Kosova e kujt është?

Kultura

Kosova e kujt është?

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 maj 2023 Në ora: 17:37
Autori Adem Bytyçi

Kosova është shqiptare

Historia këtë

E ka vërtetuar katërçipërisht

Edhe para

Dhe pas lindjes

Se birit zotit

Jesu Krisht.

Serbia n ‘Dardani

E më vonë n ‘Kosovë

Kurrë, kurrë

Dhe kurrë nuk ka qenë autoktone

Gjithmonë kolonialiste

Dhe agresore.

Serbia kur thotë:

Kosova është djepi i Serbisë

Me qëllim e fsheh t ‘vërtetën

Për ta pohuar se

Kosova është djepi

I krimeve monstruoze

T ‘saj kundër popullatës

Autoktone shqiptare.

Kur n ‘këtë territor gjeografik

Nuk kishte popullatë serbe

Ajo erdhi shumë më vonë

N' gadishullin Ilirik

Pasi aneksojë tokatë Ilire

Bëri krime makbre

Kundër popullatës

Autoktone shqiptare.

Jo vetëm historia dhe historianët

Por edhe Lisat e zogjtë e malit

Thesari arkeologjik i nëntokës

E dinë se

Dardania e më vonë Kosova

Është djepi në të cilin për herë të parë

Ka lind dhe është rritë shqiptari

Këtë e vërtetojnë edhe shqiponjat e malit

Të cilat para mijëra e mijëra vjetëve

I kanë ndërtuar folët e tyre

N ‘këtë djep shqiptari

I cili ka lind e rritur

Shumë heronj e dëshmorë

Të cilët për ta mbrojtur Dardaninë

E më vonë Kosovën

Nga hegjemonizmi

Dhe gjenocidi serb

Çdo pëllëmbe t ‘saj

E kanë ulur me gjak

Për t ‘qenë t ‘lirë sot

N' truallin e tyre t ‘lashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat