Të zgjohemi....!

Kultura

Të zgjohemi....!

Nga: Agron Shabani Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:43
Agron Shabani

Në Kosovën e sotme, si duket nuk është aspak çudi ose befasi, nëse njeriu, patrioti, çlirimtari ose intelektuali shqiptar, i tretur në mjerim dhe varfëri, ka aq shumë mall për pak truall të qëndrueshëm atdhetar ose vendlindor nën këmbët e veta, dhe kur ndjen nevojë mjerane për kulm mbi kokë, një kafshatë bukë, si dhe për pakëz ngrohtësi atdhetare ose vendlindore.

 E sidomos për dy duar të njoma, një pamje ose fytyrë të bukur, dhe ata sy të dashur atdhetar ose vendlindor që i shohin sytë e ti të etur dhe përmalluar aq shumë për... gjithçka. 

Edhe për një të shame të rëndë në shqip.. aty dhe atëherë kur gjithëçka të ngjan si në ëndërr. Edhe ikja nga liria së bashku me fjalët e ngelura në fytë dhe ato përshëndetje e përqfime të harruara tek pragu i derës.

E gjithë kjo sikur të ngjanë në një vorbullë të çmendur malli dhe nostalgjie që i davarisë hallët e përditshme për të siguruar ekzistencën ose mbijetesën individuale dhe kolektive të popullit (kombit) dhe atedheut tonë, e që nuk i thyen dot hallkat ose zinxhirët e robërisë së përkthyer në liri. 

Kështu që ne jemi të burgosurit (pengjet) ose robërit e ëndërrave tona për një jetë me të mirë dhe dinjitoze. 
Prandaj, "njeriu, intelejtuaki, politikani, komandanti, çlirimtari ose patrioti shqipar, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, i përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen."-Preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut”.

Thonë se 'Sokrati vdiç asokohe në gjyqin ose burgun e Athinës, sepse me tepër e deshti dhe e çmoi lirinë e rrezikuar, se sa robërinë e qetë; 

Çfarë krimesh, çfarë padrejtesish, çfarë konfliktesh, çfarë tmerri dhe mjerimi social, ligor (juridik) e politik do i kishte shmangur shoqëria shqiptare ose kosovare për një çast ose moment, po të dilte dikush dhe të hiçte ose largonte frikën e atjeshme individuale dhe kolektive, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta mashtues ordiner dhe ambulant. Këta diler ose trafikant të flamujve, kombit, atdheut, shpirtit , nderit dhe moralit tonë çlirimtar, patriotik, shtetror dhe nacional... Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se vlerat dhe frytët e lirisë (çlirimit), iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka, prona, pasuria, populli (kombi), atdheu, shteti dhe pushteti i Kosovës, iu takojnë të gjithëve, dhe jo dikujt tjetër veç e veç.

Të duket e tmershme, e papranushme, paradoksaoe, reaksionare dhe anakronike, kur pjesë ose prona shoqërore ose publike të tokës së shënjtë atdhetare ose vendlindore, të larë ose skurruar me gjakun e djemve dhe bijave më të mira të kombit dhe atdheut, nga ana e dilerëve, trafikantëve ose matrapazëve të ndryshëm të luftës, pasluftës dhe paraluftës, zaptohën, privatizohën ose uzurpohën në bazë të "xhunglës së madhe" të dofarë ligjësh të pashkruara dhe të pashkelura në Kosovë, dhe iu ipën ose falen blanco Dreqit e të Birit në formë "mirënjohjesh ose trofeut të çlirimit të Kosovës" etj....!

Ndaj, në këtë prizëm, nuk është aspak i rastit edhe paradoksi tjetër reaksoinar dhe anakronik, sipas të të cilit në krye të pushtetit, politikës, diplomacisë, ambasadave ose misionë të ndryshme konzulare ose diplomatike të Kosovës, tani e mbi 14 vite me radhë, në të shumtën e rastëve (me disa përjashtime të vogla komplementare, suplementare ose kualitative) -zgjedhën ose emrohen djemt dhe çikat (vajzat) e "shkollës jugosllave, prolerare dhe internacionaliste", gjegjësisht bijtë dhe bijat e ish udbashëve ose "delengjinjëve të vegjël" bolshevik ose jugokomunist së bashku me djemt dhe vajzat e martesave të përziera proletare dhe internacionaliste, me emra dhe mbienra shqiptarësh, që kanë "doktoruar ose specializuar" brenda ose jashtë Kosove, pa i njohur si duhet as tabelën e shumëzimit dhe pjesëtimit së bashku me gjysmën e shkronjave të alfabetit shqip.

Sepse, për kuadrot e larta të politikës dhe diplomacisë së Kosovës, vendosin paraprakisht mullah ajatollah Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Fuat Ramiqi, "pogllavari" ose "ipeshkvi" i Kosovës, Dodë Gjergji, Vikaarii Lush Gjergji, Xhavit Haliti, Klani Pacolli, Klani Thaçi, Klani Haradinaj, Klani Veseli, Klani Mustafa, Klani Pronto, Klani LDK,  Klani Surroi, Klani Hamiti, Klani Syla, Klani Reçica, Klani Krasniqi, Shkëlzen Maliqi, Azem Vllasi, Albert Prenkaj, Hajdin Abazi, Sabri Kiçmari, Halil Matoshi, Blerim Shala, Berat Buzhala, Kumara Palush, Nuni Prend, tezja Donikë, halla Editë, dada Rrushe dhe tyrli klani, tarafi "masllahati", llaskuci a kallauzi tjetër, e jo vlerat, kualitetët, potencialet, postulimet dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementare etj.

Pak histori shkencore ose filozofike nga e kaluara....

Theodor Adorno, themeluese i filozofisë kritike në vitet e 30-ta dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimëve më influencues dhe eksploruese të lëvizjeve sociale ose spciopolitike dhe sociofilozofike në kontekstin global ose universal gjatë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklarung" ("Dialektika e Iluminizmit" pra!), si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj.:Njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësor.

Theodor Adorno më tepër është i njohur dhe i shquar në fushën e filozofisë dhe sociologjisë sociale dhe asaj societale, ku kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferencash, ndikimësh ose influencash të ndryshme. Kjo duke filluar që nga neomarksizmi perëndimor ortodoks dhe heterodoks dhe fenomenologjia e Husserlit, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore të psikonalizës së njohur frojdiane, adleriane, jungiane etj. 

Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale dhe asaj borxheze ose makroborxheze. 'Opus magnum' i fundit i tij qe një shkrim i papërfunduar me titull "Teoria estetike" me 1969. 

Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i tij intelektual dhe metaestetik, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianiistik i marrë që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet e njohura që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori të shquar austriak, Alban Berg, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur orkestral ose simfoniko-operistik i Arnold Schönbergut etj. 

Në këtë frymë Adornoja gjeti mënyrën për t’ia bashkëngjitur kërkimit social edhe parimet dhe premisat e njohura shkencore, inteletuale, profesionale, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare, superlative, krijuese, artistike etj. 

Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin “marksist” të kërkimeve sociologjike ose sociofilozofike të Adornos. Nga Marksi ai mori shumë koncepte ose definicione determinante ose paradigmatike si atë të fetishizmit, tjetërsimit, interferimit dhe riverifikimit etj.

Por, Adornoja nuk ishte një marksist i tipit ose formatit ortodoks: kundërshtar i çdo forme të totalitarizmi, apo të socializmit real ose dialektik, si  dhe i kapitalizmit shtetëror perëndimor, të cilët i bashkon karakteri i "një bote të administruar” nga "mbinjerèzit" ose "supermenèt" e ndryshem politik, ushtarak, industrial ose ekonomik, ku objekti individual reduktohet në subjekt, apo një qenie "mono-dimensionale", për t´u shërbyer atyre që janë të pasur, të pushtetshëm dhe të fuqishëm. 

Ishte një tentativë e qartë për t´i ilustruar ose saqruar marëdhëniet dhe raportet e ndryshme që qëndronin në mes artit, kulturës, shkencës, teknikës, ideologjisë dhe klasave të ndryshme sociale ose politike.

Ideologjia e huazuar ose importuar sipas Adornos dhe filozofëve të tjerë të Shkollës Elitare të Frankfurtit, është fallso, apo reflektimi i një realiteti artificial i cili ka një karakter autoritar dhe totalitar që mbështjell ose mbulon tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ku " tërësia është false" ose artificiale. 

Ajo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-komuniste ose neoliberaliste si Kosova, ku e bukura dhe e sakta bëhen konkubine ose kurtizane të " industrisë kulturore, pushtetore ose asaj politike". Kundërshtare të çfarëdollojë teorie që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte apo edhe të shtrembëruar në mendimin dhe opinionin e njerëzve, dhe ku anasjelltas ka edhe pasoja ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.

, se një pjesë e madhe e politikës së sotme kosovare është pezhorativë ose prototip i borgjezisë revolucionare, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste, e cila vazhdimisht i referohet, zhvatët dhe imponohet llupës ose tutelës ligjore, sociale, administrative ose juridike të borgjezisë ose aristokracisë së lartë industriale ose kapitaliste. 

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, ligji, polici, shteti, pushteti, politika dhe diplomacia, e bëjnë të pamundur që të shpërthejnë skemat e komunikimëve ose interkomunikimëve realiste ose surealiste në mes njeriut, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjerë kosovare.

Dhe, kjo sidomos atëherë kur natyra dhe karakteri i ndërlikuar ose kompleksivë i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë kosovare, transformohen në bashkësi globale ose universale dhe përkthehen në kategori të ndryshme sociale ose politike. 

Ndërkaq, përmes shtresave ose kategorive të ndryshme sociale ose societale, vijnë në shprehje teoritë e njohura egalitare ose etatiste në kuptimin e një modeli paradigmatik të dialektikës së njohur jetësore ose qytetare. Duke e bërë të pamundur dallimin dhe bashkimin e të së veçantës me të përbashkëten, gjegjësisht, globalen ose universalen.

Në këtë sfond aftësia e komunikimit (dialogut), konsenzusit dhe kompromisit të njohur shtetror, nacional, partiak ose politik, konsistojnë në veçantinë e të qenit udhëheqës, demirurg, ose lider i lartë shtetror, nacional dhe politik i cili ia delë ose arrinë t´i bashkojë ndjenjat, emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, nevojat dhe kërkesat e ndryshme individuale dhe kolektive me anë të aparatit të njohur shtetrorë, agjitues ose propagandistik. E  pse jo edhe me metodat e njohura restriktive, inkursive, represive ose reperkusive kundër të të gjithë atyre që nuk e njohin dhe s'e respektojnë "shtetin dhe pushtetin sovran, ligjor, liberal, parlamentar ose demokratik" në Kosovë.

Në të kundërten, sipas shkencave politike, çdo llojë konceptimi ose përceptimi i gabuar i artit apo kulturës politike dhe diplomatike që harron origjinën e vet përmes formave ose metodave të korruptuara të pabarazisë sociale ose politike, është i denuar (ndëshkuar) për të deshtuar që në embrion. 

Në një shtet dhe shoqëri teknologjikisht dhe ekonomikisht të varur nga investimet dhe kapitali i huaj, ku puna intelektuale dhe ajo manuale ose mekanike i bashkëngjitën dominimit të kapitalit mbi primatin ose autoritetin e njohur global ose universal të shtetit dhe pushtetit sovran, autonim, integral dhe demokratik, prërmes proceseve të ndryshme neutralizuese ose prolonguese si puna e transformimit të levizjeve të ndryshme punëtore ose sindikaliste në një diçka të pavarur, të jashtme ose sovrane dhe integrale nga çdo lloj obligimi, marrëdhënie ose raporti të mundshëm me të tjerët: E bën të pamundur integrimin dhe interferimin e edukatës, kulturës, arsimimit, emancipimit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur shkencore ose akademike në të gjitha poret e shtetit dhe shoqërisë.

Ndaj, edhe formulimi i një ideje ose teorie dialektike të kulturës dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, si dhe asaj idealiste- përmes mohimit ose injorimit të dallimëve ekzistuese, të duket absurd ose abstrakt. 

Nekëtë rast në mes motiveve të njohura të kritikës së kulturës së njohur intelektuale , profesionale, politike ose diplomatike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës, ku kultura shtetrore, nacionale ose qeveritare, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare, dhe që i mbulon, disajnin, eksploron, ravijezon, konturon, konvencionalizon dhe harmonizon rrethanat ose kontraditat e njohura materiale, sociale, ekonomike ose politike me anë të ngritjes, afirmimit, valorizmit dhe glorifikimit të çdo gjëje që është "morale, humane ose njerëzore", duke i mbajtur në jetë strukturat ose kastat e korruptuara, kriminalizuara, kompromiituara dhe diskreditura ose falimentuara moralisht dhe në çdo formë tjetër të mundshme.

Ndaj, edhe duhet patur kujdes maksimal ose optimal ndaj mashtrimit ose gënjeshtrës shtetrore, institucionale, pozitare dhe opozitare në Kosovë, ku ka një tendencë të hetueshme aparente ose transparente për t´u transformuar nga ana e saj në kauzalitet ose ideologji të lartë shtetrore, nacionale, shkencore, intelektuale, profesionale, kulturore, informative, politike ose diplomatike.

Në shtetin kosovar ka aq shumë rrena ose gënjeshtra të përkthyera, paraqitura ose prezatuara si të "vërteta", apo si ideologji dhe kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politik. 

Ndërkaq, përderisa "shkëmbimi i lirë dhe i barabartë i vlerave, mallrave, shtetit, pushtetit dhe kapitalit" është në vetvete vetëm një gënjeshtër e stisur, rimuar, valorizuar ose glorifikuar në Kosovë: Ajo që e mohon ose demanton atë, në ndërkohë flet dhe deshmon edhe për të vërtetën e saj. 

Kështu që përballë gënjeshtrës së njohur të shtypit të verdhe ose bulevardesk në Kosovë, bëhet korrektuese e vërteta sublime, relevante, konfidente dhe faktike që e denoncon këtë fundit.

Sidoqoftë, mrekullia e tërë kësaj maratone ose odisejade të gjatë dhe kaq të mundishme qëndron në faktin se falë Zotit të Madh e Falenderues, falë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së dhe përpjekjeve tjera biblike dhe titanike të popullit (kombit) dhe elitës sonë intelektuale dhe patriotike, si dhe falë SHBA-s, B. Madhe, Gjermanisë, Kroacisë, Natos ose Perëndimit, i mbijetuam dhunën, terrorin, gjenocidin, etnocidin, urbanocidin, kulturocidin dhe masakrat serbe së bashku me muzgujt ose hijet e lugatëruara të mesjetës. 

Se këndejmi, Dukesha ose Kontesha e njohur e Kembrixhit (Camridge) të Britanisë së Madhe, Chaterine Elizabeth Middleton, edhe pse është njëra prej grave (femrave) me të bukura, me të ngritura, me të edukuara (shkolluara), me të mençura, me intelegjente, me të shkëlqyera, ekskluzive dhe ekzotike të planetit për çastin ose momentin: Megjithatë, Kontesha Cate (Chaterine) Middleton, si akademike ose intelektuale e lartë e Univerzitetit të famshëm ose elitar të Cambridgit (Kembrixhit): Sipas traditave, trendëve ose disa "rendëve të pabdryshuara" ordinare, monarkiste, burokratike, klanore, koniukturale, nomenklaturale dhe të tjera, hëpërhë nuk mund të zgjedhet ose emrohet në fronin ose postin e merituar të Mbretëreshes së Mbretërisë së Bashkuar (Britanisë së Madhe)!

Ironia e tërë kësaj ndërkaq, qëndron në faktin paradoksal, reaksionar dhe anakronik, sipas të të cilit, e bukura, e mençura, e dashura, sublimja, madhështorja, modernja ose bashkohorja, gjithëmonë sikur zbehën, eklipsohen ose sfidohen nga mentaliteti dhe traditat e moçme ose klasike.

Sikur harrohen, eklipsohen, determinohen, injorohen, prolongohen dhe anashkalohen madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e njohur kontemplatv, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelektual, intelegjent dhe patriotik të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.

Një digresion:

Mjeshtëri, Artisti dhe Arkitekti i famshëm italian, Mikelangjello Bonaroti, ishte inxhinjeri dhe arkitekti kryesori i Bazilikës së njohur (impozante) të Shën Pjetrit në Vatikan.

ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së Shën Pjetrit në Vatikan, do fillonte në etapën ose periudhën e parë të shekullit XVI. Mbase, në periudhën e njohur të Renesansës.

Qendra ose metropola kryesore e Renesansës ishin Firenca (Firenze) e Italisë dhe Lisbona (Lisaboni) i Portugalisë ku gravitonin, frekuentonin, krijonin dhe vepronin a dikur kokat gjeniale dhe artistët e shkëlqyer ose brilant si Mikelangjelo Bonaroti, Leonardo da Vinci, Boçeli, Magelani, Dionizisi, Vasko de Gama etj. 

Ndërkohë që familjet e shquara fiorentineze si Bardi Peruzzi dhe Medici e kështu me radhë, ishin donatorët ose sponzorizuesit kryesor të Leonardo da Vincit, Mikelangjelos, Boçelit, Bonarotit si dhe të shumë mjeshtërve dhe artistëve të tjerë me fame boterore qe i kishin rafinuar, dekoruar dhe eksploruar asokohe Firencen, Romen (Vatikanin) si dhe shume metropola te tjera ne Vendin e Diellit (Itali) dhe gjithandej kontinentit te vjeter evropian. 

Aty ishte edhe Katedralja e shkëlqyer e Firencës e ngritur ose ndërtuar qindra vite para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan së bashku me shumë godina ose objekte të tjera madhështore ose impozante ne Firence. 

Por, ja që për shkak të traditës, primatin e kishin Roma ose Vatikani ku ngritja ose ndërtimi i Bazilikës (Katedrales) së famshme të Shën Pjetrit në Vatikan, sikur i kishte sfiduar dhe lënë nën hije luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes katolikëve dhe protestantëve ose ortodoksëve në Evropën e asaj kohe.

Në periudhën e Renesansës jetuan dhe vepruan edhe Martin Lutheri dhe Johanes (Jann) Gutenbergu së bashku me shumë figura ose personalitete tjera epokale dhe historike që e reformuan dhe eksploruan Evropën dhe krejt civilizimin tonë.

Në kohën e Renesansës, sikur filluan edhe komunikimet e para globale ose universale në mes njerëzve, popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme "ekskluzive dhe ekzotike" gjithandej globit. 

Aty u bë e njohur edhe maksima ose formula pikante : Njeri, beso në 'dekalogun' ose 'urdhëresën e pestë' si dhe në vetvetën tënde objektive dhe subjektive dhe mos i vritë kurrë kohën dhe ëndërrat tua!

Ndryshe nga kjo, luftërat dhe dominimin e mbretërve ose perandorëve europian sikur i pasuan ose eklipsuan etapat e sundimit ose dominimit të pjesëtarëve të gjinisë së bukur në krye të monarkive (mbretërive) të njohura të kontinentit plak, si Maria Terezia e Austro-Hungarisë, Elizabeta I, An Stuart ose An Bolyen e Anglisë (B. së Madhe),, Katarina e Madhe ose Ana Petrovskaja e Rusisë, Katarina Zrinski e Kroacisë etj.

Nejse....!

U mor vesh se e gjithë filozofia politike dhe diplomatike, janë pra një akt, stil, takt, talent ose arti i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin.

Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...

 Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste.

Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe ose insubordinuese, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.

Fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai ose prej tij, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij polare, imagjinare ose fiktive, të mbushura ose stërngarkuara me "forcë" ose "enërgji" të madhe egocentrike, narcisoide, proteksioniste etj. 

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin. 

 Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Apo....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat