Natë pa hënë
Hapa dëgjoj rrugëve të errëta
Ecje e ngadaltë, asgjë nuk shihet
Mbyll dritaren heshtas
Dera pakës e hapur harruar...
Provoj të qetësoj mendimet
Mjaullimë më bënë shqisat
Ti fute njërën këmbë
Brenda u ndezën shikimet
Zë i shurdhuar mbytur në vajë
Ata sy të kaltër më copëtonin
U balsamose në prag dere
Flakë shihja shikimeve tua
Heshtja më përvëlonte
Tri ngjyrash fytyra jote
Trup i ndezur etje
Ëndrra luante me mua
Nuk kuptoja lojën e skenës
Pushkatim ashti,
Apo falje puthjesh!...
Më mirë puthje e ringjallur
Nëse kujtimet pajtohen
Rrugëtimeve tona të gjata
Akoma e ngrirë rri
Unë dridhem para puthjes...
Ëndrra të dërmon kur vjen e zjarrtë
Më shtrëngon dëshira torturuese
Ti vazhdon as brenda, as jashtë
Heshtja rrugëtonte
Pendimi kishte arrirë në majë
Pritja lëvizjen e buzëve tua
Të shkrihem i tëri si dikur
Shpateve të Bajgorës...
E mban mend?..
Çanim gurë me gishtat e duarve.
Pragu i derës u dridh
Hyri brenda këmbëbardhë
Më ofrohesh si fantazmë
Ikte e vinte flaka jote
Pas zjarrit
Buzët lëshuan një lëng
Një dënesje në vajë
Një zë i gurëzuar si dikur:
“ Të dua shumë
Jetë pa ty nuk kam “...
Në sfondin e ndezur të muzgut
Me tinguj ishte mbushur dhoma
Asgjë nuk ishte në vendin e vet
Një jehonë kishte mbetur mureve
Një zë më pickonte në vrapim
Si në kurth lumturie luhatesha
Nuk e dëshiroj hijen mashtruese
As trokitjet e thata ,të ndryshkura
Ëndrra trishtuese të vret keq
Kujtimet zihen në vorbullën e vjetër
Vegimet zhyten brenda vetes
Mbeten dallgë kujtimesh
Dëshira të shprishura në erë
Rrahishtave të vrugnuara
Pa harrim...
PËRQAFIMET E VONUARA
Jam me ngjyrë zjarri si gacë dimri
Me gjasë digjesha e nuk e dija
Kur ajo më përqafoi ngrohtë, ëmbël
Hodhi dy duar mbi shpatulla shtrëngueshëm
Thinjat dridheshin gëzimeve të harlisura
Stinët nuk e ndalnin buzëqeshjen
Përqafim i vonuar viteve ngjyrë vjeshte...
Eh! Ku shkuan pranverat e dikurshme
Ai zjarr që po shndërrohet në hi, iki
Edhe sa përqafime malli do më ngrohin
Nga duar të buta, të lëmuara, të dashura
Si rrezet pas ngricës së dimrit?
Jehonë malli kujtimet mbesin
Kumbojnë mes vargjesh plot zjarr
Deri në ditën e fundit të pranverës
Vjellin helmin e gëlltitur të dashurisë
Shenjë e kohës së konsumuar
Për ju dhe vetveten....