SHQIPTAR

Kultura

SHQIPTAR

Nga: Agim Desku Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:43
Foto ilustrim me kopertinën e librit "Fishtiane"

-Troç Dy Fjalë Kombit Mbarë

Sy Me Sy Me Ja Than Deshta

Ma Zor Mblidhen Dy Shqiptar

Sesa Mblidhet Nji Thes Me Pleshta"

                                  Gjergj Fishta

 

Veç një fjalë m'ban krenar

N'fis t'Fishtës që jam shqiptar

Në gjuhë t'shqipeve

Kur them tungjatëjeta

Kur sërish zanat do t'jenë

N'trojet t'veta

E kam mendue t'i pyes shekujt n'largim

Me cilët perandorë isha dje n'dyluftim

A në cilat hyjni isha n'përqafim

E pyeta edhe veten

Nëse isha unë fajtor

Pse s'kisha kurrë liri

Pse nuk jetoja si shqiptar

Në t'vetmen Shqipëri

E pyeta poetin

A i kam ngjarë ndonjëherë yllit t'dritës

A e kam n'shpirt ende Lahutën e Malcisë

E kam mendue t'i pyes shekujt a veten

A jetohet pa frymën e lirë t'shpatës se Gjergjit

A është vështirë t'jetohet si shqiptar

N'tokë t'shqipeve me zemër t'ndarë

T'jesh shqiptar me fytyrë t'Prometheut

Zoti t'ka bekue n'Korife t'atdheut

Lum ai varg që e shkroi Naimi

Për idilat e dashurisë

Ku i dhanë dritë e jetë

Tërë Shqipnisë.

 

Riprezentim: Gusht 2022-07 nga gushti 2019

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat