Lindje e hareshme në kremtën e pashkëve

Kultura

Lindje e hareshme në kremtën e pashkëve

Nga: Dedë Preqi Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:10
Dedë Preqi

Ndrekë Ndue Ndoc Nikaj, jetonte dikur në fshatin Thanishtë, një fshat shumë i vogël që shtrihej rrënzë Bjeshkëve të Nemura. Ndreka ishte një burrë koxho i shtyer në moshë, i martuar me Gjylen e Gjin Gjikë Gjolit prej Iballes afër Fushë-Arrësit, ajo ishte e shtëpisë mirë dhe shtëpiake e vyer.

qysh e kishte lënë baba Ndue në moshë të re, jetonte në një shtëpi me dërrasa dhe shpesh ëndërronte se një ditë do të bëjë një kullë guri. Kurrë dera e Nikajve nuk kishte qenë e çnjerzuar, por familje e ndershme dhe bujare. Edhe të parët e Ndrekës ishin marrë me blegtori, sepse vendi i tyre afër bjeshkëve ishte shumë i përshtashëm për mbajtjen e delëve dhe gjedhëve të trasha.

Ndreka dhe Gjyla ishin martuar me dëshirën e prindërve të tyre edhe pse nuk ishin parë kurrë më herët në mes veti, vetëm ditën e martesës, por jeta e tyre ishte e harmonishme dhe e lumtur,dhe zoti ua kishte falë katër vajza, njërën pas tjetres.

Disa herë e kishin lutur zotin tua falë edhe një djalë, por kurrë nuk ishin dëshpëruar me vajzat etyre, sepse së cila më e bukur se tjetra dhe të gjitha të shëndosha si molla. E para ishte Rrezorja, Riga, Hëna dhe më e vogla Yllka. Pas një kohe u rritën vajzat dhe përveq Yllkes, të gjitha filluan të shkojnë në shkollë, të cilën e kishin largë disa kilometra,por shpesh i pengonte lumi kur vërshonte nga tëreshurat e shpeshta.

Kur u rritën vajzat, Ndrekës iu largue një barrë e madhe, sepse tani ato kujdesëshin për bagëtinë, të cilat i kullotnin përditë rënzë bjeshkëve dhe në përkujdesjen e qen-laroshit dhe bardhoshit. Por Ndreka nuk pushonte, kishte plot punë të tjera dhe i ndihmonte Gjyles për përgaditjen e qumshtit dhe gjente kohë të riparonte çka kishte nevojë shtëpia dhe oborri.

Nga njëherë në javë Ndreka, shkonte në qytet me shitë djathë, tëmbël e bylmete tjera dhe me ato të holla blente gjëra ushqimore të nevojshme, ashtu blente dhe mjete shkollore për fëmijët. Kjo familje kishte tradita të mira shqiptare, ndër të gjitha e kishte bujarinë dhe fisnikërinë.

Kishte dhe parime e tradita fetare, për çdo mbrëmje para darke kur tuboheshin rreth sofre, i madh e i vogël të gjithë së bashku e thonin uratën e bukës, e lutënin zotin t’ua jep bukën e përditshmen dhe të mirat tjera të nevojshme për ata që kanë mungesën e tyre.

Kur shkonin në shkollë tri motrat, vetëm Yllka kujdeset për bagëtinë, por e kishte porosinë prej prindërve që mos ti largojë shumë largë shtëpisë, sepse ajo ishte e vogël për ti zotëruar të gjitha. Një ditë Rrezorja bisedoi me motrën e vogël Yllkën, sepse edhe ajo tani duhej të përgaditet të filloj në shkollë, kur e ka moshën e saj.

Ajo iu përgjegj motres së vet duke qeshë, unë dua të shkoj në shkollë, por i dua edhe bagëtinë, dhe ku do i lë ato fusha e male dhe bjeshkët e bukura, që ma kanë shtuar rritën. Rrezorja qeshi me zë dhe i tha, edhe unë dikur kështu kam menduar, por nëse një ditë nuk shkojë në shkollë, më mungon gjithçka në jetë!…

Kishte edhe disa ditë, që po afrohej festa e Pashkëve, dhe një ditë para kësaj feste, Ndreka dhe Gjyla, e ngarkuan kalin me shumë gjëra nga bylmetet e përgaditura për të shkuar në qytet disa kilometra largë, për të shitë “bylmetin”e me ble për festën e Pashkëve shumë gjëra të nevojshme, ashtu edhe vajzat me i gëzue me rrobe të reja.

Dhe kur u nis Ndreka e la porosinë, nëse vonohem, mos merakosi, sepse kam me i krye disa punë në qytet! Dhe ashtu doli, sikur ta dinte se, atë natë nuk mundi të kthehej nga vërshimet e lumit, me çrast edhe fjeti te një mik afër qytetit. Mbrëmja u afrue dhe filloi të errët, kur vajzat i rehatuen bagëtinë dhe së bashku në shtëpi e filluan ngjyrosjen e vezëve të Pashkëve, vetëm Rrezorja bisedonte diçka me nënën e vet dhe dukej pak e merakosur për mosardhjen e babait.

Gjyla nuk e ndiente vetën mirë atë natë, kishte ngapak dhimbje e therje, të cilat në çdo moment shpeshtoheshin, por nuk dëshironte ti brengoste vajzat e veta, vetëm Rrezores që ishte më e madhja, iu kishte zbuluar, duke ia shpjeguar dhembjen me pak fjalë…

Pas pak çastesh në mbrëmje u dëgjue një ulurimë e qejve, por edhe një zë burri, me çrast dualën vajzat pak të druara, njëra pas tjetrës. Në oborr ishte terr, panë dy veta me një kali të ngarkuar, që kërkonin konak te kjo shtëpi.

Gjyla dual deri te dera, por nuk mundi më tutje nga dhimbjet dhe u përgjegj nga dera e shtëpisë, mirë se vini, mirë se ju pruni zoti! Një burrë e një grua i kishte zënë nata, të cilët zbritnin nga bjeshkët e largëta, që dëshironin të dilnin përtej lumit me kali të ngarkuar për të shkuar në qytet, por prej vërshimeve të ujrave nuk kishin mundur të vazhdonin më tutje.

Vajzat u kujdesën për darkën dhe kaluan si është ma mirë, duke i pritë mysafirët me bujari. Pas mesnate Gjyla nuk ndjehej mirë prej dhimbjeve të mëdha, ndërsa vajzat nuk dinin se çka të ndërmerrnin dhe ta ndihmonin nënën e tyre, sepse ishin të reja dhe nuk pritej ndihmë prej ndonjë të afërmi, nga se shtëpiat e fshatit ishin largë njëra-tjetres, dhe mjeku ekzistonte vetëm në qytet.

Pas pak , mysafirët dëgjuan zërat e fëmijëve që ishin në dhomën tjetër, dhe burrë e grua vendosën të shkojnë në dhomën ku dëgjohej zhurma e familjes, dhe panë Gjylën, të rrethuar nga vajzat të gjitha në këbë, duke u kujdesur për nënën e tyre.

Pas pak, burri kaloi në dhomën e pritjes, së bashku me tri vajzat e vogla, ndërsa zonja mysafire së bashku me Rrezoren, u kujdesën gjithë kohën për Gjylën. Kjo ishte një grue pak e moshuar, por e shëndoshë dhe kishte përvoja të ndryshme nga jeta vet, dhe pas pak ia pushoi dhimbjet Gjylës, duke përdorë lecka të vokëta dhe metoda të vjetra, të cilat i kishte kaluar edhe vet këto peripeti, e cila i kishte lindë gjashtë fëmijë shëndosh, pa shkuar te mjeku fare.

Burri në dhomën tjetër u tregonte fëmijëve përralla, dhe pas pak, para mëngjesit, para se me i shpërnda rrezet dielli në ato kodra të bukura, u dëgjue një zë i një foshnje të vogël, dhe ua ndërpreu përrallat. Ata duke shikuar njëri-tjetrin u ngritën të gjithë si përnjëherë dhe vrapuan në drejtim të dhomës tjetër.

Rrezorja i përqafoi motrat e veta, duke i uruar dhe bërtiste me zë, jemi shtuar me një vëlla, me një vëlla!. Ato u gëzuan aq shumë dhe nuk dinin çka të bënin në ato momente. Ishte dita e parë e Pashkëve, ishte një mëgjes i ëmbël dhe i hareshëm në atë familje.

U gëzuan pa masë edhe musafirët ,duke i uruar vajzat dhe Gjylën, dhe falenderuan zotin se çëlluan në momentin e duhur, sikur edhe patën „këmbën e mbarë“. Bebja vogël ishte një fëmi i bukur dhe lindi shëndosh, menjëherë rrezet e diellit ia shëndritën fytyrën e ëmbël, të cilat e përshëndetën për herë të parë, duke ia puthur sytë engjullit.

Ishte dita e parë e Pashkëve, një ditë e shpresës, ku në këtë festë të Pashkëve, shpallet lajmi i gëzueshëm sipas Ungjillit, se edhe Jezuesi, lindi në këtë mënyrë të thjeshtë në shtallën e bagëtisë.

Pasi shkuan mysafirët, të cilët muarën shumë urime nga Gjyla dhe vajzat, Yllka kishte vrapuar te shtalla e deleve, të cilat e kishin kohën edhe ato për tu shtuar me qengja, dhe pas pak u kthye, duke brohoritë me të madhe.

Kjo ditë e madhe po na i sjellë gjitha të mirat, plot shtalla është mbushur me qengja, dhe ata po lodrojnë nëpër shtallë sikur të kishin një festë të madhe të lumët na, të lumët na dhe për vëllaun tonë!.

Pas dite u kthye Ndreka nga qyteti, dhe vajzat i dualën përpara, por motrat e kishin bërë kuvend në mes vete, se cila duhet me i tregue babës për lindjen e vëllaut të vogë, dhe me i kërkue një dhuratë të shtrenjtë.

E vendosën që motra e vogël Yllka, të merr këtë iniciativë...Të gjitha ishin të gëzuara dhe e përshëndetën babin në oborr, ndërsa Yllka ishte ajo e fundit, e cila duke e përqafuar dhe duke e uruar tha, babi i jonë, e kemi një lajm të mirë, jemi shtuar, jemi shtuar, edhe shtalla është mbushur me qengja, dhe filloi me qajtë në krahërorin e babit të vet, ndërsa motrat filluan të qeshnin me të madhe.

Ndreka u ngushtue dhe pyeti, pse qanë voglushja ime? Ajo ishte e gëzuar aq shumë për vëllaun e vogël, por edhe për qengjat, por nga habija, e tha të kundërtën! Dy pika lot i shpëtuan Ndrekës,dhe i përqafoi vajzat e veta, duke i uruar të gjitha për këtë gëzim të kësaj dite të madhe, dhe u ulë në gjunj, duke lutur zotin, dhe mëshirën e tij si shpëtimtari i botës.

Ndreka e përgëzoi edhe Gjylën, e cila nuk dinte me u gëzue më shumë, njëherit Ndreka i përgëzoi edhe mysafirët e rastit dhe tha, duhet ta kërkoi atë familje, ata mysafir të ndershëm, që i sjelli ajo natë e madhe dhe do të bëhëmi kumbarë, ose do të bëhëmi miq.

Pas pak qastesh motrat konsulltoheshin se si ta emërojnë vëllaun e tyre. Rrezorja tha, emri Ukë, është i përshtatshëm, dhe përshtatet me bjeshkët e Rugovës. Mirëpo Yllka ishte më e vogla dhe ajo dëshironte një emër të zgjedhur, që kishte dëshirë ta pagëzoi me emrin Ylli. Pas pak edhe Hëna e Riga i propozuan disa emra sipas dëshirës së tyre, por Ndreka u tha të gjithëve, se do ta përtërijmë emrin e babagjyshit, nëse ju pajtoheni, dhe shkuan e pagëzuan vogëlushin në kishën e Rugovës me emrin N,N,N,N,N,- Niketë Ndrekë Ndue Ndoc Nikaj, prej Thanishte, i cili lindi ditën e parë të Pashkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat