Himariotët e përbënin më shumë se gjysmën e gardës së Napoleonit!

Kultura

Himariotët e përbënin më shumë se gjysmën e gardës së Napoleonit!

Nga: Sazan Guri Më: 19 korrik 2022 Në ora: 18:22
Shqiptarë himariotë, pikturë

VII. Himariotët duke përmbledhur bregdetasit janë safi shqiptarë, qysh kur kanë lerë para detit, sikundër thotë familja Cipa. Aq shqiptar është një himariot sa që:

1. Shumë përshkrime të huaja e rendisin atë në ilirët e vërtetë, njësh me popujt e cituar më sipër, ku shpesh thuhet se: një malësor shqiptar domethënë një ilir i papërzier, dukagjinas, mirditor, himariot, nuk dallohet nga një skocez apo irlandez i papërzier, ku mënyra e veshjes së këtyre malësorëve, fustanet e burrave, kapelat me xhufkë ose qylafët me antenë, në të dy anët, atje e këtu, tregojnë shumë fakte.

2. Himariotët janë ata që përbënin më shumë se gjysmën e gardës së Napoleonit, ku në ushtrinë perandorake të tij, 200 vjet më parë u rreshtuan fillimisht 3000 burra shqiptarë. Gjithsej njëmbëdhjetë batalione, me afro tetë mijë ushtarë prej provincave ilire morën pjesë në luftën e vitit 1812 në fushatat e Napoleonit. Napoleoni miratoi rekrutimin e rreth tremijë shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin refugjatë të larguar prej sundimit të ashpër të guvernatorit të Janinës, Ali Pashë Tepelena, që kryesisht ishin nga Suli dhe Himara, të cilët u bashkuan me ata të Moresë që shpesh thirreshin edhe batalione greke, por që ishin tipikisht shqiptare.

3. Himariotët janë ata që mbas rrethimit të Ali Pashë Tepelenës nga turqit dhanë djalin e tyre Odise Andruco si ndihmësin besnik të tij, i cili u vendos në krye të Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë, për të vazhduar planet për liri nga osmanët.

4. Himariotët si Andrea Himarioti janë heronjtë e kryengritjeve ndaj Portës së Lartë që luftuan krahas luftëtarëve si Zenel Gjoleka, Marko Bo[ari, deri në ata që luftuan kundër qëllimeve të Konferencave të Fuqive të mëdha me Dinejt, Demajt, Sekajt.

5. Himariotët ishin stratiot shqiptar - bashkuar dhe u organizuan edhe si regjiment shqiptar më 12 dhjetor 1807. Madje, edhe Greek Foot Chasseur - gjuajtës këmbësorë grekë i njohën si xhandarë shqiptarë (pandours de Albanie), për shkak se ky batalion përbëhej nga shqiptarë refugjatë ose arvanitas nëpër ishujt jonianë pas marrëveshjes së Tilsitit.

6. Himarjotët ishin ata që në shërbim të mbretërisë së Napolit formonin një batalion të quajtur: ‘Real cacciatori Albanes’. Pra, ata nuk quheshin aspak grekë dhe qysh prej njëqind vjetësh, askujt nuk i ka shkuar nëpër mend t’i quajë me këtë emër (Mithad bej FRASHËRI, “Fatet e Shqipërisë”, fq. 96, 97, 98, v. 2009).

7. Himariotët ishin ata sa, zëvendësimi i pushkës sipas një studiuesi francez do t’u kërkojë shumë kohë dhe do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, ku në librin e vet mbi Shqipërinë dhe shqiptarët shprehej se: Po ju jepet mundësia t’i ofroni shërbimet një populli që me vetitë e karakterit të tij dhe të shpirtit të artistit do të dashuroheni në vazhdim. Elementet e jashtme barbare janë të parëndësishme për ty tashmë. Pushkët e tyre, të cilat shpesh janë të mbuluara me zbukurime, njihen me emrat arnautika (shqiptarka), sharajlija, rashk dhe roga. Ai urdhëroi që për të qenë lehtësisht të dallueshëm, forcave ilirike t’u vendosej në uniformë “një çerdhe dallëndysheje me xhufka në sup të xhaketave blu, siç e kishte ushtria franceze, por me ngjyrë të kuqe të ndezur në qafë dhe në kapakun e mëngës së xhaketës si në pjesën e kërcinjve. “Komçat e xhaketës së uniformës së forcave të regjimentit ilirik ishin me mbishkrim “Empire Francais” (Perandoria Franceze) të rrethuar me një shkrim “Regiment d’Illyre” (regjimenti ilirik). Luftëtarët e forcave të shtatë ishujve jonianë dhe të regjimentit shqiptar mbanin veshur kostumet e tyre të stilit shqiptar. Kostumi e kish origjinën nga veshjet popullore të krahinave të Shqipërisë Jugore dhe atyre që banohen nga arvanitas në Greqinë Veriore; Një këmishë e bardhë greke (keqkonceptim i kohës prej atyre që nuk njihnin shqiptarët, si Disdraeli me Skënderbenë), një brez i gjerë mesi, një kapotë pa mëngë të kuqe dhe kilota blu, me çorape të gjata ose kallce në formë gjunjakësh, këpucë të lehta lëkure (prej retre me rripa të trashë), një tallaganë me lëkurë leshi të papërpunuar që shërben si kapotë dhe si fletë çadre; Me kësulë të kuqe me një xhufkë të gjatë e të derdhur flokësh kali të zeza, ose me një kapë të vogël me ose pa një çallmë në krye. Bie në sy koka e rruar dhe një pjesë e lëkurës së kokës me flokë shumë të gjatë. Armatimi i tij përbëhet nga pisqolla, thika (jatagan) model kretas dhe një pushkë e gjatë me strall.

8. Himariotët ishin kleftët e njohur arvanitas, ku shpesh thuhej se kleftë janë himariotët, kleftë janë tepelenasit, kleftë janë mirditorët, kleftë janë çetat e Çerciz Topullit, të Mihal Gramenos, por më saktë ata janë luftëtar të lirisë, që në gjuhën e sotme do të thirreshin misionarë të paqes. Aq sa luftëtarët çamë të drejtuar prej Abedin Dinos tok me himariotët e lebërit e Myslym Gjolekës do të shquheshin në luftime.

9. Pra, himariotët ishin ndër ata kleftë për të cilët më 1874, konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj thoshte: Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë (Dhimitër GRILLO, Arvanitët dhe Shqiptarët në luftën Çlirimtare të Popullit Grek, Tiranë, 2003, fq. 51, v. 1985). Pikërisht nga kleftët (armatolët) rrjedh edhe rebeli artist i njohur si artist francez me famë botërore Jean Mareja-Jani Morea. Po ç’janë vetë kleftët? Dikur fisnikë, të pasur, kryesisht të krishterë (katolikë e ortodoksë) që nuk pranuan kurrë sundimin othoman dhe lanë pasuri e katandi, por nuk lanë vatanë e liri, dhe shkuan në mal dhe luftonin si ‘Robin Huda’, si kaçak mali, që historia greke ose moderne e rënë në të njëjtin kurth i quan ‘hajdutë’.

10. Himariotët janë ata që nënat dhe motrat e tyre flisnin dhe qanin me gjuhën e pastër shqipe, ku në fillim të shekullit XIX, pra, rreth viteve të revolucionit grek, Koloneli anglez Ëilliam Martin Leake që ka qëndruar në Shqipëri si konsull britanik pranë Ali Pashait të Janinës na thotë se: “Greqishtja në Himare flitet nga të gjithë njerëzit, ndërsa italishtja nga ata që kanë udhëtuar jashtë, por femrat njohin vetëm gjuhën shqipe”.

11. Himariotët dhe dhermiotët janë ata, që sikundër Hekuba me gratë trojane qanin Hektorin, edhe ata qanë me 300 ligjërime të madhin Petro Markon.

12. Himariotët janë ata ku më 1481, Gjon Kastrioti II pushton shumë vende të Shqipërisë me ndihmën e tyre.

13. Himariotët janë ata që kanë prodhuar fisin e Kanarëve, prej nga shkuan në Pargë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arvantas në vitet e pushtimit osman, pra në Itali dhe, konkretisht, në Gjenovë. Nga ky qytet, një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Çamëria mendohet se do të ketë ndodhur rreth vitit 1320. Deri më sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikësh. Konsulli francez në Janinë, Pukëvili do ta quante Kostandin Kanarin ʺnjeriu më i guximshëm i shekullit XIXʺ (Koli XOXI, “Lufta E Popullit Grek Për Pavarësi- Kontributi Shqiptar”, Tiranë, 1991, f. 386.)

14. Himariot është ai që sikundër shqiptari, megjithëse në kushte pothuajse asgjësimi, nëndheshëm apo në subkoshiencë, pranuan të ruanin kombësinë, kufijtë e vatanit, besimin e parë të dhënë njëherë. Kësisoj, populli himariot nuk mbijetoi vetëm për hir të përzgjedhjes së përhershme strategjike, por edhe përmes përzgjedhjeve të përkohshme taktike.

Mesazhi

Për ruajtjen e vlerave të genomit shqiptar, njëherësh edhe genomit himariot apo bregdetas, do të sjellim përfundimin e historianit dhe publicistit francez, Gabriel-Louis Jaray, i cili shprehet se: ...ata, një pjesë kanë qëndruar kristianë, shumica janë kthyer në myslimanë, por myslimani shqiptar ka qëndruar shqiptar...gjë që ilustron thellësinë dhe forcën e ndjenjës kombëtare shqiptare....( Gabriel-Louis JARAY. “Au Jeune Royaume d’Albanie”, Paris, Hachette, fq. 198, v. 1914).

Image
Shqiptarë nga Himara me fustanellë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat