Flamuri që ecën me ne

Kultura

Flamuri që ecën me ne

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 14:36
Milazim Zeqiraj

28 Nentor 1912 është:

një datë, 

një ditë,

një flamur.

 

Ismail Qemali ishte fryma që u bë:

zë,

rrugë 

dhe dritë

që Shqipëria

nuk mbeti kujtesë.

 

Me 28 nentor 1912, 

nën qiell e kalter,

flamuri kuqezi,

u ngrit nga ne përseri

dhe nga atëhere valvitet nga duart tona.

 

Pavarësia e Shqipëris,

lindi me sakrificë,

u rrit me guxim,

dhe jeton në ne.

 

Vendi nisi marshimin, 

duke çar veshtërsit e kohës.

Çdo hap në kohë për vendin

mban guximin.

 

Në përvjetorë,

emrat e heronjëve përkujtohen.

Nderimi i madh jeton,

që populli nuk i harron bijtë e vet.

 

Dita e flamurit,

është amaneti i dëshmorëve

që liria e fituar,

të mbrohet,

që të trashëgohet.

 

Në Vlorë, këtë vit në maji nisi ky përvjetor,

vazhdoj me marshim në Tiranë,

për Shqipëri të re.

 

Marshimi po shpërthen me këngë e valle

Flamujt e përqafojnë erën,

fishekzjarret qiellit i japin dritë.

 

Festa e 28. nentorit,

ka ngrohtësi në zemrat tona,

sepse liria e vendit është urë, 

që na bashkon.

 

Urime  28 nentor, 

dita e flamurit kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat