Ndarje përsëri

Kultura

Ndarje përsëri

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 14 prill 2023 Në ora: 12:57
Ismail Gashi Sllovia

E shuam

Mallin

Dhe brengën

Pas ndarjes

Së gjatë

Në afërsi.

U habitëm

Për rritë

E bukuri

Në afërsi

Shpirtërore.

U tretëm shpirtërisht

Pa ndal

Përmallshëm

shikoheshim

Flisnim

E bënim sheti

Gjumi na ndante

Me enderrat

Vazhdonim jetën

Me mall

E brengë

Përseri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat