Nexhmedin Hajrimi dhe Tersteniku i Vitisë

Kultura

Nexhmedin Hajrimi dhe Tersteniku i Vitisë

Nga: Abdyl Bajrami Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Në pjesën veriperëndimore të komunës së Vitisë është fshati Trestenik.Është një fshat i bukur, me një popullatë punëtore e shumë fisnike.Ka shumë veçori të mira,por fokusohemi kontributi i qytetarëve të këtij fshati në përpjekjet për çlirim e bashkim kombëtar.

Për shkak kontributit e çmueshën në luftërat çlirimtare,shumë qytetarë  të këtij fshati u rrahën,u plagosën,u vranë,u burgosën,u dogjën shtëpitë e pasuritë, e i dëbuan nga fshati. Padyshim dëmtimin më të madh e patën në fund të vitit 1912 kur u dogj fshati, i vranë  e u përgjysmua popullata me rastin e depërtimit të forcave serbe ,pas Betejës së Sojevës-Ferizajt dhe vazhdimit drejt Shkupit.

Këtu filloi e deri në prill 1999 nuk iu ndal gazepi,si gjithë shqiptarëve nën okupatorin serb,si në Serbin e Parë, të Dytë, apo Jugosllavisë së Titos e Serbosllavisë së Millosheviqit.

Këtij represioni shtetëror,nuk iu dorzuan por  iu kundërvunë elita patriotike shqiptare. Forcave në mbrojtje të tokave shqiptare në Betejën e Ferizajt 1912 iu prinin Hajdin Tresteniku, Emin Zhitia, Ibrahim Pozherani etj.

Pasardhësit nga këto familje në përpjekje për liri vazhduan edhe ne periudhat më të vonshme. Në vitin 1993, pothuaj se e tërë popullata jonë fitoi përshtypjen se vetëm me metoda demokratike do të zgjidhet çështja e Kosovës e shqiptarëve në Jugosllavi.Dy organizata ilegale propagandonin se vetëm lufta e armatosur është zgjidhja drejt çlirimit. Në vitn 1993 LKÇK  filloi të shtrihet në të gjitha komunat dhe të formoj Këshillat Popullor për çdo komunë.

Këshilli Popullor i LKÇK-së për komunën e Vitisë është  formuar në vitin 1993. Kryetarin e këtij Këshilli, Nexhmedin Hajdinin e ka emruar  të Këshillit të Përgjithshëm të LKÇK-së. Në punën intensive për zgjërimin e radhëve të këtij Këshilli  ,shumë shpejt Nexhmedini zbulohet nga shërbimet e okupatorit së bashku me disa bashkëveprimtarë dhe dënohet nga  Gjykata serbe në Gjilan me katër vite burg.

Pas vajtjes së dënimit për shkak represionit të vazhdueshëm serb Nexhmedini iu desht të merr çantën e të emigroj diku në perëndim.Atje vazhdoi me veprimtarinë kombëtare deri në ditët e sotme.Nexhmedini gjithnjë modest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat