për të ndjekur një urdhër, duke u përqëdruar në detajimin e secilit aspekt të përmbajtjes dhe ekspozimin e këndvështrimeve të ndryshme në mënyrë që të ketë thellësi dhe saktësi më të madhe. Tre monografitë e Zt. Arif Jahë Haxhija nga Gjermania synonjnë të paraqesin informacion mbi disa tema me interes familjar dhe kombëtar. Nga ana tjetër, në këtë larmi dokumentesh është e rëndësishme që autori ekspozon kontributin e tij dhe njohuritë personale për t'i dhënë veprës dinjitet, origjinalitet dhe personalitet.

Monografia është një studim shkencor, i gjerë e i hollësishëm, që trajton një çështje a një temë të veçantë. Monografia është një vepër e të shkruarit të specializuar, për dallim nga punimet referuese ose ekspozitave në një temë të vetme ose një aspekt të një teme, shpesh nga një autor ose artist i vetëm, dhe zakonisht në një temë studimore. Termi "monografi" rrjedh nga fjalët greke mono- (vetëm) dhe grafo (për të shkruar), që do të thotë "shkrim në një temë të vetme". Për dallim nga një libër shkollor, i cili vëzhgon gjendjen e njohurive në një fushë, qëllimi kryesor i një monografie është të paraqesë një hulumtim parësor dhe origjinal për të siguruar një besueshmëri të konstatuar.

Monografitë e Zt. Haxhija paraqesin tre studime të gjera dhe të hollësishme shkencore, që trajtojnë tre çështje dhe tre subjekte të veçanta, interesante dhe mbresëlënëse. Për këto arsye, botimi i monografive respektive vlerësohet si jetike për përparimin e karrierës në shumë disiplina akademike. Në katalogimin e bibliotekave, monografia ka një kuptim më të gjerë, atë të një botimi serial të plotë në një vëllim ose një numër të caktuar vëllimesh, kështu që ndryshon nga një botim serik siç është revista ose gazeta. Në këtë kontekst, vetëm librat siç janë romanet, konsiderohen monografi. Të destinuara për studiues të tjerë dhe të kërkuara kryesisht nga bibliotekat, monografitë në përgjithësi botohen si vëllime individuale.

Monografia „Botusha gjatë shekujve” (Gjakovë, 2019).

Në kuadrin e përmbjatjes kuptojmë se pas Parathënies pasojnë: Fshati Botushë, Pozita gjeografike, Sulli i Botushës, Reforma agrare-kolonizimi, Vrasja e kaçakëve, Divizioni Skenderbeg, Kuvendet, Kolektivizimi në vitin 1949, Aksioni i armëve, Aksioni familja mban familjen, Pajtimi i gjaqeve, Botushasit dhe rezistenca për demokraci, Organizimi i grupeve të para të armatosura, Luftimet në fillim të shekullit XX, Mobilizimi i të rinjve në LDB, Lufta e fundit 1998-1999 dhe pasojat, Fiset, vëllezërit dhe lagjet,Poezi dhe kushtuar heroit Jashar Salihu, Poezi dhe kushtuar Hamit Haxhisë, Literatura. Recenzent dhe korrektor: Prof. Agim Jaku. Autori nuk është fillestar në fushën e të shkruarit të librave. Ky është libri i rradhës që shënon një kontribut tjetër modest në pasurimin dhe ruajtjen e historisë sonë.

Lidhur me librin më të ri të autorit Arif Haxhija, mund të thuhet se është një libër dokumentar që hyn në kuadër të librave të historisë, dhe shërben si një doracak historik për ta njohur të kaluarën historike të fshatit Botushë, i cili, sipas autorit dhe literaturës që ka konsultuar, del se lokaliteti Botushë ka qenë i njohur dhe i shënuar në kristobulën e Manastirit të Deçanit në vitin 1330, në kartën e konteshës Milica të vitit 1397 dhe në defterët osmanë që nga viti 1485. Në vazhdim kuptojmë se duke u zdirgjur në vite e deri te vitet e zjarrta të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Botusha dhe botushasit nuk pushojnë së qeni pjesë aktive e historisë shqiptare, qoftë si pjesëmarrës në betejat e luftërat çlirimtare, qoftë si trima e personazh të këngëve epike dhe historike që i ka thurur këngëtari anonim, siç është kënga për Islom Agën, me titull “Islom Aga n’teqe t’shehit”, pjesëmarrës i luftës në kullën e Abdullah pashë Drenit, kundër dorëzimit Malit të Zi të viseve shqiptare të caktuar nga Kongresi i Berlinit, dhe kënga tjetër kushtuar Sulejman agë Botushës, Idriz Hoxhës e më të rinjve të kohëve më të reja.

Nga libri del më pah e vërteta se botushasit nuk janë pajtuar kurrë me asnjë nga sundimtarët e huaj, prandaj kanë qenë gjithmonë aktivë, në çdo kohë e pa marrë parasysh rrethanat e vështira dhe kushtet tejet mizore që kanë sunduar gjatë gjithë shekujve e deri në ditët e Luftës Çlirimtare të Kosovës, 1998-1999, ku botushasit nuk munguan të jenë pjesëtarë të denjë të kësaj lufte që i dha fund vuajtjeve dhe robërisë shumëshekullore të popullit shqiptar të Kosovës. Autori ka paraqitur në këtë libër dokumentar edhe prejardhjen dhe zhvillimet në familjet e botushasve, 5 ardhjet, lindjet, rritën, zhvillimin, shtrirjen në hapësirë e kohë dhe kontributin në të gjitha fazat e zhvillimeve historike, duke vazhduar me Luftën e Kaçakëve dhe mospajtimin me sundimin e ri të kralëve serbo-malazezë, luftën dhe rezistencën kundër grabitjes së tokave shqiptare nga kolonët serbo-malazezë deri në vitin 1941, kur disa nga botushasit e përqafojnë lëvizjen partizane e disa të tjerë radhiten në anën tjetër të luftës, duke u bërë pjesëtarë të divizionit SS “Skenderbeg”, pjesëtarët e të cilit divizion kishin vazhduar pa sukses rezistencën edhe pas përfundimit të LDB.

Autori i parathënies thekson se periudha pas Luftës së Dytë Botërore vazhdoi me rezistencë pasive dhe aktive të botushasve kundër vendosjes së pushtetit partizan dhe kundër masave që kishte marrë ky pushtet duke e varfëruar popullin përmes grabitjes së të gjitha rezervave të ushqimeve dhe më vonë kolektivizimin me dhunë. Por vuajtjet e mundimet e familjeve të botushasve nuk përfundojnë me kaq, sepse ato e vazhdojnë aktivitetin e tyre përmes organizatave klandestine dhe ishin pjesë e organizatës së madhe të shqiptarëve të Kosovës që po përpiqeshin të ndreqnin padrejtësitë, që u ishin bërë edhe pas mohimit të Rezolutës së Konferencës së Bujanit, për bashkimin e Kosovës me Atdheun amë, të ndarë padrejtësisht në tavolinat e pazareve politike, në Berlin, Londër e Paris.

Këtu është pasqyruar me vërtetësi dhe pa zmadhim e zbukurim të së vërtetës edhe periudha e 6 viteve tepër të rënda deri në vitin 1966, pas rënies së kriminelit Rankoviç dhe ndihmësve të tij, kur shqiptarët e Kosovës filluan të marrin frymë pak më lirisht. Periudha prej vitit 1981 e deri në qershor të vitit 1999, për familjet botushase ka qenë po aq e vështirë dhe e rëndë, me vrasje, vdekje të pashpjegueshme, me humbje të njerëzve të vet, shkaktar i të cilave ishte sundimi gjakatar serbo-malazez e jugosllav. Në këtë libër njihemi me jetën e familjeve botushase, me pasurinë, paraardhësit dhe pasardhësit e tyre deri në ditët e pjesëmarrjes aktive në Luftën Çlirimtare të Kosovës 1998-1999 dhe vazhdimin e jetës në ditët që i gëzojmë sot, të lirë nga dhuna e huaj, të patrazuar nga pushtuesit e deridjeshëm. Autorit i urojmë të na sjell edhe libra të tjerë, për personalitete të tjerë, për ngjarje dhe data të rëndësishme nga jeta dhe veprimtaria e botushasve.

“DRITAT E GJERDANIT TË LIRISË KOMBËTARE” (Prishtinë 2013)

Miku im i ndjerë, Halil Haxhosaj, poet dhe patriot, romansier dhe kritik letrar, thekson: “Monografia “Dritat e gjerdanit të lirisë kombëtare “ e autorit Arif Jahë Haxhija vjen para lexuesve me disa qasje interesante, jo vetëm për këtë familje dhe historinë e saj, por edhe për historiografinë e lokalitetit të fshatit Botushë të Rekës së Keqe të Gjakovës. Qasja e autorit për të shpaluar anët e historisë së kësaj familjeje, fillojnë që në shekullin e XIX më saktësisht dhe kurorëzohen në dekadën e fundit të këtij shekulli, pra të shekullit XXI. Duke u skalitur nëpër të gjitha këto nuanca dhe hallka të historisë së familjes Hoxha, Arif Haxhija shfrytëzon material të bollshëm, interesant, por edhe të rëndësishëm, sepse shtrihet në gjenezën e kësaj familje interesimi dhe qasja e penës së këtij autori. Duke bërë këtë shtirje të interesimit, mbase rrjedha artistike, por edhe ajo historike e kronologjisë shpaloset me radhë dhe në mënyrë serioze e graduale si në kohë edhe në hapësirë. Gërshetimi i kohës dhe hapësirës, veprës i dhurojnë edhe vlerën letrare të shkrimit siç është forma e monografisë.

Edhe kjo monografi e këtij autori hyn me sukses në mesin të tjerave që janë shkruar në të kaluarën, por sidomos pas luftës së fundit për luftëtarë, trima, hero e dëshmorë të UÇK-së si dhe për figura të tjera të ndritura të kombit tonë, për të cilat ishte e ndaluar të shkruhej në të kaluarën, pra në kohën e sistemit socialist vetëqeverisë. Edhe për disa personalitete të kësaj familje të njohur dhe të dëgjuar në trevën e Rekës së Keqe, por edhe më gjerë në Dukagjin, Malësi të Gjakovës e Drenicë e Anadrini, ishte e ndaluar, jo vetëm të shkruhej, por madje edhe të rrëfehej apo të mësohej për ta. Autori Arif Haxhija ndriçon aspekte, që janë interesante, jo vetëm për familjen Hoxha, por edhe për Botushën si vendbanim në përgjithësi. Ai shkruan për këtë lokalitet jo vetëm historikisht, por paraqet edhe pozitën gjeografike, zhvillimin ekonomik, pozitën strategjike të Botushës dhe rëndësinë e saj si lokalitet arkeologjik, duke përmendur disa toponime si Jerinën, Varret e Mëdha e të tjera. Edhe toponomastika e Botushës është paraqitur mirë dhe janë shpalosur anët e duhura. Të gjitha këto elemente dhe të tjera kurorëzohen me shpalosjen e vendosjes së shtëpive, ndarjes së Botushës në formë të lagjeve dhe vendosja e familjeve në to.

Autori në monografi paraqet historiografinë e familjes Hoxhaj, që nga i pari i saj Avdyl Hoxha e deri në ditët e sotme, duke e shpërfaqur këtë histori në formë monografike me ndriçimin e figurave më të njohura dhe më të dalluara që kanë bërë emër jo vetëm në historinë e familjes Hoxhaj, por edhe në historinë kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Prizrenit e deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së. Kjo shpërfaqje nuk është e ngurtësuar, madje as e shabllonizuar, por ajo gërshetohet më të gjitha ngjarjet e mëdha të Botushës, Kosovës dhe të Shqipërisë, sepse e tillë ishte edhe veprimtaria e burrave të kësaj familje. Kështu, rrjedha e ngjarjeve paraqet anët që janë gërshetim i tillë dhe janë bashkëdyzim i vendosjes së hallkës së historisë kombëtare, duke shpalosur hallkat e zhvillimit të saj nëpër kohë që nga e kaluara e deri në bashkëkohësi. Gërshetimet e këtilla, nuk kanë qëllime të ngritjes artificiale, madje as romantike e të pa dokumentuara të fakteve, por të gjitha këto frymojnë realisht e historikisht në formë të shkallëzimit kohor të gjeneratave. Dhe secila gjeneratë e kohë e kësaj historie të monografisë familjare ka individët e vet të dalluar, të cilët janë krenaria jo vetëm e familjes Hoxha, por edhe kombëtare, në tërësi. Andaj këta pjesëtarë të familjes Hoxha janë “Dritat e gjerdanit të lirisë kombëtare”, sepse me gjakun e tyre ndriçuan çdo hallkë të zhvillimit historik e kombëtar shqiptar. Kështu, kjo sintagmë tashmë suksesshëm shndërrohet edhe në titull të monografisë, sepse koordinohet mirë.

Arif Haxhija në veprën e vet ka qëllim të shtruarjes së historisë së familjes Hoxha, pjesëtar i së cilës është vet ai me vëllezërit e kushërirët e tij. Kjo paraqitje bëhet paralelisht me të gjitha format e gjeneratave që kanë përfaqësuesit e vet dhe veprat e 8tyre që përkojnë me historinë kombëtare shqiptare. Kështu personazhet e kësaj familje janë pjesëmarrës në luftërat e kohës së Lidhjes së Prizrenit, gjegjësisht të Gjakovës, kundër Mehmet Ali Pashë Maxharit në Gjakovë siç ishin Bajram Rrustemi dhe Islam Aga, të cilët në realitet kanë qenë vëllezër, por luftëtar në dy taborë. Figurat e njohura të kësaj familje janë edhe të tjerë në kohën e Lidhjes së Pejës, Mbledhjes te Verrat e Llukës, pavarësisë së Shqipërisë, kohës së sundimit të Ahmet Zogut, luftërave të Bajram Currit, Muharrem Bajraktarit, Demë Ali Pozharit, Metë Hoxhës e deri tek trimat dhe luftëtarët e UÇK-së në radhët e komandantëve Ramush Haradinaj, Sali Çeku e Agim Ramadani, e të tjerë. Figurat më të njohura të brezave janë: Islam Aga e Bajram Rrustemi, Mon Galuc Hoxha, Idriz Hoxha, Mulla Sahiti, Dinë Hoxha, Mustafë e Hasan Hoxha, Isa Hoxha, Osman Salihi, Mahmut Zajmi Mulla Ilmija, Ali Zajmi Dervish Rasimi, Zenun Alija, Shaban Hoxha, Jahë Arifi, Hamit Haxhija, Jashar Salihu, Hajdar Salihu, e të tjerë.

Të gjithë këta, por edhe disa të tjerë janë figura që kanë bërë emër, sepse gjaku i tyre dhe veprimtaria prej patriotëve e luftëtarëve vërtet janë drita që shkëlqejnë në gjerdanin e lirisë kombëtare. Në këtë mes hyjnë edhe luftëtarët e UÇK-së të kësaj familje që ishin pjesëmarrës dhe luftëtarë trima në disa beteja jo vetëm të kësaj treve, por pothuaj se në tërë Kosovën e më gjerë. Pjesë e veçantë dhe interesante e kësaj vepre të këtij autori është paraqitja e gjenezës së familjes Hoxha që nga origjina e saj e deri në ditët e sotme. Kjo është hallka më domethënëse, sepse shpaloset edhe qëllimi i autorit Arif Haxhija i cili në “Parathënie”, në mes të tjerash shkruan:

“Andaj, i hyra kësaj pune, duke e njohur parimin se historinë duhet shkruar vet, e jo ta shkruajnë të tjetër. Po ashtu ky libër e ka vlerën dhe rëndësinë për këtë familje dhe brezave të saj sepse, siç shihet dhe dihet, disa familjarë të degëve të saj kanë tashmë disa mbiemra, si: Haxhija, Zajmi, Salihi, Alija, Isufi, Avdyli, e madje janë të shpërngulur nga trojet e tyre tradicionale të Botushës dhe jetojnë në anë të ndryshme të Kosovës, madje edhe në diasporë si mërgimtarë. Ky libër do t’iu ndihmojë brezave të kësaj familje që ta njohin vetveten, brezat dhe trungun familjar dhe do t’u ndihmojë që të mos ndodhin martesa nga trungu i familjes së madhe Hoxhaj. Dhe besoj se kësaj ia kam arritur”.

Pra, ky është synimi dhe qëllimi i këtij autori, i cili e sendërtoi me sukses dhe në mënyrë efikase, pa zmadhime, teprime apo qasje të tjera. Dhe ky synim tashmë gërshetohet mirë dhe suksesshëm me të gjitha anët dhe aspiratat e tjera të kësaj vepre monografike familjare. Kjo vepër është një bazë reale, madje edhe dokumentare e historike që shërben për të shkruar edhe monografi të tjera e sidomos individuale për figurat e ndritura të familjes Hoxha. Këtu do t’i gjejnë elementet e para, pse jo edhe inspirimet që janë kushte parësore për të shkruar vepra të tilla. Monografia është e pasuruar edhe me dokumente, fotografi, aktakuza, vendime gjyqësore, por edhe këngë popullore e poezi përkushtuese për burrat trima të familjes Hoxha. Monografia e autorit Arif Haxhija me titull “Dritat e gjerdanit të lirisë kombëtare” ka edhe elemente dhe vlera të tjera, të cilat do të hetohen, pse jo e do të shijohen në të ardhmen, sepse është një pasuri dhe vlerë për të gjitha gjeneratat, madje anëtarët e sotëm të kësaj familje kudo që ata janë dhe kudo që punojnë e jetojnë. Njëherit është pasuri edhe për bibliotekat e anëtarëve të kësaj familje në njërën anë, por edhe të bibliotekave në përgjithësi.

TRIMAT E BOTUSHËS

T’dillën natje n’tre sahati

T‟dillën natje n‟tre sahati

Ranë Serbia e Karadaki

Krejt Botushën flakë e kalli

E ka kallë e ka shkrumue

Topat sipri ja ka l‟shue

Zenel Ademi letra ka shkrue

Babës Mret ja ka çue

Edhe pun‟t ja ka kallxue

Baba Mret i ka dredhë fjalë

Si n‟koftë jeta për me ardhë

Krejt Botushën e baj t‟parë

Zenel Ademin e boj çatip

12 shkije kokan shkrue

Se n‟Botushë po dojnë me shkue

Se n‟Botushë kur jonë hi

Hasan Aga o‟dalë po u prinë

N‟kullë t‟veten i ka shti

Pite e pula i kanë lypë

Pite e pula u paska çitë

Gra e çika s‟sobë i kanë lypë

Hasan Aga o‟ çue n‟guj

Koka dalë nëpër katund

Ore shokë me m‟nigue

Çeta shkije gjallë mos mej l‟shue

Aty shok‟t janë betue

Se asnjë t‟gjallë s‟kemi m‟i l‟shue

Edhe pushkën jau kanë lëshue 66

Dhetë të dekun e njo varrue

Njoni i mshefun ish konë p‟shtue.

E tregoi: Tahir Zajmi

E KAM DASHTË DHE PRAPË E DUE

Vij nga vendi që e deshta

Ku shtrëgjyshërit kanë jetue

E lash vendin ku qava e qesha

E kam dashtë dhe prapë e due

Lash shqiponjën në fluturim

Fusha e male ku jam gëzua

Lash Botushën vendin tim

E kam dashtë dhe prapë e due

E lash këngën me hare

Erdha këtu për me vajtue

E lash të shtrenjtin tim atdhe

E kam dashtë dhe prapë e due

Zemra m‟digjet kur t‟kujtoj

E gjithmonë kam me t‟kujtue

Në liri të të vështroj

E kam dashtë dhe prapë e due.

(Haxhi Haxhija jeton me familje dhe punon edhe sot në Suedi.)

HAMIT HAXHIJA (05. 01. 1955 – 11. 07. 1990)

Hamit Haxhija u lind në fshatin Botushë, më 05. 01. 1955 në familjen e njohur Hoxha të Jahë Arifit. Shkollën fillore e kreu në Molliq, ndërsa të mesmen e kreu në Gjimnazin ushtarak në Beograd si nxënës i gjeneratës së parë ku ishin të regjistruar edhe shqiptarët. Akademinë Ushtarake e filloi dhe e vazhdoi dy vjet në Beograd, ndërsa dy vjetet e fundit në Banja Lluka të Bosnjës e Hercegovinës. Hamiti kishte dëshirë ta kryente Akademinë për pilot, por nuk iu bë e mundshme nga organet gjegjëse ushtarake. Kur ishte i ri shpesh u fliste shokëve të vet se dëshira e tij e flakët ishte të regjistrohej në Akademinë e Aviacionit dhe donte të ishte i pari shqiptar jashtë trojeve etnike të bëhej pilot. Por kjo dëshirë kurrë nuk iu plotësua, sepse padronët e kuq të Armatës së Jugosllavisë nuk lejonin një shqiptar në komandat e Mig-eve. Më në fund e kreu Akademinë ushtarake në drejtimin e blindave dhe doli oficer i APJ-së në njësitin tankist.

Këtu fillojnë të duken haptazi elementet antishqiptarë në radhët e hierarkisë ushtarake, por edhe në mesin e ushtarëve në çdo hap dhe dita-ditës viheshin kurthe të ndryshme kundër çdo ushtari e oficeri shqiptar pa dallime të gradës ushtarake. Pas kryerjes së Akademisë mori gradën e oficerit nëntoger dhe arriti deri në gradën e oficerit kapiten i klasës së parë. Si oficer ka shërbyer kryesisht në Garnizonin Ushtarak të Nishit si komandant dhe udhëheqës ushtarak. Gjatë shërbimit si oficer ka mbajtur gjithmonë qëndrimin e vet kombëtar, sepse e kishte të skalitur qysh herët nga paraardhësit e familjes së tij të njohur Hoxha nga Botusha. Andaj shpesh vepronte në këtë aspekt me gjeturi e maturi, sepse ishin të rrezikshme dhe tejet të vështira ato kohëra për shqiptarët. Por, Hamiti me zgjuarsi dhe përgatitje të madhe profesionale, ishte i dalluar dhe syçelë.

Hamit Haxhija, edhe pse ishte oficer i APJ-së, u fejua dhe u martua me një vajzë shqiptare të familjes Asllani nga fshati Devë afër Gjakovës edhe përkundër mospajtimit të udhëheqësve e oficerëve të APJ-së, të cilët donin që ai të martohej me ndonjë vajzë serbe. Hamiti nuk u pajtua me këtë gjë kurrën e kurrës. Ishte i dashur për familjarët: nënën, vëllezërit, motrat, kushërinjtë, por edhe për të gjithë miqtë dhe ata që e njihnin. Këtë dashuri ai e ka shprehur gjithmonë pa hezitim dhe pa mëdyshje. Anëtarët e familjes i ka konsideruar gjithmonë pasurinë më të madhe familjare. Këtu, pas vitit 1981 situata në Kosovë nisi të merrte kahe tjetër. Në shuarjen e demonstratave morën pjesë, përveç policisë edhe pjesëtarët e Armatës Jugosllave. Shumë djem shqiptarë që ishin ushtarë të APJ-së, u vranë në forma të ndryshme dhe u sollën në arkivole. Madje disa të tjerë u dënuan, duke i akuzuar se po veprojnë ilegalisht në grupe antishtetërore dhe antisocializmit vetëqeverisës të RSF të Jugosllavisë.

Si oficer ushtarak qëndroi e punoi në Garnizonin e Nishit deri në vitin 1981. Në këtë vit, Divizioni ushtarak i Nishit dërgohet në Kosovë për t’i qetësuar demonstratat dhe demonstruesit shqiptarë. Hamit Haxhija revoltohet dhe reagon kundër këtyre padrejtësive për mënyrën dhe masat barbare që merreshin kundër popullatës shqiptare. Mu për këtë menjëherë e tërhoqën nga njësitet tankiste, duke ia kurdisur shumë shantazhe dhe kurthe. Në vargun e dëshmive për ta mposhtur moralisht, urrejtja arrihet kur deklaroi se L. V. ka vrarë ushtarin shqiptar, L. V., dhe ka plagosur poashtu dy ushtarë të tjerë shqiptarë. Pasi që dy vëllezërit e Hamitit, Arifi dhe Haxhija ishin në burg të dënuar si irredentistë e armiq të Jugosllavisë, organet e Armatës e përcillnin dhe shpesh e ftonin që të distancohet nga qëndrimet e vëllezërve. Ndërsa ai deklaroi: “Ata i kam vëllezër nga nëna e babai dhe kurrsesi nuk e bëj këtë gjë. Për veprën që e kanë bërë ata do të përgjigjen para gjykatës, ndërsa unë nuk dua të bëhen kurrsesi gjykatës i tyre. Ata edhe të tillë janë vëllezërit e mi”.

Kjo deklaratë dhe disa qëndrime të Hamit Haxhisë ranë në sy dhe u konsideruan jo të mira nga organet hetuese të APJ-së. Madje ky oficer nuk u distancua kurrë haptas as kundër demonstratave të studentëve të vitit 1981 dhe as kundër grevës së mitarëve të “Trepçës”. Unë, vëllai i tij Arifi, deklaroj se Hamiti krenohej me protestat e popullit, të punëtorëve e të tjerëve në fund të viteve të tetëdhjeta dhe në fillim të nëntëdhjetave, që bëheshin kundër pushtetit antishqiptar të klikës së Milosheviqit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Njëherë kishte ardhur në vizitë familjes në Botushë. Kur u nis për të shkuar në Garnizonin e Nishit ku punonte, në Gjakovë pau kolona të gjata të njerëzve, të cilët shkonin këmbë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me minatorët dhe me të tjerë. Masa që marshonte drejt Prishtinës kishte një organizim të mirë dhe dinjitoz. Duke e parë këtë, Hamiti deklaroi: “Shiko, vëlla, këtë turmë kaq të madhe që është duke marshuar drejt Prishtinës! Duhet pasur lakmi për këtë organizim kaq të mirë dhe për këtë disiplinë kaq në nivel. Më beso se po ua kam lakmi, sepse një disiplinë të tillë nuk e kanë as organet e armatës!. Me këtë disiplinë dhe organizim të këtillë kjo masë e popullit është në gjendje për të rrëzuar edhe pushtetin e shtetin!”, më tha vëllai i im, Hamit Haxhija, në Gjakovë.

Qëndrimet e Hamitit dita-ditës merrnin drejtim kombëtar dhe patriotik. Ai shpesh vinte në vizitë në Botushë dhe e vështronte, por edhe e analizonte situatën. Kënaqej me bashkimin dhe solidarizimin e popullit shqiptar të Kosovës në atë kohë dhe në atë hapësirë. Vizioni i tij për fitore të lirisë së Kosovës ishte real e gjithmonë i kapshëm dhe efektiv. Këto aktivitete të këtij oficeri ushtarak i trajtoi edhe shkrimtari i njohur nga Botusha, Hajdar Salihu, në romanin e tij “Stina e mjegullës” në të cilin figurativisht trajtohet situata dhe ngjarjet e asaj kohe. Pra, Hamit Haxhija në një farë mënyre është personazh i kësaj vepre të këtij shkrimtari. Sa herë që kthehej në Botushë për pushime, gjithmonë rrinte pa uniformën ushtarake, por në tesha të zakonshme, madje edhe popullore. Në kokë mbante plisin e bardhë, këtë simbol të kombit tonë të urryer nga armiqtë tanë. Me dashuri të madhe i ndoqi traditat kombëtare shqiptare, duke marrë pjesë në dasma, gazmende, por edhe në mort.

Të gjitha këto qëndrime të Hamit Haxhisë ishin të njohura në rrethin ku jetonte dhe punonte si oficer i APJ-së në Nish, jo vetëm për ushtarët shqiptarë, por edhe për eprorët dhe agjentët e ushtrisë së asaj kohe. Se Hamiti vepronte në drejtim të emancipimit të forcave liridashëse shqiptare me të cilat kishte kontakt, e vërteton fakti se nuk mbërrini në gradime të larta ushtarake edhe pse kishte njohuri dhe përvojë të madhe profesionale dhe ua kalonte të gjithë oficerëve në kazermën e Nishit, por edhe më gjerë. Këtë e dëshmojnë edhe sot disa nga ushtarët e tij si dhe shumë njerëz që e njihnin Hamitin. Në biseda që rrëfejnë ushtarët e tij të viteve të tetëdhjeta të shekullit të XX, shihet qartë se ai ishte i persekutuar në aspektin profesionale ushtarak, por edhe civil e privat. Gjatë këtyre viteve që punonte epror me uniformë, nuk ngurroi që haptas e me të gjitha mundësitë që kishte t’i mbrojë ushtarët e tij nga çdo gjë e keqe që iu gatuhej nga dora e egër nacionaliste serbosllave.

Hamiti u helmua dhe kështu patjetër iu dashtë të shtrohej në spitalin e Nishit, sepse sëmurja e kishte rënduar, por mjekët nuk tregonin interesim për shërimin e tij. Kur gjendja shëndetësore iu keqësua tej mase, e dërguan në Spitalin e njohur ushtarak në Beograd, në VMA, (Akadamia e medicinës ushtarake). Për ngjarjen e mëtejmë çka ndodhi dhe si u bë, rrëfej në deklaratën time, sepse isha i pranishëm. “Pasi që kishin kaluar shumë ditë që nuk kishim komunikuar me Hamitin, e kisha drojën së mos i ka ngjarë diçka. Edhe pse ishte ditë vere e punët ishin në kulm, shkova në Gjakovë dhe i telefonova. U paraqit gruaja e tij, e cila menjëherë më tha se Hamiti është i shtruar në spitalin e Nishit. Të nesërmen, më 03. 07. 1990. u nisa për të shkuar në Nish. Me të hyrë në banesën e tij e takova gruan e Hamitit të pikëlluar dhe me lot në sy. Ajo më tregoi se atë e kishin dërguar në Spitalin e njohur ushtarak në Beograd. Bashkë me gruan e tij menjëherë u nisëm dhe shkuam në Beograd në spital dhe kërkuam ta vizitojmë. Na u lejua vizita edhe pse ishte i shtruar në Shërbimin intensiv, në dhomë të posaçme, me diagnozë: “Helmin i rëndë” (Tesko otrovanje). Gjendja shëndetësore e Hamitit ishte tepër e rëndë dhe pasi që nuk përmirësohej, ne kërkuam për ta dërguar në shërim të mëtejshëm në ndonjë qendër spitalore të shteteve të Evropës, jashtë vendit. Kjo gjë na është refuzuar kategorikisht, ngase mjekët thoshin se Spitali i Akademisë të Mjekësisë Ushtarake të Beogradit, është me renome jo vetëm evropiane, por edhe botërore.

Pastaj, qëndruam pranë Hamitit të sëmurë deri në mëngjesin e hershëm të datës 11. 07. 1990, kur ai ndërroi jetë dhe vdiq. Pas vdekjes e kam lajmëruar urgjentisht me telefon familjen time në Botushë. Ata u pikëlluan shumë dhe sipas traditës u tubuan për të organizuar sa më mirë dhe denjësisht ceremoninë e varrimit dhe të pamjes për ngushëllime. Pas pak na ka thirrur në telefon, Hajdar Salihu, i cila na tha se kishin qenë aty dy oficerë ushtarakë, të cilët ishin interesuar për organizimin e ceremonisë së varrimit të Hamitit sipas mënyrës ushtarake të APJ-së. Por familjarët njëzëri kishin deklaruar se atë do ta varrosin sipas traditave të shenjta kombëtare shqiptare. Menjëherë jam interesuar që të rregullohen sa më shpejt dokumentet dhe ta marrim kufomën e Hamitit për ta nisur që ta varrosim në Botushë, e jo në varrezat ushtarake apo të tjera në Beograd apo Nish. Për t’i marrë dokumentet shkova në komandën ushtarake të APJ-së në Beograd dhe kërkova që të lejohet varrimi i Hamitit në vendlindjen e tij në Botushë, sipas traditës familjare. Oficeri përgjegjës u pajtua dhe tha se edhe sipas ligjit ushtarak të APJ-së është e lejueshme kjo gjë.

U LINDE E U RRITE NË MITE LEGJENDASH

(Ali Geci: Hamit Jahë Haxhija)

U linde e u rrite

Në Botushën e Gjakovës

Fshat i Rekës së Keqe 156

Rrëzë Bjeshkëve të Shkëlzenit

I Kuvendit të Lezhës

I Lidhjes së Prizrenit

Në mitin e legjendës

U njohe me grykën e pushkës

Këtu ku kanë lindur Idriz Hoxha

E Agai i Botushës

Këtë truall shtatë krajli

Shpesh e kanë mësyrë

Janë ndeshur në Arif Haxhinë1

1 Emri i gjyshit

Dhe Çetën e tij

Që dhjetë xhandarë

Ia pat prerë Krajlisë

Dhe togerin ogurzi

Këtu kishte amel pushka

Pena e fjala

Këtu u rrit Jashar Salihu

Këtu u rrit Hamit Jaha

Të pandarë që në fëmijëri

Që tri gjenerata

Me krajl e mbret luftove

O Hamit Jaha

Në Qershor 157

Me njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë

Lubiçiqi e Graqanini

Deponuan dosjet e tua

Të privuan nga jeta

Të vranë në pusi

Siç e kanë zakon

Asht mish e gjak

T‟i helmuan

Por nuk të gjunjëzuan

Grada e akademisë

T‟u shndërrua në simbol kombi

Arit Skënderbeian

Ja dhurove një busull

Orientimi

Në garnizonin famëkeq të Nishit

Zgërdhiheshin çetnikët

Imazhi serbosllav

Ngreh dolli kushtrimi

Kështu thoshte gjenerata

Ku ra Hamit Haxhija

Kështu thoshte historia

Sa herë që e lëvdonte

Vajtonte qeshte e qante

Si fëmija

Sot nesër apo pasnesër

Sado që të jetë vonë 158

Një ditë

Të zgjon historia

Heroizmi i yt këmbëngulës

Rilind mbi Kosovë

Mbi supet tua

Shtrihet pavarësia

O gurthemel i shtetit tonë

Tri vajzat e tua

Në fëmijëri

Që i le pas veti

I përcjell mesazhi yt

I përcjell amaneti

Pranë veprës tënde

Qëndrojnë si piramidë

Kur ike në atë botë

I le të vockëla

Të lidhura dora dorës

Valentina Nora e Mimoza

Këto tri motra

Të fisit komb

Jubiletë t‟i kremtojnë

(Deçan, 06. 04. 2011.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat