Libri i të gjallëve në fshatin e heshtur

Kultura

Libri i të gjallëve në fshatin e heshtur

Nga: Gëzim Muçolli Më: 23 mars 2023 Në ora: 19:45
“Unë jam këtu”!

Pak kohë më parë mora ta lexoj librin e mikut tim, profesor Faik Tafollit dhe fillimisht më bëri përfshtypje imazhi i kopertinës së librit që reflektonte idenë e autorit mbi temën e librit.

Një kullë shekullore tipike e arkitekturës autoktone shqiptare e cila duke qëndruar ende në këmbë në një ambient natyror piktoresk të fshatit Çadrak, sikur po fliste me lexuesin e radhës: “Unë jam këtu”!

Ky objekt i jetesës së dikurshme , i gjallimit dhe historisë, sot pjesë e kujtesës dhe trashëgimisë etnokulturore dhe narkitektonike kosovare ishte shtëpi dhe fortesë, kishte bujari për miqtë e rezistencë për armiqtë kujdestarë, të cilëve përherë iu pengonte vetë kjenësia shqiptare dhe bënin gjithçka për ta zhdukur elementin lokal dhe tërësinë kombëtare të trashëguar nga rrënjët iliro-shqiptare.

Autori i librit, profesor Tafolli shihet se ka bërë një përpjekje të madhe që ti del përballë kohës dhe të grumbullojë dëshmi autentike nga të moshuarit e fshatit të tij dhe prej bashkëmoshatarëve të vet, që ende ruajnë kujtimet e të parëve të tyre dhe të kohës që nuk është më. Ai me mund dhe zell, vargënon historinë e fshatit të tij të lindjes Çadrakut, duke dashur të vejë një themel të fortë si ai i kullës së Tafollëve që i qëndroi dhe i mbijetoi stuhive të kohës.

Dihet mirë se Kosova jonë ka mungesë të arkivave të vjetra dhe kjo gjë përherë na ka vështirësuar dëshmimin faktik mbi vjetërsinë tonë. Mirëpo populli ynë, atë që nuk mundi ta ruajë të shkruar e ruajti të folur e të kënduar në këngë popullore plot histori, vuajtje e krenari. Këto u përcollën nga gjyshi te nipat, nëpër gjenerata, duke krijuar historinë epike të lagjes, fshatit, krahinës, kombit dhe duke qenë objekt i konsideruesghëm i autenticitetit dhe vijimsisë biologjike, etnike dhe historike.

Fshati i Faikut përshkruhet hollësisht duke filluar nga toka e bukës e cila punohej me mjete të prapambetura bujqësore e gati nuk siguronte as bukën e gojës duke nxitur gjeneratë pas gjenerate migrimin e fshatarëve drejt zonave dhe qyteteve tjera në Kosovë dhe më gjerë në ish-Jugosllavi ose edhe më larg në Zvicërr, Gjermani,etj.

Autori na sjell përpara nesh edhe trungun gjenealogjik duke na ofruar shënime të pasura për secilën familje të kësaj lagjeje, duke përshkruar edhe biografitë e kryefamiljarëve dhe personave të dalluar që i dhanë udhë shprehjes së talentit, vullnetit për punë e ndryshim, prirjeve për art, muzikë, etj.

Në faqet e këtij libri kuptojmë fillin e zhvillimeve historike të kohërave të ndryshme, që reflektuan në jetën e fshatit dhe të kombit përgjithësisht. P.sh.: Rexha, i vogli djalë i Jetishit, të Rushitit, të Veselit, të priamit të tyre Tafës, u detyrua të bëhej ushtar i Turqisë otomanee të kryente shërbimin ushtarak nëpër luftërat e Turkut me shtetet tjera arabe e nuk u kthye më kurrë, duke lënë si kujtim të ekzistencës së tij vetëm emrin.

Lagjja e Tafollëve ndau fatin dhe historinë e vet me fshatin edhe në kohën e Mbretërisë jugosllave kur në një rast, pas brutalitetit të xhandarëve serbë vdesin Bajram dhe Shaban Tafolli e mezi shpëtojnë gjallë katër të tjerënë vjeshtën e zezë të vitit 1921. Interesant është fakti që na sjell autori për hetimin ndërkombëtar të kryer nga ekspertë anglezë gjashtë muaj më vonë duke konstatuar dhunën brutale si shkak të vdekjes së viktimave.

Nga kjo lagje nëpër stuhitë e Luftës së II Botërore kaluan edhe nëntë fshatarë të cilët u bënë pjesëtarë të Luftës Nacional-Çlirimtare. Edhe pse vinin nga i njëjti vend fati e deshti që dy nga këta të bëheshin pjesë e Brigadës së pestë të partizanëve të Shqipërisë, dy të tjerë ishin partizanë në brigadën kosovare të udhëhequr nga komandanti Fadil Hoxha, e cila pati fatin e keq të luftonte kundër ushtarıve të patriotit Shaban Polluzha i cili u kthye që të mbrojë Drenicën nga sulmet e brigadave partiozano-çetnike serbe.

Mobilizimi i dhunshëm i marsit të vitit 1945 ia bashkangjet djem dhe burra të këtij fshati kolonës së mobilizuarve që duke kaluar tmerrin e rrugës Prizren–Kukës–Shkodër–Tivar, përfunduan në pritën e mirëorganizuar nga çetniko komunistët serbo-malazezë për shfarosjen kolektive të tyre në Monopolin e duhanit në Tivar. Pak veta shpëtuan aty, por ende vazhdon shtegtimi i vdekjes drejt Dalmacisë. Kështu Tafollët që vdiqën në Tivar mbeten edhe pa varr por nuk u harruan as sot nga të moshuarit por edhe nga të rinjtë e sotit.

Autori pasuron librin me biografi të personave të dalluar të cilët shekullin jetësor e kaluan pranë bashkëfshatarëve me hallet e përditshmërisë dhe stinët e zhvillimeve politiko-shoqërore nëKosovë dhe ish-Jugosllavi. Jeta edhe atëhere kishte kuptim dhe njerëzit e donin dhe çmonin njëri-tjetrin dhe pasi shpërnguleshin, kthneheshin në fsaht për t'u çmallur me javë të tëra. Migrimi si plagë shoqërore zbuste varfërinë ekonomike por varfëronte këtë fshat i cili tashmë ka mbetur me pak njerëz, me ara të papunuara, por me një bukuri të pastër të natyrës shqiptare.

Në libër flitet me respekt edhe për mësues, arsimtarë e profesorë që punuan në arsimimin e të rinjëve si në vend ashtu edhe në vende të tjera ku mërgoi rinia kosovare në Europë, poashtu edhe për punëtorë të dikurshëm që gjetën mundësi të shprehjes së aftësive me veprimtarinë e tyre nga zejet e deri te angazhimi edhe në procese teknologjike në kombinate agro-industriale.

Arti i cili pasuronte jetën shpirtërore shprehej me këngën e rapsodëve për të cilët flet me admirim mes rreshtave prof.Tafolli. Mjeshtria e të kënduarit të tyre i barazoi me emrat më të njohur të artistëve popullorë të folklorit burimor shqiptar.

Në fund të këtij shënimi të përshtypjeve të leximit të veprës “Një kullë nëpër shekuj”, disa motive poetike në tri vjershat e tij sikur i vejnë kapak mallëngjimit të autorit i cili jetën e lidhë me fillin plot nyje nga ato kodrina ku “dielli lind më bukur se çdokund” deri te heshtja që mbretëron fshatin , e cila sikur u bë shkakqx të verbërohet nëna e përmallur për fëmijët e djalit që e treti kurbeti dhe nuk po kthehej më në tokën e Çadrakut, të cilit i mbeti kulla e famshme të dëshmojë për njerëzit dhe kohën, ëndërrën dhe realitetin si dhe dëshirën për ti dalur borxh këtij vendi që mos të harrohet e shkuara e as e tashmja në projektimin e të ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat