Koloneli

Kultura

Koloneli

Nga: Xhevat Dajaku Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:32
Ministri Ahmet Krasniqi, gjatë ceremonisë së betimit të UÇK-së

Sa u përpjek toka me shputën tënde,
Me lule bonsai ndjeu se u stolisë,
Buzëqeshi madhështia për ato vende,
Malet sikur than: Mos na braktisë!

Ishte kohë e trishtë, kaosi e tmerri,
Ishin re të zeza mbi qiellin arbëror,
N'mes bjeshkëve harkore luhej lojë ferri,
Kolonel, ti zbrite si një meteor!

Shkëlqeje unitet, disiplinë e art,
Atë kaos-kozmikë për ta drejtuar,
Sa kozmosi ishte kaosi i lartë,
T'përballesh hatanë, Zoti t'ka dërguar!...

Sa urtë e sa qetë dhe plot dashuri,
E nise ëndrrën e gjatë shekullore,
Shpalose projektin që ruaje në gji,
Projektin final për lirinë hyjnore!!

Por t'heshti nata e u gjymtu Shqipëria,
Kuvenduan malet si rrallë në mes tyre,
Si do e bëj luftën më tej Dardania,
Pa Kryestrategun e asaj natyre!

Xhika

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat