Një shkrimtar gjenial që shkruan për lojalitet, normalitet dhe sensibilitet

Kultura

Një shkrimtar gjenial që shkruan për lojalitet, normalitet dhe sensibilitet

Nga: Baki Ymeri Më: 22 maj 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Nicolae Bălașa e përjeton lirinë e fjalës për të ëndërruar, për të hulumtuar, për të shkruar, për të dashuruar. Gjatë gjithë jetës sime kam punuar për të bukurën, - thotë në një letër private, duke shtuar në faqet e një romani: Për më shumë se njëqind vjet, kam kërkuar këtu, në simbol, të vërtetën. A e gjeti? Pyetje e lehtë për një përgjigje të rëndë. E gjithë vepra letrare e tij (roman, roman-ese, teatër), është e organizuar si një sistem unitar i përgjigjeve për një pyetje të vetme: A mundet që njeriu të bëhet së pari një tjetër, atëherë, në një nivel tjetër të ekzistencës diçka tjetër? Fjala e filozofit Petre Țuțea: Për të qëndruar në atë kohë, duhet të jesh gjenial. Zt Bălașa është një pjesë e foljes për të dashur. Ai shkruan atë që e sheh dhe e ndjen në thellësi të shpirtit. Koha e tij kalon krahpërkrah me një grua të bukur që ka fytyrën e dritës, ajo që shkruan vargje me parfum dashurie.

Marian Barbu thekson se Nicolae Bălaşa është figura emblematike e shkrimit bashkëkohor, të kultivuar, të durueshëm dhe kryengritës, duke e njohur veten, edhe në të mirë, edhe në të keqe. Ai nuk është një shkrimtar rebel, por autori i mijëra faqeve, për destinin, normalitetin dhe sensibilitetin. "Hajmalitë e Aleksandrës" është romani i një shkrimtari të shkëlqyeshëm, kushtuar zt. Titu Tudosie dhe zonjës së tij të shquar, Irina, dashamirët e njerëzve dhe të bukur. Autori ka një shpirt të artë që e do jetën, familjen, atdheun dhe Krijuesin e Shenjtë. Misioni i tij është të bëjë diçka të mirë për shpirtin e admiruesve të librave. Romantik përmes strukturës dhe temperamentit, realist përmes mendimit dhe fjalës. Buzëqeshin lulet e kopshtit të tij dhe mendimet "e hedhura" në libër. Shikon lindjen e diellit në ballin e mbretëreshës së natës. "Hajmalitë e Aleksandrës" është libri i fatit dhe një valë e valëve të jetës. Alexandra është një fëmijë e humbur midis dy botëve në kërkim të diçkaje: Përpara meje, si një shenjë, një çapkëne me flokët e valëzuar, e shëtiste motrën, një lozonjare epërgjumur, të cilës i dukeshin vetëm qepallat e rënë në mënyrë meditative.

Pa heronj është ftohtë në histori, pa shkrimtarë, bota është e shkretë. Nicolae Bălașa është një shkrimtar durimtar, ëndërrimtar dhe vëzhgues. Ai impresionon me fjalët e zotërisë së tij: një shpirti i zalisur nga vorbulla e qiejve, ose: mos mendo se durimi im ishte një lloj kushtëzimi për mençuri. Iba dhe Iva. Spitali dhe tezja Maria - një nga personazhet e romanit: Zot, çfarë kohe! Ne kemi lindur në një shekull të çmendur. Dy luftëra botërore dhe shumë luftëra zonale, dy diktatura çnjerëzore dhe kush e di sa lokale! Terrorizmi, sulme në të cilat fëmijët si unë ranë viktima ose ishin bomba të gjalla. Krematori, shtëpia e jetimëve, Shtëpia e Fëmijëve, Florin Foltea, Mihaela, Nea Kostica, Baba Ioana, Koana Veta, Aleksandra, Lisandru, Emili, Roxana, një çaçkëne e hijshme, hajmalitë e dorës, arsimtarja, kajmaku për kaçamak. Pranë meje, një pako me yndyrë dhe një copë e madhe. Pranë të gjithave, një tas plot me sallatë jeshile. Një erë mirë dhe avulli që ngjitej mbi tryezë, sikur të mi kishin fundosur mushkëritë.

Nicolae Bălașa na duket si një shpirt ekspresiv, si një autor shumë i rezervuar, shumë i fiksuar në punën e tij, autor i mendimeve që funksionojnë me shumë kujdes dhe aplikim. Zotëria e tij shkëlqen me meditim për botën, për Luginën e Zhiut, për trishtimin e Aleksandrës, për brengat e të sëmurëve dhe mjerimin spitaleve të kaluara dhe të tanishme, për varfërinë e njerëzve dhe për vuajtjet e tyre. Ai është i lavdishëm dhe i sinqertë ndaj mjeteve të të shprehurit, një autor që nuk e preferon performancën me asnjë çmim, por, përkundrazi, që din të sigurjë një liman të paqes së brendshme: Rreth nesh atje kishte qetësi. E mbaj mend edhe tani. Vetëm gjethet e një gështenje në kopshtin e fqinjit ishin duke pëshpëritur. Unë isha ulur në hyrjen e shtëpisë. Dëshiroja të dëgjoja trokitjen e kambanës së kishës dhe të copëtohet ajri. Asgjë nuk ndodhi. Psherëtiva butësisht, porsi një puhi e erës.

Autori ëndërron për një moment parajsor, i shpaluar në një hapësirë ​​mitike, të populluar me njerëz dhe perëndi. Zotëria e zhvillon në këtë libër, rrugën e admirueshme të prozës dhe të peripecive të jetës. Përshkrimet janë ndërtuar bukur, duke respektuar të vërtetën, duke injoruar intrigat, vulgarizmin, banalitetin, veprimi duke u bërë pika kulmore e gjdhjes. Në disa faqe ka kujtime të paharrueshme, të bukura, interesante dhe mbresëlënëse. Në këto tekste ekziston një marrëdhënie plotësuese midis reales dhe imagjinares, gjë e cila i jep unitet tërë romanit. Këtu, atje, ka një trishtim, pothuajse tragjik. Autori është një prozator shumë i ndjeshëm, i cili di të dëbojë trishtimin në një gjetje të qetë dhe të ndritshme. Stili është i drejtpërdrejtë dhe kolokvial. Libri lexohet me interes dhe të nxit për meditim. “Hajmalitë e Aleksandrës” është një vepër e denjë për lexim dhe amirim. (Baki Ymeri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat