Natë vere

Kultura

Natë vere

Nga: Hidajete Hasani Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:11
Hidajete Hasani

Mbrëmje e ngrohtë ishte

Po luftoja

Fshehurazi me veten

Në qytëtin që dashuroja

Në sfond dëgjohej një këngë zogu

Dhe manushaqet plotë me ngjyra

Si meteor pa pritmas ti erdhe me Hënën

Dhe në sytë e mi fale dashuri

Nga atëherë nëtët me Hënë

Mbeten imazh të unë

Çudi edhe në ditët me acar

Kur kujto

Më ngrohë dhe çdo kapilar

Më bëhet zjarr

Andaj dashuritë të mbajnë gjallë

Si në përrallëë

Të pres këtë verë Hënë se veç ti

Fal nur.

SKENË FSHATI

Këtu gjithçka është magjike

Hyjnore

Sa kujtime zunë vend

Në këtë hapësirë kohe

Zhurmon përrocka dhe thurë këngë

Puhija të ringjallë edhe kur vie dimri

Shpirti rri i ndezur flakë

Nga bukurit e saj

Copëza kohe të rinojnë

Të bëjnë të fortë

Të mbajnë gjallë

Ditë e bukur si fëmijërija

Mrekulli e vërtetë

Çdo gjë që shoh këtu

Ka histori dashurie

Nuk u ndieva vetëm

Ylli i zemrës më bëri shoqëri

U përkunda në ëndërra

I pulita sytë t' iu vija fre loteve

Dielli u pershëndet nga toka

Dëgjohej zëri i erës

Lumi

Lisat dhe pishat

I japin bukuri

Poooo e diii

Një ditë

Koha do mbetet

E ngratë pa ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat