Studiuesi Dalipaj shokon gjuhëtarët serbë: Ja fjalët që ia vodhët gjuhës shqipe

Kultura

Studiuesi Dalipaj shokon gjuhëtarët serbë: Ja fjalët që ia vodhët gjuhës shqipe

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:43
Studiuesi Agron Dalipaj

Studiuesi Agron Dalipaj, i cili është bërë i njohur në gjuhësinë shqiptare, me teorinë e tij të embriomorfemave, zbërthimit më elementar të fjalëve, përkatësisht “nyjeve” të fjalëve (njërrokëshe), që gjuhësia tradicionale nuk shkonte, përtej zbërthimit të fjalëve në rrënjë, temë dhe remë, ka arritur të krijojë një mënyrë të re të interpretimit etimologjik të fjalëve.

Dalipaj duke i shtuar kësaj teorie, edhe argumentin e motivimit të fjalës, të fjalëformimit, ka gjetur se me mijëra fjalë që konsideroheshin të prejardhura nga gjuhë të tjera, si greke, latine, apo të grupit të ashtuquajtur indoevropian (IE), e protoindoeuropian (pre IE), si dhe fjalët që etimologët i kanë lënë me prejardhje të panjohur, por nuk ia kanë njohur shqipes, ai po i rikthen në tabanin, e njërës prej gjuhëve më të lashta europiane e në botë.

Së fundi, pavarësisht që gjuhësia ‘akademike’, e injoron dhe e përbuzë, siç ka bërë edhe me studiuesit tjerë, si Kondon, Pilikën, Zhejin etj., dhe me shpjegimet linguistike të rilindësve tanë dhe para tyre, të hullisë së kërkimit të prejardhjes pellazgiane, ai po rishqyrton etimologjinë e qindra fjalëve serbe, kroate apo të tabanit sllav të Ballkanit.

Kështu, në një postim të sotëm e ka nxjerrë fjalën Peqi serbisht, me prejardhje nga gjuha shqip pjek. Ndërsa, ditë më parë ka sjellur edhe dhjetëra interpretime etimologjike të fjalëve, duke i kthyer në origjinën e vërtetë gjuhësore, pra si fjalë të huazuara nga popujt apo gjuhët sllave nga Ilirët dhe Shqiptarët, gjatë bashkëjetesës në gadishull.

Në vijim disa nga fjalët, që Dalipaj i argumenton suksesshëm se janë me prejardhje shqipe, dhe të motivuara nga fjalët që kanë kuptim vetëm shqip. (Shënim i redaksisë)

Pjek

PEĆI (peqi), shq. pjek.

Fjala serbokroate nuk gjen një etimologji brenda asaj gjuhe. Për foljen pjek (peći) gjejmë edhe trajtat: pečem (peçem), ispeći (ispeqi), zapeći (zapeqi). Edhe furrës në skr. i thonë peć (peq) e furrtarit ▪︎[pekar].

ImagePjekje

Përsa skr. peći (peqi, shq. pjek) nuk e gjen etimologjinë e fjalës brenda asaj gjuhe dhe përsa ngjan me fjalët shqipe piek e poqi, duhet të provojmë motivimin në gjuhën shqipe.

Pjekja është procesi kur me anë të nxehtësisë materia që do piqet humbet lagështirën e saj në një shkallë të caktuar. Kështu zjarri i heq masës që piqet ujin që ajo ka parapirë.

Pjekja e brumit për tu bërë bukë shoqërohet nga nxehtësia që i [hjek] çka ka [pi] ma herët dhe mjafton që fjalët në kllapa ti rendisim dhe kemi:

HJEK (çka ka) PI =

HEK PI = PI HEK = PI-EK =

PJEK.

(kalimi i:j është normal si te miel : mjel, e dielë : e djelë).

Nëse i referohemi gr. ψήνω (psino = pjek), ku kemi të bëjmë me rrënjën [ψή] = psi = spi = s'pi = shpi = e çpi (nga lagështira) dhe:

ÇPI =

Ç'PI = PI-Ç = PI'Q = PI'eQ = piq

pi(h)ek =

pjek.

Përfundimisht, folja e shqipes [pjek], që ka dhënë skr. peći, motivohet brenda shqipes si:

pi hjek > pi hek > pi-ek > pjek dhe rezulton se fjalët skr. peći, pećem, ispeći, zapeći, pekar e pekara rrjedhin të gjitha prej shqipes pi-hek dhe këtyre fjalëve duhet tu njihet origjina e prejardhja prej shqipes.

Skr. pekar (pjekës) qartas duket se vjen prej shqipes pjekar < piekar < pi hek + ar.

Edhe një herë shqipja provon se është gjuha që ka ngopur me leksik serbokroatishten dhe dëshmon se albanologët zyrtarë sllavë e shqiptarë vetëm sa kanë abuzuar me të vërtetën që buron prej gjuhës shqipe.

Përlyej 

PRLJATI (shq. përlyhem).

Fjala serbokroate është pa etimologji në atë gjuhë.

Image
Përlyerje

Duke krahasuar trajtat e shfaqjes së fjalës (prljati, prljav, uprljati, uprljan, prljanje etj.), shohim se pjesa e pandryshueshme e fjalës mbetet [prlja].

Nëse shqipes ▪︎[përlyej] i heqim zanoret, shohim se mbetet serbishtja prlja:

PËRLYEJ > PRLJ > skr. PRLJA.

Mjafton të bëjmë etimologjinë e shqipes përlyej te forma më e shkurtër e gegnishtes "i përly" dhe me rotacionin e buzoreve p:b, kemi:

i PËRLY =

i BËRLY =

i BËR-LY = i BËRë i LYem =

i PËRLYEM.

Interesant është se mbiemrin [i përlyer] të serbishtes e gjejmë edhe në trajtën [brlja]v, që referon drejtpërdrejt te shqipja bër-ly-a(sht).

Përfundimisht, fjalët e serbishtes: prljati, prljav, uprljati, uprljan, brljav, prljanje, që në shqip shënojnë respektivisht: përlyhem, i përlyer, përlyej, përlyerje, janë të gjitha fjalë të huazuara nga shqipja "i bërë i lyejt", ku u bë rotacioni i njohur b:p (si te baba : papa) dhe iu hoqën zanoret për t'u kthyer nga shqipja "i bërë i lyejt" >

"i përlyejt" në skr. pa ca zanore

"prljati".

Mund të themi me bindje se serbokroatishtja nuk ka asnjë mundësi të japë një etimologji të fjalës prljati. Thjesht huazoi shqipen "i përlyejt" për të krijuar "fjalën e saj" [prljati] pa disa zanore.

 

SISA (shq. sis/ë,~a).

Fjala skr. sisa është e njëjtë me shqipen sisë - sisa e që shënojnë thithën; gjirin e gjitarëve dhe të njeriut.

Topalli citon Çabejin (SG VII 258) se "mund të jetë një formim i brendshëm i gjuhës", por mbështet edhe Miklosiçin (AF I 369) që thotë se "burim tjetër mund të jetë sll. (skr., bullg.) sisa".

Duke qenë se gjithë etimologët zyrtarë mbështeten te krahasimi, ata nuk e kanë motivuar fjalën, por vetëm sa e kanë krahasuar atë dhe arbitrarisht kanë vendosur për origjinën e fjalës, pa u futur brenda saj.

Image
Gjidhënie

Shqipja ka dy sinonime të ngjashme: [thithë] e [sisë] që në trajtën e shquar bëjnë: thitha e sisa. Mjafton të kujtojmë se fonemat (th:s) janë dhëmbore e bëjnë rotacion njësoj si te fjala e shqipes [thika] që në latinisht dha [sika]. Ndërsa skr. e bullg. nuk kanë një motivim për fjalën sisa, shqipja motivon fjalën [thithë] në vetën e tretë thithi prej një:

thythy < t'hy - t'hy e që në shqip ka dhe trajtat: thëthij, thithje, thëthitje, thithur, thith, e thithme etj.

Përsa rotacioni th:s ekziston dhe përsa fjala sisë motivohet nga fjala sinonime e saj thithë, mund të themi se etimologjia e fjalës sisë është ajo e fjalës thithë dhe kështu permbyllet edhe diskutimi për etimologjinë e fjalës skr. e bullg. sisa si fjalë me origjinë nga leksema thitha e gjuhës shqipe.

KËMBONË

ZVONO (shq. këmborë). Fjala serbokroate shënon ▪︎[këmborën] dhe në format e saj zvogëluese [zvon]čić e [zvon]ce shënon zilen. Etimologjia e kësaj fjale mungon në gjuhën që e ka në përdorim.

Image
Këmborë

Rrënja e fjalës mbetet [zvon] dhe mjafton rotacioni i buzoreve v:b dhe marrim:

ZVON =

ZBON =

Z'BON = Z BON =

Zë BON = bën zë =

prodhon zë (tingull).

Kuptimisht e formalisht forma Zë-BON vjen nga një Zë-mBON e përqaset me shqipen e sotme KË-MBONë - KËMBORË e KËMBANË e që kjo e fundit duket se ka ardhur nga një varg metafonientik rotacionesh z:ç:q:k => ZË BAN

ZË mBAN

ÇË mBAN

QË mBAN

KË mBAN

KËMBANë

KËMBONë

KËMBORë.

Logjikisht tema [zvon] e serbishtes përqaset edhe me fjalën [zile] të shqipes e që funksionalisht vjen nga [zë-le] = le zë = lind zërin = prodhon zë.

Përfundimisht, serbokrotishtja

zvon-o referon te shqipja z-bon

= bon zë = bzan >

vzan >

vzon >

zvon > zvono.

Siç dhe shihet nga motivimi etimologjik, fjala zvono është një fjalëformim i shqipes dhe si origjinë e kësaj fjale duhet të njihet gjuha shqipe.

 

Shkëmbiqi

ŠKEMBIĆI (shkembiqi).

Fjalë e serbokroatishtes që shënon në atë gjuhë kukurecin, por nuk gjendet një etimologji për këtë fjalë.

Kukureci bëhet me zorrë bagëtish të imta që kokolepsen apo përkëmbehen (shkëmbehen) me njëra tjetrën duke u lidhur për të krijuar një formë në gjendje të qëndrueshme.

Fjala e serbishtes [škembići] referon te shqipja:

[shkëmbej] >

shkëmbiqi >

shkëmbej-që > që shkëmbej zorrët me njëra tjetrën për të krijuar një lidhje të qëndrueshme.

Vetë fjala shqipe shkëmbej vjen nga një zë-këmbej, ku ka pësuar rotacion dhemboresh z:s:sh. Duke qenë se folja e shqipes [këmbej] është unike në këtë gjuhë, nuk po zgjatemi në etimologimin e saj.

Vlen të theksojmë se serbokroatishtja për foljen e shqipes [këmbej] ka përgjegjëset e saj: [razmeniti] e [ramenjivati], që nuk përqasen për nga forma e me fjalën škembići (shkëmbiqi = shkëmbej-që > që shkëmbej). Duket qartë se fjalforma [škembići] është huazim nga shqipja [që-shkëmb]ej.

Fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe mund të themi me siguri se në këtë rast serbishtja ka në përdorim një fjalë të shqipes.

Image
Shkëmbiqi = shkëmbej-që > që shkëmbej

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat