Reformat në perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876), një libër kapital i historiografisë kombëtare

Kultura

Reformat në perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876), një libër kapital i historiografisë kombëtare

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 14 qershor 2022 Në ora: 11:33
Ibrahim Gashi

Prof. dr. Ibrahim Gashi, figurë akademike në fushën e shkencave historike, politike e diplomatike, me karrierë të shkëlqyer në mësimdhënie dhe në kërkime e hulumtime shkencore dhe me një veprimtari të pasur botuese në historiografinë kombëtare.

Po ashtu ka hartuar dhe botuar tekste universitar për studentet e historisë dhe të shkencave politike.

Sot, është profesor i rregullt në fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Departamentin e Historisë dhe Shkencave politike, ai vazhdimisht është zgjedhur në nivelet drejtuese të Universitetit si, shef i Departamentit të Shkencave politike, anëtar i Këshillit Drejtues dhe zëdhënës i Universitetit të Prishtinës si dhe në nivelin më të lartë drejtuese Rektor i Universitetit të Prishtinës, për tetë vite me radhë ishte bashkëpunëtor kërkimor në disa universitete të Evropës dhe të SHBA-së.

Është autor dhe bashkautor i një veprimtarie të pasur krijuese e botuese në fushën e historisë dhe diplomacisë në revistat me kredibile shkencore, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Pra, prof. dr. Ibrahim Gashi, është një ndër emrat më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare dhe asaj rajonale, i cili një jetë të tërë ia kushtoi krijimtarisë shkencore, duke hulumtuar dokumente të shkruara e arkivore për ndriçimin e ngjarjeve historike të historiografisë shqiptare.

Profesor Gashi, ka dhënë një kontribut të çmuar dhe shumë kompleks edhe në jetën politike e diplomatike të Kosovës, ai pasi fitoj votën e elektoratit kosovar, u bë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e më pas Kuvendi e zgjodhi nënkryetar të Kuvendit. Pasi u vlerësuar puna dhe veprimtaria atdhetare e tij, si profesor universitar dhe njohës i mirë i rrethanave politike e diplomatike në Republikën e Kosovës, atij ju besua pozita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, i cili e përfaqësoi Kosovën dinjiteshëm në arenën ndërkombëtare.

Si profesor universitar, i motivuar nga studentët e Departamentit të Historisë por edhe për krijimtarinë shkencore e hulumtuese, i rrekët punës për ta shkruar një studim monografik të titulluar, “Reformat në perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”, ngase studentët e këtij Departamenti kishin nevojën për një studimi të tillë përmbledhës mbi zhvillimet e periudhës fillestare të Rilindjes sonë kombëtare.

Libri përbehet nga pesë kapituj, Parathënia, Hyrja dhe Përfundimet.

Prapambetja ekonomike-shoqërore dhe kryengritjet e popujve të nënshtruar e dobësuan Perandorinë Osmane aq shumë sa që Cari rus Nikollai i I-rë e quajti Perandorinë Osmane si “I sëmuri i Bosforit”, deri sa në Evropën Perëndimore po zhvillohej revolucioni industrial dhe ngritja ekonomike në të gjitha fushatë e jetës ekonomike.

Turqia e ndodhur në gjendje të vështirë si në politikën e brendshme dhe të jashtme e detyroi vezirin e madh Mustafa Reshit Pashën, për ti zbutur marrëdhëniet e acaruara me popullsinë e krishterë dhe për ti ikur ndërhyrjes ruse, e cila ishte e nxitur edhe nga Franca dhe Anglia, bëri përpjekje ta rimëkëmbë Perandorinë me anë të reformave, por në fakt ato ishin gjysmë reforma.

Për këto reforma autori, me të drejtë konstaton se “lidership osman i takon reformës në sensin “të sjellim të renë, duke e ruajtur të vjetrën”, e frenuan modernizimin e njëmend të perandorisë, duke i humbur gjysmën e zotërimeve të saj, përfshirë edhe ato ballkanike”.

Andaj studimi monografik “Reformat në perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”, të autorit prof. dr. Ibrahim Gashit, është një studim i mirëfilltë për tre sulltanët reformator osman, Selimit të III-të (1789-1807), Mahmutit të II-të (1808-1839) dhe Abdylmexhitit 1839-1861), ku autori me një mjeshtëri të rrallë dhe profesionalizëm akademik shtjellon periudhën e reformave osmane, Nizami Xhedid dhe të Tanzimatit-Tanzimat-i hajrie (reformat e lumtura, dobiprurëse).

Autori, gjithashtu ka analizuar edhe rrethanat e Shqipërisë se okupuar nga Perandoria Osmane si dhe reagimin e masave popullore shqiptare kundër reformave centralizuese turke, të cilat u bënë shkak i një varg kryengritjesh të armatosura. Ku Këto reforma atdhetari Sami Frashëri i quajti si një pushtime i ri i Shqipërisë.

Pra, këtu zënë filet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare së një lëvizje politike, shoqërore e kulturore në shekullin e XIX-të, ku gjuha dhe shkolla shqipe do të shndërrohet në pjesë përbërës të programit politik të Rilindësve, gjatë luftës së tyre për autonominë dhe lirinë e popullit shqiptar nga zgjedha turke.

Ku autori me të drejtë konstaton se lëvizja kombëtare shqiptare e fillim shekullit të XIX-të, pa dyshim ishte nevojë imediate për t’i njohur dhe studiuar zhvillimet politike, shoqërore-ekonomike dhe kulturore që po përjetonte Perandoria osmane, bashkë më të edhe popujt jo-turq që ndodheshin në kuadrin e saj.

Ky libër shkencor është me shumë vlerë për historinë tonë kombëtare, ngase vilajetet shqiptare që ndodheshin nën pushtetin osmane, intensifikuan qëndresën e tyre kundër sunduesve osmane dhe reformave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat