Një shkrimtar romantik, delikat dhe perseverent

Kultura

Një shkrimtar romantik, delikat dhe perseverent

Nga: Baki Ymeri Më: 9 prill 2023 Në ora: 13:26
Kopertina

Romaniështë një vepër e madhe tregimtare që pasqyron një proces të ndërlikuar të jetës, një sasi të madhe fenomenesh të jetës në zhvillim e sipër. Në romanpërshkruhen dhe jepen karakteristika të shumë personazheve, zhvillimi dhe përfundimi i tyre pas
zgjidhjes së konfliktit. Romaniështë vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore. Llojet kryesore të romanitjanë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj. Ndër romanete para në letërsinë shqipe janë: “Shkodra e rrethuar” nga N. Nikaj (1913), “Lulja e kujtimit” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj.

Gratë duhet të kujtojnë gjithmonë se kush janë dhe pse janë të afta. Ato nuk duhet të kenë frikë të kalojnë fushat e gjera të iracionalitetit, dhe as të qëndrojnë të varur nga yjet, natën, në ballkonin e qiellit. Nuk duhet të kenë frikë nga errësira që i gëlltit gjërat, sepse errësira ​​lëshon një mori thesaresh. Dashuria e autorit për femrën ka dimensioned e shpirtit: “Aventura në dashuri është vetëm në libra, si në përrallë. Pesha e dashurisë, në mendjen dhe shpirtin tim, qëndron në momentin kur ti e humb mendjen, në të cilën të dy bëhen një, në të cilin qielli është bashkuar me tokën, dhe Zoti, dëshmitar për bërjen dhe restaurimin tonë në mbretërinë në të cilën na la. Sa bukur e the! Dhe sa romantike! Si në fillim të botës!”

Libri është mrekullia e një tempulli të përfunduar. Ai është gjithmonë i mbështjellë me diçka të fshehtë, sepse është thesari i shpirtit. Libri është kroi i ilaçit që e shuan etjen për dije, për ide, për risi, për bukuri. Libri për shkrimtarin rumun Nicolae Bălașa është një rreze drite, e cila drejton hapat e tij drejt universit të dijes. Për te dhe për ne e për ju, libri është krijesa më e mirë që na këshillon dhe na e tregon rrugën drejt së vërtetës. Libri është një ëndërr e shkruar me krahët e mendimit, drita dhe fuqia e mendjes. Libri është një mik besnik që nuk të tradhton kurrë. Libri është një mik bsnik që të mëson të zgjedhësh të mirën nga e keqja. Libri është miku më i dashur i romansierit rumun Nicolae Bălașa.

Ja një nga fragmentet e librit të tij të përkthyer në gjuhën shqipe. “Jeta, si një iluzion, dhe çasti, si një destin! - i thashë vetes dhe mendova për veten time, në shtëpi, në Rumani. Në përgjithësi, diferencat janë, një lloj nyance. Dhe atje, në atdhe, krejt njerëzit e ëndërrojnë iluzionin. Ndoshta ndryshimi vjen nga shpresa. "Ndoshta Zoti e jep! Por, po nuk e dha sot, do ta japë nesër! Ose ndoshta pasnesër!" - thotë rumuni... Dhe ja kështu, zvarritemi, që nga lindja deri në shtëpi, deri në një cep rruge, afër një pylli, për të skuqur disa qofte, do proshutë të tymosur dhe të hedhim në fyt një lloj ushqimi të ambaluar mirë, sipas modelit të së tashmes së lulëzuar, nga bota e civilizuar.”

Me ndihmën e një libri mund të arrijmë në të gjitha cepat e botës. Libri është dashuria ime Ai më mëson se si të sillem më mirë, të bëhem një njeri punëtor, i ndershëm dhe i respektueshëm. Asnjë lojë në botë nuk krahasohet me leximin e një libri. Libri është një filxhan plot nektar, nga i cili, duke e provuar çdo ditë, mësojmë të gjitha gjërat e mrekullueshme në botë. Pa një libër një njeri nuk mund të ekzistojë. Libri është gjëja më e shenjtë, më mëson të jem i mirë, i sinqertë dhe i zgjuar. Libri është një burim i pasurimit shpirtëror që na ndihmon, që na jep gëzim, kënaqësi dhe nevojën për të lexuar. Libri i mirë na ndihmon të komunikojmë me të tjerët. Me një fjalë, libri na ndihmon të formohemi si qenie njerëzore. Për krijuesin rumun Nicolae Bălașa, libri do të thotë dritë, sepse hap dritare në horizonte të reja të dijes.

Ja edhe një fragment tjetër interesant dhe impresionant nga vepra e tij: “I arritur atje, nga rruga, shikoj i zalisur, kinezet, një lloj kukullash shëtitëse, të freskëta si kallamët mendimtare të Pascalit, thjesht hidhen në rrugën tënde, vetëm që të të ofrojnë do turtela të buta, ose një lloj pitesh të pjekura, në vatër, ose, për shikim, gjinjtë, sapo të konturuara, nën mëndafshet orientale. I mahnitshëm duket spektakli i rugës, si dhe ndërtimi i korporatave të mëdha përtej oqeanit, arritën para nesh. Rri shiko, mendimi të ik në vendlindje dhe pyete veten: Zot, nga po vij dhe çka po kërkoj këtu, në këtë fund të botës dhe ng apo ia mbaj? Mendova, duke shikuar milingonën përtej dritares së pensionit në të cilin kisha natëruar.”

Libri është një thesar i paçmuar, në të cilin disa mbledhin mendimet më të bukura, në mënyrë që të tjerët t'i përdorin ato sipas dëshirës. Libri pasqyron gjatë shekujve të jetës njerëzore, historinë e luftës së tij për ekzistencë, për një të ardhme më të ndritur, të gjitha vuajtjet, gëzimet, humbjet dhe fitoret e tij. Libri është një mik yni besnik dhe i besueshëm. As kompjuteri dhe as televizori nuk do të çojnë në zhdukjen e librit, sepse leximi do të vazhdojë të luajë një rol kardinal në jetën e njerëzve, se përshpejtimi i progresit teknik do të shoqërohet gjithmonë me sanimin kompensues të një hapësire të lirë për imagjinatë, duke ëndërruar dhe duke kërkuar kuptim: “Nga t’ia mbajmë, pyetën intelektualët nga Evropa qëndrore dhe lindore, pas rënies së murit të Berlinit. Drejt perëndimit, bërtitën njëzëri. Perëndimi do të ishte, për ta, 20 vjet më vonë, një lloj Amerike Latine. Pasuria e një vendi, në duart e disave, të cilët deri dje ecnin me pantallona të qepura.”

Nicolae Bălașa është një shkrimtar romantik, delikat dhe perseverent. Kritika rumune për të thekson: „Megjithatë, çifti është një model i intuitës së jetës në një periudhë kur pasionet e pleqërisë kërkojnë konture të reja me arritje të mundshme në zona ideale. Nicolae Bălaşa, përmes një profesioni të caktuar epik, mbetet mbret i një proze autentike.”Ja se si e përshkruan autori rumun natyrën rumune në romanin e tij: „Asnjë lëvizje!... Vetëm në distancë, mu duk se dëgjoja tingujt e një kambane të vjetër. Vibron dhe ajo, thuajse në surdinër, që të mos shqetësojë të tashmen, atëherë duket se ka ngecur në suva të lustruara në mënyrë të përsosur, të ndërtesave të pa pikturuara. Mendimi më iku në Voroneţ, në fëmijëri dhe në spektaklin e ngjyrave, në muret dhe në brendi të manastirit. Më dukej se, atje, në mua, në Bucovinë, në vendet ku, thuhet, se do të ndalonte, për një çast, Zoti që të mrekullohej me spektaklin e qiellit, duke zbritur në tokë, përmes dorës së njeriut, qetësia ishte ndryshe dhe kishte dimensionin e universit.”

Ka gjëra që dëshironi të shihni dhe nuk e mbështesni realitetin e tyre, përkundrazi ato janë dhe shndërrohen diku tjetër, duke kaluar atë linjë të mirë dhe të padukshme në anën e padukshme ose në pjesën tjetër të realitetit, e cila nuk është joreale si e mundur. Ato ekzistojnë pasi të zbuloni dhe ashtu si kur të ktheheni nga një ëndërr mund t'i riprodhoni ato në çdo detaj duke filluar nga vetë vendi dhe duke riprodhuar detaje të tingullit dhe ngjyrave, portrete të bëra për njerëzit që në realitet nuk i keni njohur ose parë ndonjëherë. Sa të jetë e mundur, ju zbuloni pas vitesh dhjetëra dhe qindra mbase mijëra faqe kushtuar të tjerëve. Ngadalë-por pas shumë vitesh në kohën e njeriut-ju do të gjeni shpjegimet më të mira në versionin optimist. Në fund të fundit, ju arrini të shpjegoni me fjalët tuaja, duke përdorur shprehjet tuaja të dhëna me mënyrën tuaj të të menduarit, më të shkurtër ose më shumë pemë, ose me lulëzim mekanizmat e mistereve të tilla reale dhe imagjinare:

„Olesya më ndërpreu. Dhe unë, nëse dua të të përvetësoj, ta bëj sy të ëmbël, ta zbërthej një sumbull të fustanit, ti them edhe dy fjalë, dhe e imja bëhesh! - Vetëm kaq? - e pyeta, me shaka. - Kaq është! Nëse të dëshiron, qëndron edhe në kokë... – kompletoi një kolege e saj. Ajo ndikon të ta marrë mendjen! - Vajza, ju po më mahnitni! Por sidoqoftë, më pëlqen loja! Duke e lënë mënjanë shakanë, më argëtoi ideja. Në të vërtetë është diçka tjetër: qeveritë nuk duan të investojnë në arsim. Të mençurit dhe të vetët i shkollojnë në universitete me performancë të lartë, pastaj disa regjistrohen në hulumtime botërore. Punëtorët me mendjen për financat e mëdha! Të tjerët, në politikë, ku fitimi vjen nga fjalët.”

Dashuria për krijuesin rumun është bota sentimentale e veprave reale. Olesya i thotë se e dashuron: “Më merr në krahë! Mund të më puthish! - Olesya, ti më mahnit! - Epo, përndryshe si? Si ta bëj të kuptosh që bëra një bast me dyqind euro, se do të të takoj? Dua të kem një fëmijë me ty! - Dhe unë, nëse dua të të pushtoj, ta bëj sy të ëmbël, të shpërthej një sustë, t’i them dy fjalë, dhe e imja je!” Përfundimisht mund të themi se lexuesi ynë është pjesë e universit të lexuesve absolut, ashtu siç autori është pjesë e universit të kërkuesve absolut. Të dy janë pjesë e universit të koleksionistëve absolutë. Që nga fillimi deri në fund të librit, autori ndjen nevojën për të komunikuar me botën, pa u lodhur! Pranë të dashurës së tij, ai gjen çaste për admirim dh dëfrim. Mendime, meditime, fjalë dhe emocione që shkakton dridhje në çdo qelizë të trupit duke të lënë një përshtypje të thellë se je atje: në Rumani, në Besarabi, në Bukovinë. (Bukuresht, prill 20230).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat