Mërgimtari dhe bilbili

Kultura

Mërgimtari dhe bilbili

Nga: Adem Bytyqi Më: 9 mars 2023 Në ora: 21:53
Adem Bytyqi

Herët n`mëngjes

dëgjoj një bilbil

një këngë t'bukur

ai e ligjëron,

jam n'vend t'huaj

e nuk e kuptoj.

Bilbil i dashur!

Nuk po t'kuptoj

epia fluturo !

Ti n'Kosovë shko!

Je njëri largët

lotët t'i shof ndër sy

Këngën e ndërpres

dëgjoj porosi!

Bilbili dashur epja flutro

ti n'Kosovë  shko

përshëndetma Kosovën

Prekazin heroik,

Buletinin Trim ,

Drenicën e Azem Galicës

Ujëvarën e Mirushës

Llapushën e  Kamer Rames,

Historinë e Llozicës

Që nuk harrohet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat