Ja tri fjalë greke që mund të shpjegohen vetëm shqip!

Kultura

Ja tri fjalë greke që mund të shpjegohen vetëm shqip!

Nga: Agron Dalipaj Më: 21 janar 2023 Në ora: 11:58
Autori Agron Dalipaj

KOSKINO (gr.κόσκινο)

Fjala greke shënon në shqip: [sitë], [shoshë].

Babinjioti (ELNEG 715) e sjell në gr. e vjet. si huazim prej një gjuhe mesdhetare.

Me anë të embriomorfeve të shqipes, ne mundemi të japim etimologjinë e fjalës.

Kemi pranuar se gjuha emërton veprimin (funksionin) dhe te "fjala greke" nuk mund të ndodhte ndryshe.

Shoshitja e farërave a diçkaje tjetër ndodh vetëm nëse masën që do shoshitim do e shkundim pasi e kemi shtënë në një kosh me vrima. Ndaj shqipja pozon:

KOSKINO <

KO SKINO <

KO SKuNO < KA SKuN O =

KA ShKuN(d) O =

ka shkund o(sht).

Tek e fundit, shosha është një shkundëse me vrima që: ka-shkund > ka-shkun > ka'skun =ko'skin'o.

Shqipja [shoshë] duket se vjen nga folja shoshit e prej një më të vjetre

*syshit = sy-s-hit < sy-s-hith =

= sy zë hidh =

= sy nxë hidh =

çka asht ma e vogël se syri i sitës dhe e nxë (syri i sitës), e hedh poshtë saj.

Sinonimi [sitë] duket se rrjedh nga folja:

shoshit > sho-sit > sit > sitë.

(fjalët [shoshë] e [sitë] hanë edhe më shumë diskutime, por ne këtu po mjaftohemi me kaq, sepse subjekt të etimologjisë kishim fjalën koskino).

Përfundimisht, fjala greke e ka burimin dhe origjinën te shqipja (gegnishtja) ka-shkun(d) e që dha mandej

ko-shkin-o > ko-skin-o > koskino.

 

TANALIA (gr. τανάλια)

Fjala greke në shqip shënon një vegël që quhet [darë].

Babinjioti [ELNEG 1403] e sjell nga it. tanaglia / tenaglia, por te "il nuovo etimologico" f. 1677 nuk japin dot një etimologji dhe e lidhin me lat. tenāculu(m), që shënon një makineri torture.

Fjalët nuk vinë nga fjalët dhe parimisht gjuha emërton funksionin. Ndaj shqipja darë / danë, me rotacionin e njohur r:n, pozon:

DARë =

DANë =

DA'N =

N'DA = me NDA.

Siç shihet, bazë është embriomorfia [da], që si te folja [vra] > [vra]rë ka marrë prapashtesën /rë/.

Kuptohet se gr. [τανάλια] me rotacionin e dhëmboreve e bëri gegnishten [dana] në [tana-lia], ku [lia] është një prapashtesë si te para-lia (παράλια).

Fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë dhe greqishtes [tanalia] i mbetet të pranojë prejardhjen prej shqipes dana / dara.

 

STIRIGMA (gr. στήριγμα)

Fjala greke në shqip ka kuptimin ▪[mbështetje].

Babinjioti (ELNEG 1334) nuk është në gjendje të japë një etimologji bindëse dhe e nxjerr nga një temë [στηρ] (stir; shtir) duke e hamendësuar si të prejardhur prej një rrënje i.e. *ster.

Koncepti [stirigma], duke qenë mbështetje, nënkupton që "një diçkaje, që mund të rrëzohet, i vëmë diçka kundër në anën nga ku mund të bjerë në mënyrë që të mbahet a të gjejë mbështetje"

Mjafton rotacioni g:gj dhe fjala greke këndon shqip:

STIRIGMA =

SHTIRIGMA =

SHTIRIGJMA =

SHTIRI'GJ'MA =

SHTIRI-GJë-MA =

SHTIRI-GJë-MbA =

GJë MbA SHTIRI =

gjë që e mban nga e shtimja = mbështetje.

Tema [shtiri] vjen nga një STIRRI = S'Të RRI = 

= nuk qëndron.

Njësoj pozon fjala shqipe:

MBËSHTET

MBËSHTIT

MBASHTIT

MBA-SHTI-T

MBA-T-SHTI

MBA Të SHTI(men) = mban diçka që të mos bjerë.

Përfundimisht, "fjala greke" stirigma është e prejardhur nga përngjitja e fjalisë shqipe (geg.): "shtir-i-gjë-ma" = "ma-i-gja-shtir" = mban një gjë nga e shtimja.

Fjala i takon gjuhës në të cilën ajo tregon etimologjinë e saj dhe greqishtes i duhet të pranojë se fjala që etimologuam e ka origjinën prej shqipes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat