Fllad pranveror

Kultura

Fllad pranveror

Nga: Përparim Hysi Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:12
Përparim Hysi

1. Kthimi nga mikja

Po kthehem tani nga mikja,më duket se jam dragua
Më fali çdo gjë shpirtja,hajde më dil para mua.
Kam aq gaz sa mend po këndoj,se aq jam i lumtur
Pranverë është dhe dashuroj,a ka ndjenjë më të bukur?

Dua të flas dhe me drurët e rrugës,se dhe ato i kam xhan
Një bohem që gjeta mes udhës, i thashë:-Më je balsam!
SE jam bërë zog e fluturoj,s'mbahem ffare nga gazi
Nuk kam turp që dashuroj, më "tërboi", o miq,marsi.

2.Një syzezë më shkoi tek këmba

Një syzezë më shkoi tek këmba,
Bëri sikur nuk më pa!!!
Po mua pse m'u drodh zëmra?
Si t'më gjej "hata".

SE më kish një trup fidan
Bërë me"porosi"
Trrak më bërë imixhan,
Eh, se ç'bukuri!

Ndaj me sy atë e ndjek
Se aq më pëlqeu
Dua patjetër që ta "pjekë"
Syzezë,të lutem ktheu!

Por s'ma "vërshëlleu" fare
Sikur s'qeshë aty
Mendja mbeti në alarme
Se jam pleqëri.

3.Si PERËNDESHË e zemëruar

Si PERNDESHË e zemëruar,po më rri me kokëmënjanë
Por ç'të gjeti,o syskruar, me kë e ke"mazaranë"?
Pse s'më hahen "kumbullat" mua?Mos më merr për frikacak!

Të më marrë dreqi mua,jam si mi i zënë në çarg.

Zë e bëj "indiferentin",sikur s'kam sy në ballë
A të ma lexoje"qejfin",jam"kail" të"ha" të gjallë.
Tjetër gjë është dëshira dhe krejt tjetër është mundësia
Hiqem me "dyfytyra" se më pengon"magjia".

Pse s'i do"qorri"sytë (aq shumë,moj ,unë të dua)
Por një tjetër ka"tapitë",këto"tapi" më pengojnë mua.
Dhe nuk luaj me"dyporta",se kam erz dhe kam nder.
Moj e mira sa bota,për ty shkoj dhe në esfel!

4.Trëndafili

Ah,ai trëndafil i freskët që më erdhi nga ti si "qerasje"
Më bën sa të prekshëm,aq më vë dhe në ngasje.
Peshqeshet i do dhe mbreti,si mos i pëqej unë?
U mbulova,o mike,nga shendi dhe më zuri me shkumë.

M'u kthye koha e kaherëshme dhe zemra zu të më hidhet
Moj mike që je aq e gjendshme,nuk di pse goja më"lidhet"
Më"lidhet",sikur kam bërë faj,sa mbyllur më rri goja
Trendafil,nuk e kam fare kollaj,sikur më mbuloi boja.

Kapem pas trendafilit që ti më bëre dhuratë
Marr "huqet" e bandillit dhe vetes i them:-Mjaft!
Çdo gjë ka një kufi, "dhurata" ka gojë e flet
Më prit,o mike ti,se ç'bëjmë,e dimë vet.

5.TI

Ti nuk e di sesa e shtrenjtë je për mua
Ti nuk e di(eh,si mund ta dish?)
Eh,se sa kohë kam që të dua
Dhe zemra që më dridhet,çuditërisht!

Kam kaq kohë që gjumë nuk fle i qetë
Bjerë në një krah e ktheu në krahun tjetër
Me ty më bëhet sikur zë retë,
Sado që jam burrë i vjetër.

Por ti a e shikon vallë?
Se nga sytë sikur lëshon shkëndija
Me sy,mes nesh,shkëmbejmë mall
Është bekim dashuria.

6.Pak nga e shkuara
Ika mora prrallën
Takova gushëbardhën
Me të nxora mallën
Që e kisha ruajtur
Fshehur e kam mbajtur
Det me mall kam zbrazur

7. Sa...
SA një"iskër" po ndizej,
Papritur unë ika
SE çfarë po"ngjzej"
KJo dukej si drita.

Tek rri e mendohem,
Këtu në mërgim
Sado që ligështohem,
Meritoj "dënim"

SE dukej ashiqare,
Se ç'zjarr po ndiznim
Ti s'ke faj fare

Mbi vete marr "dënimin".

8. Unë di mirë...
Unë di mirë të "nanuris"
Kam përvojë prej"veterani"
Ato punë di t'i ujdis
Jam ashik dhe jam jarani.

Do të bindesh vet pastaj
Kur të shkëmbejmë"kredencialet"
Do të thuash:-Ja "ustaj"
Që aq mirë i "qan" hallet...

9. Çast

Ti u ndere,e tëra "gollomesh"
Më tepër ç'do bëje se kaq?
Unë ka kohë që marr vesh
Ndaj të"gdhënda" paq

Shkel e shko nuk "punoj"
Ta kam thënë që kaherë
Dhe aspak nuk"shpejtoj"
Më solle "pranverë"
Në këtë pranverë.

10. Përpara një të BUKURE!
Hiç nuk më vjen turp që përkulem para teje
Turpi si meskinitet i paskrupull
Të shoh dhe më ndizet gjaku ndër deje
Të falem,përkulem para teje,se je e bukur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat