Udhëtim nëpër trojet shqiptare: “Shqipëria e bukur- Vlora historike"

Kultura

Udhëtim nëpër trojet shqiptare: “Shqipëria e bukur- Vlora historike"

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Në kuadrin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me tre profesorë vendos që ta bënim një udhëtimi pak më të gjatë nëpër Shqipëri e Maqedoni ose thënë shkurt nëpër trojet shqiptare, duke u nisur nga qyteti i Kukësit, Peshkopi, Dibrën e Elez Isufit.

Pas vizitës tonë në Peshkopi e Dibër me bukuritë magjepse natyrore, zbritem në Strugë, Ohër, Shën Naum, Drilon dhe në Pogradec vendosem ta kalonim natën në Hotelin “Pogradec”, një hotel buzë liqenit të Pogradecit dhe shumë modern.

Të nesërmen vazhduam udhëtimin tonë për në qytetin e shkollës së parë shqipe Korçë, ku fillimisht vizituan ndërtesën e Shollës së Parë Shqipe dhe Pazarin mbresëlënës të Korçës, rrugëtimin tonë e vazhduam për në Ersekë, Leskovik, Ligjat Termale, Përmet ku hipëm në simbolin e këtij qyteti në Gurin e Përmetit ku valonte krenar flamur Kuq e Zi me shqiponjën dy krenare, vazhduam për në Këlcyrë, ta vizitosh Këlcyren e mos t’i vizitosh ujëvarat e mahnitshme të Këlcyrës është çmenduri.

Rrugëtimi ynë më tej vijon duke eksploruar nëpër kodrat buzë bregut, plot me ullinj e protokolle, mandarina, hurma japoneze dhe fruta të tjera tropikale.

Pas pak orësh arritëm në qytetin e krenarisë sonë kombëtare, në qytetin e atdhetarit dhe kryeministrit të parë të kombit shqiptar Ismal Qemailit, në qytetin e turizmit dhe perlës ku ndahen dy ujërat e detërave Adriatik e Jon, u vendosem në Hotel “ROSSI” në afërsi të Shtëpisë së Pavarësisë.

Me 28 Nëntor 2022, për nder të 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit qysh herët në mëngjes u mahnitem me ndërtimet dhe bukurin arkitektonike të këtij qyteti historik, me pamje që të lënë gojë hapur nga bukuria, qytet që i afron vizitorëve vendas dhe të huaj pamje spektakolare të ujërave blu të Adriatikut dhe Jonit, më Karburumin dhe Sazanin.

Ne fillimisht vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Shqipërisë brenda e jashtë, ku bëmë edhe fotografi të bukuar që do të ngelin gjatë në kujtesën tonë.

Shëtitorja e Vlorës që lidhet edhe me plazhin e bukur buzë detit, me një pamjeve magjepse dhe aq të bukur sa lirisht mund të krahasohet me qytetet më të bukura botërore.

Turma njerëzish zbarkoni në qytetin historik të kombit, që vini anë e kënd trojeve shqiptare e sidomos nga Kosova, me makina e autobus që të gjithë ishin të veshur bukur me plisa e të zbukuruar me flamuj kombëtar rreth e qark trupit dhe me flamuj në dorë.

Pas ceremonive zyrtare e artistike, ne vazhduam rrugën për në Apoloni.

Ngase ta vizitosh Shqipërinë e mos ta vizitosh qytetin antik të Apollonisë asgjë nuk ke parë, andaj edhe ne nuk mund ta anashkalonim këtë qytet historik pa e vizituar.

Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek. të IV p.e.s., ndërsa gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek. XIX-të. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve, Apolonisë.

Me interes të madh për në si vizitor të Apoloni ishin monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, Muri rrethues, Portiku, Vila me impluvium, Vila romake me mozaikë, Muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë.

Bëmë fotografi të shumta dhe vazhduam rrugën për në qytetin e Kongresit të Lushnjës.

kështu udhëtim tonë nëpër trojet shqiptare përfundoi në Lushnje, për ta vizituar Shtëpinë e “Kongresit të Lushnjës”, në Lushnje na priti me bujari mikesha dhe profesoresha e gjuhës në Universitetin e Tiranës, hulumtuesja e shquar shkencore, publicistja dhe autorja e disa librave shkollor znj. Elona Gjata, na ofrojë mirëpritje tipike shqiptare këtu e kuptuam se institucioni i mikpritjes ende jeton në trojet shqiptare, për të cilën i jemi shumë falënderuese.

Ky është udhëtimi ynë i gjatë nëpër trojet shqiptare që po mbyllet në Laguna Patok të Shqipërisë, që këto ditë festash shënuar një bum turistësh që frekuentojnë Vlorën historike. U kthyem enkas për të darkuar, në restorant e po sa hapur, moderne me pamje magjepse me ushqim shumë cilësor “Royal Blue“.

Shqipëria jonë që po josh turistët nga mbarë kontinenti nga bukuritë saj natyrore dhe plazhet e bukura me hotele e restorante dhe objekte tjera hoteliere gjithnjë e më shumë po tërheqin numër të madh peshuesish e sidomos nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat