Kompozitori Cesk Zadeja dhe ish-studenti i tij akademiku Tole, në filozofinë e Carls Ives!

Kultura

Kompozitori Cesk Zadeja dhe ish-studenti i tij akademiku Tole, në filozofinë e Carls Ives!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:56
Qamil Gjyrezi

Kompozitori Cesk Zadeja dhe ish-studenti i tij akademiku Vaso Tole, krahas krijimit të muzikës, kanë drejtuar edhe institucine të rëndësishme të artit dhe muzikës dhe trashigimisë kulturore deri në nivel ministrorë. Por me një ndryshim! Cesk Zadeja ka drejtuar këta institucine para viteve 90-të, kurse Vaso Tole mbas viteve 90-të. Në të gjithë indjen ish-komuniste ka patur personalitete artistësh që kanë drejtuar institucine të muzikës, por Shqipëria ka qenë një model i vecantë, prandaj është dashur edhe një mënyrë e vecantë për të raujtur  traditën kombëtare të mzuikës sonë, larg ideologjisë së kohës. Por unë mendoj se një model unik i “art-politikës” ka qenë  Charles Ives një nga kompozitorët e parë amerikan me famë ndërkombëtare.

Një prej veprave të tija të publicistikës ishte edhe “Art-politika”, ku ishte i pari artist, kompozitor që propozoi që muzika të kishte një nen në Kushtetutën amerikane me termin “The importance of music”, Rëndësia e muzikës. Muzika ka nevojë për mbështetje financiare, ligjore, politike, studimore shkencore,  shoqërore mbi të gjitha njerëzore. Muzika është art, si të gjitha artet e tjera, por muzikologjia, dija mbi muzikën i jep muzikës dimensionin shkencorë si disipline, i përjetëson veprën e muzikës. Arti dhe politika kanë një lidhje të vecantë. Shumë artistë në etapa të ndryshme të historisë kanë patur “lidhje” të detyruar me politikën, por ata nuk i kanë shërbyer ideologjive dhe diktaturave, por me inteligjencë janë perpjekur per ti shërbyer artit, muzikës dhe rëndësisë së saj në një shoqëri dhe kulturë të caktuar. Një prej këtyre personaliteteve ka qenë edhe kompozitori i madh Cesk Zadeja që me kontributin e tij intelektual dhe artistik është një personalitet unik në historinë e muzikës shqiptare që hodhi themelet e shkollës kombëtare të saj. Zadeja jo vetëm që hodhi themelet e shkollës kombëtare, por edhe ka shkruar kritikë për muzikën dhe zhvillimin e saj.

Studimet dhe artikujt publicistikë dhe shkrimet për muzikën të Zadejës, me themel krijimin, kompozimin e saj, kanë ndikuar në zhvillimet muzikologjike në Shqipëri. Në këtë kontekst katalogu i krijimtarisë muzikore të Zadejës përmban listën e plotë të krijimtarisë, vitin e krijimit, të interpretimit dhe të regjistrimit. Katalogu on-line ndahet sipas viteve dhe për veprat më kryesore do të ketë analizë më të hollësishme. Ky aktivitet fokusohet në hartimin për herë të parë të një katalogu të plotë të krijimtarisë muzikore të kompozitorit Çesk Zadeja, prej vitit 1956, kohë kur ai përfundoi studimet në konservatorin Çajkovski në Moskë, e deri në fund të jetës së tij në vitin 1997. Synohet dokumentimi i hollësishëm i gjithë krijimtarisë muzikore të Zadejës, e nga ana tjetër analizimi i veprave kryesore të tij, të atyre që formësuan gjuhën kombëtare të muzikës sonë. Kurse Bibligrafia e publikimeve të Zadejës, përmban shkrimet dhe kontributet muzikologjike të Zadejës në vitet (1956-1997), e gjithashtu, të gjitha ato shkrime të cilat kanë për objekt personalitetin e Zadejës dhe krijimtarinë e tij të shumëanshme. Bibliografia përmban të dhëna të plota sa i përket autorit, titullit, organit dhe vendit ku është publikuar duke bërë kështu dokumentimin e hollësishëm të gjithë aktivtetit të tij muzikologjik, në shtypin e përditshëm e atë profesional (Akademia e artit dhe trashigimisë Odea).

Në kuadër të 95-vjetorit të lindjes dhe 25-vjetorit të ndarjes nga jeta të Çesk Zadesë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizuan përurimin e librit “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare” (Jeta dhe vepra) me autor akademiku Vasil S. Tole. Akademiku Vaso Tole në këtë biografi klasike e llojit ku gërshetohen në mënyrë të harmonishme informacionet dhe dokumentet sa i përket dhe jetës personale të kompozitorit, familjare, shoqërore, etj, me kontributet e tij artistike të kompozitorit Cesk Zadeja, e trajton me fakte që kompozitori Cesk Zadeja nuk i ka shërbyer ideologjisë, pavarësisht ish-diktaturës por artit muzikorë, muzikës shqiptare, tabanit kmbëtarë të të gjitha zhanrreve muzikore. Cesk Zadeja duke qenë edhe drejtues artistik i shumë aktivitete dhe institucioneve kombëtare i ka shërbyer artit të muzikës, zhvillimit të muzikës, problematikave ligjore për kohën dhe në mënyrë të vecantë shkollës kombëtare dhe artit kombëtarë. Me të njëjtin metodë por në një periudhë tjetër punon dhe studion akademiku Vaso Tole.

Punët, studimet e Toles kanë vlera akademike dhe muzika, krijimtaria e Vaso Toles ka një vend të rëndësishëm aktualisht në artin tone kombëtarë muzikorë. Edhe akademiku Vaso Tole ka drejtuar institucione të rëndësishme kombëtare, në punën e tij është shquar për profesionalizëm dhe indentitet dhe qëndrime të qarta në favor të kulturës kombëtare dhe zhvillimit të saj, nëpërmjet menaxhimit dhe ligjeve në favor të artit muzikorë. Të dy këta personalitete të artit muzikorë kompozitorin e madh Cesk Zadeja dhe akademikun Tole i krahasova me kompozitorin amerikan Carls Ives, mbasi në punën e tyre artistike dhe drejtuese kanë punuar me shumë përkushtim për ti dhënë rëndësi artit të muzikës, pavarësisht sistemit politik dhe mbas viteve 90-të ndryshimit të qeverive aktualisht të majta apo të djathta. Ky botim akademik për kompozitorin e madh Cesk Zadeja vjen në një moment shumë të rëndësishëm kur muzika kërkon një vemendje të vecantë si art dhe për edukim në një shoqëri të botës virtuale, ku kërkohet një vëmendje e vecantë për muzikën nga institucionet drejtuese, qeveria dhe qëndrat e studimit të kësaj fushe, për mbështetje në të gjitha planet. Si përfundim kompozitori Cesk Zadeja dhe ish-studenti i tij akademiku Tole, në punën e tyre krahas krijimit dhe promovimit të artit muzikorë, botimeve publicistike muzikologjike sic është edhe botimi i akademikut Vaso Tole, për kompozitorin Cesk Zadeja, kanë drejtuar gjithashtu institucione të artit dhe kulturës. Filozofia e tyre bazë ka qenë dhe vazhdon të jetë, ruajtja e dimensionit artistik dhe kombëtarë të muzikës. 

Zadeja dhe Tole janë përfaqësuesit tipik të art-politikës shqiptare, në favor të artit muzikore duke ndjekur filozofinë e kompozitorit amerikan Carls Ives dhe përfaqësuesve të tjerë, kompozitorë dhe drejtues të kulturave europiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat