Porta e puthjes

Kultura

Porta e puthjes

Nga: Beatrice Silvia Sorescu Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:54
Beatrice Silvia Sorescu

Përjetësia rrjedh në murin e saj prej guri,

Në shtyllat me motive, të gdhendura me gjeniun e tij,

Shpërtheu,i rrumbullakët, për ta futur në vatrën e tij,

Hijeshia nga puthja, në sytë e gjelbër të qiellit.

Një mrekulli e prurë prej saj, përgjithmonë,

Një palëkundje e gjallë e të gjithë botëve,

Janë dy duar të arta të murosura në themel,

Të cilat nuk duhet që t’i fshishë dikurë.

Përmes saj guri rrjedh, me kujdes, pavdekësia,

Ajo është dashuria jonë, për një komb të ndezur,

Është dritë e pastër, e cila në agim zgjon natyrën,

Është porta e hapur drejt qiellit që nuk përfshihet.

Puthja e saj e shenjtë është plot me diamante,

E ata që kalojnë, përkohësisht, përmes flatrimit të hapur,

Keni krahë të rinj, të shtrirë, të përkundur dhe të pastër,

Dhe një nimb që shkëlqen së bashku, porsi një ëndërr.

Ejani këtu për të kaluar nëpër portën e dritës,

Në tryezë-atëherë, në mbrëmje, le të ulemi bukur,

Është një heshtje e lartë, e ndezur dhe e qetë,

Dhe tani ne dukemi, porsi një hije e Krishtit.

Përmes portës, pavdekësia po derdhet në lartësi,

Dhe horizontet e çojnë drejt ylberit të ndezur,

Një zemër që rreh nga agimi deri në perëndimin e diellit,

Një mall i madh që digjet përjetësisht në syrin e gruas.

ZOGJTË

Dëgjoj një zog që këndon në lëndinën e qenies time,

Përmes kafazit tim nga glina-gri mbështjellë me thuprra,

Një mall më kaplon, e dëgjoj e ia ledhatoj krahun e ngrohtë,

Nuk dëshiron kurrë të dalë dhe të shkojë në botën e gjerë,

Ndoshta kur shtëpia e tij e vogël u rrëzua në baltë dhe glinë,

Kur përmes dritareve të saj të vogëla asnjë dritë nuk ka hyrë,

Ndoshta n’fluturim të çmendur, do ngrihet n’hapsira të rralla,

Do të ndajë gjerësitë duke parë me krahë të butë, të lehtë,

Zot, mbetet në fole dhe do të bjerë edhe ajo, papritmas,

Përmes argjilës së egër do humbasë jo në kubenë e lartë?

Ti, vetëm Ti e din destinin e këtyre zogjve të të burgosur,

Që nxjerrin aq mendime e dergjen përmes thonjve të zbehtë,

Vetëm Ti e ke gjithë sekretin Tënd, të universit, të botës,

Kurse ne përpëlitemi më kot në këtë botë si të çmendur,

Vetëm Ti i njeh këta zogj dhe kafazet që po ua njeh,

Dhe ne kuptojmë, thuajse gjithçka, kur ato do të shemben

Do të bëhen glinë e verdhë, e mirë për ngritje foleshë,

Ku do rrinë pas zgjimit, përsëri, shpirtrat e vegjël që duan

Kjo jetë, një e re, dhe e cila nuk është e jona,

Oh, Zot, na mbaj të plotë, na jep dritën Tënde blu!

PARASHIKIM

Kurrë le të mos ketë gjumë

Më shumë se tërë një natë!

Lëri sytë e tu hapur

Të shikosh se kush po ec këtu,

Përmbi shpirtin tënd,

A është një grua apo Zoti?

Nëse ai është Ai, lëre të të shtrëngojë

Me dorë, lëri fjalët

Mbi supin e Tij të perëndojnë!

Por nëse është një grua,

Me shikimin e shëmtuar, ashpërisht,

Porsi një shkëndijë,

Mosi u përgjigj kur të thirr në emër!

Mos i mbyll sytë dhe lëre

Zjarri i mendimit ta skuqë!

O ZOT!

O Zot, Ti je më i moshuari se të gjithë,

Çon jetën tonë mbi supe, nga të gjallët, nga të vdekurit,

Mos u lodh duke mbajtur krejt mëkatet e gjithë botës

Dhe mos u përngut fare për t'imbledhur, për t'i zgjedhur,

Jemi të gjithë bijtë Tu, që nga krijimi i botës,

E shtron mirësinë në tapet,

Të cilin e shkelim si të çmendur,

Nuk ke asgjë për të thënë, na shikon i përulur, në heshtje,

Sytë e Tu të dritës janë burime të pashtershme mjaltit,

Sa i vjetër duhet të jesh, o prind i dashur!

Ta përkëdhel trupin dhe rehatinë pa fjalë,

Të ndjek hap pas hapi, midis engjëjve, në maja,

Zot, Ti je ari tek ne, ti je mrekullia më e madhe!

Shumë nuk të njohin, shumë nuk të njohin,

Por Ti gjithmonë u jep në botë, një kuptim,

Shumë të shajnë, shumë të hedhin në shportë, në plehra,

Por Ti, o Zot, kurrë mos u hidhëro me ne!

DERDH VERË NË GOTA!

Derdh në gota verë vij të të nderoj një çast,

Në këtë festë e cila është në ne sot,

Të paktën për një sekondë të mund të fërgëllohesh

Kur shpirti e shtrëngon dashurinë nën krah,

Shtrije dorën e djathtë për të zbutur një mendim,

Të errët nga kohërat e thata dhe konfuze,

Dhe lëre shikimin të qetë për të lëmuar rrobat

E lumturisë së verbër, pafundësi e rrumbullakët,

Mbështille me shekuj, asgjësia po shoshitet

Dhe bluaj në lëvizje edhe ëndrrat dhe heshtjet,

Të jetë në ne vetëm sot, të mos jetë dje,

Të jetë vetëm drita e rrezeve që dallohen,

Hidh në gota verë, në sytë ka gëzim,

Dhe këtë ditë të shenjtë ta nderojmë bukur,

Ka aq diell në ne, dhe era e qetë, e dhimbshme,

Po na e zbut çastin në parfumin e jaseminit.

RILINDJE

Çmendem, në shtresa, petunia dhe zambila,

Qershi me pallto të bardhë, ësht’një këngë e shenjtë,

Përreth, kaq zemra janë përsëri kaq të mbushura,

Narcisa shumëngjyrëshe lëkunden në erë.

Dalin rrezet jetëdhënëse, dalin të çmendura,

Dhe cepi i barishteve rritet nëpër fusha, kopshte,

Një parfum i shkëlqyeshëm rritet i blertë në kulme,

Dhe na zgjon në agim këngë e gjallë e lahurive,

Kajsi e mollë, dhe kumbullat tunden nëpër pemishte,

Bletët po zhurmojnë nëpër lulet e vona.

Dhe harabelat kthehen në fole për të parë

Nëse mbahen ose nëse duhet të ndërtojnë,

Është shpirti një det i bardhë, dantela fine

Flladitje në shtigjet e veshura, ne,

Dhe qiejt e mendjes janë të freskëta, të qetë,

Dhe mugullojnë lulet nëpër luadhe e lugina.

E shtroj shpirtin në bar, për një çast të gjelbërojë,

Që ta mbushë me nxitim, me freski, ëndrrën e pastër,

Qelizat e qenies po i lë që të ngrohen

Dhe ndjej se do të rilind në gjithçka përreth.

Çmenden, nëpër mendime, dashuritë e ndezura.

Po dehen me parfumin e buzëqeshjeve në rrugë,

Dhe malli i shpalon në krahët me dëborë,

Një gëzim i ri i shpërlarë në lulet e blirit.

MË DASHURO!

Më ndez me prushin në sytë e tu, grua,

Në flakë dua të digjen kur hëna do ndrisë

Mbi ballin tonë, në lindje të natës,

I uritur për ty, përsëri, të shkrihemi pjesërisht,

Ma jep mua gjithë epshin, kur era e çan detin,

Kur dëshirat tona i puth duke u ndezur,

Për hirin tënd, e dashur, n’thellësinë trupore

Do të mbjell krejt zambakët e do t'i lë të rriten.

Dritarja jote e hapur përmes paqes së mbrëmjes,

Më sjell bukuri, nga gotat e harresës,

Dhe tinguj kamxhikësh, dhe trokëllimë kuajsh,

Ato dëgjohen përmes kujtimeve të së kaluarës.

Më ndiz, e bukur, mbresa e momentit po rrjedh,

Shoshiten karafila të kuqe me rrezet e gjakut,

Një këngë e shpërndarë si një parfum i mbrëmjes,

Heshtja mbetet memece, tani, për të satën herë?

Në shpirtin tim të ndezur, zbres menjëherë,

Perëndeshë e dremitur në një lëndinë të lartë,

Ma jep krejt erën tënde të pastër, të pranverës,

Më dashuro, e çmendur, si herën e parë!

HOMAZH

Është përsëri 29, është sërish dita jote, Marine,

Një shkurt i ri të sjell nën horizontet me plot flori,

Zbrit shpirtin tënd të madh këtu, në vatrën tënde të lashtë,

Me të gjitha që i ke jetuar, shenjë se përsëri kurorëzohen,

Na e sjell nga bota jote stelare kujtimin se edhe ti je ylli,

Po ndizet qielli mbi gjithëçka dhe përkëdhel krahun tënd,

Ju copëton me daltën e mendjes poema që shkojnë më tej,

Një univers, atje në qiej, e kap atë nën krahë, e anashkalon,

Në teatër gërmon me dy yje dhe shtron në ne vetëm lindje,

Errësira s’të shtrëngon më, e shqyen, dhe e gatuan asgjë,

U jep kuptim reve të shkreta, dhe burgjeve në ne,

Tani, kur përmes fjalëve bie shi me helm dhe veç nevojë,

E zbut me furçën e mendimit blu e një ëndërr të mirë

E pastaj shtrin germa në pëlhurën dhe e vë në qiell,

Je loti që hapet, në pranverë ti je një lindje dielli,

Një diell që u mblodh në truallin e shkrirë të gjalpit,

Fontanë dhe burim që rrjedh mbi mijëvjeçarë, mbi shekuj,

Një zhurmë e bardhë që merr shtigjet e çdo magjistari,

Ti na ndez, me gjeniun tënd, ti na sjell, ti na rringjall,

Tani kur gjuha e vendit tënd iku nëpër botët e shkretë,

Kur gjuha jote s’është gjuhë, kur gjithçka është e kotë, falso

Na e përkujton, ti, Marine, këtë botë që ishe edhe zë,

Mbaje mend se në Banie, emri yt është ar i pastër

Se rrethepërqark duhet të jetë e kapur në shpirtrat.

LUMI I NATËS

Në përqafimet e vona, poshtë, nën zilen e hënës,

Të gjitha mendimet tona përzihen, dhe mblidhen,

Nëpër tërfil, me hapa zbathur, në çudi të kujdesshme,

E çveshim një univers, i shtrydhim ëndrrat e ngadalta.

Sytë e barit të proshkët, mbushin luginën me shkëlqim,

Balli yt i hollë dhe i lartë, më kallet në shikim,

Dhe në faqet e kuqe si zjarri dhe i qetë si një rreze,

Xixëllon një mall i çmendur dhe i egër, një oazë e ëmbël.

Përskuq në mendime memece gjithë sekretin që na lidh,

Nxjerr nga labirinthi i saj pyetjet që po na çlidhin,

Dhe sjell qartësinë e detit, këngën e valëve të buta,

Për t’i përfshirë në këtë natë, buzëqeshjet mes nesh,

Nata është, një natë e shenjtë, me erën e ahut dhe blirit,

Rrethepërrreth, një paqe e rrallë dhe ne, të vetmuar,

Shikojmë kupën e qiellit të patundur, yjet se si shkëlqejnë,

Krahët e fjalëve se si përshtaten, se si pastaj rriten,

Përmes erës së ngrohtë dhe të butë, n’përqafime të vona,

E hedhim buzëqeshjen tonë në një det të flakadanëve,

E fshijmë me tmerr, duke e lënë qiellin të bardhë, të pastër,

Rrjedhim përmes lumit të natyrës, duke e çlidhur nga mëkati.

U ZGJOVA...

U zgjova një turri në portën e botës,

Pa vlagë, i trishtuar, i pafuqishëm,

Më pranuan kopshti dhe lajthijat,

E gjithë kupa, qielli i saj i pastër,

U zgjova një fije nuk e di nga ku,

Nuk e kuptoja se çfarë dua të bëj,

Shikova se çfarë po fshihet,

Zgjodha një rrugë për ta veshur,

U zgjova si një kokërr përpëlitet,

Ç’është me mua këtu? - e pyesja veten,

Por u kapa me një qoshe hënore,

Dhe të kaltërt që po e shihja,

U zgjova si një thërrime e thyer,

E humbur në një cep të shkretë,

Dh filloi në mua për të vazhduar

Vendet me sharmin e tyre të gjallë,

U zgjova si mahnitje brenda natës,

E lëvarur midis tokës dhe qiellit,

Dhe unë i hapa krahët e lartë,

Duke dashur të më ngjitem në qiell,

Por fillova hap pas hapi, drejt ditës,

Duke marrë me vete mijëra mendime,

Fushat, luginën porsi një enë,

Këngët dhe fluturimet e lahurive,

Zgjodha shtigjet të tejmbushura

Me një jeshile të proshkët me lule argjendi,

Dhe i shtrëngova në gji shtigjet e qeta,

Ujërat me pasqyra që nuk gënjejnë,

Dhe që atëherë, jam një re që noton,

Nuk e di as tani se ku po shkoj?

Dhe nga kam ardhur verbërisht?

Thjesht mua më duhet që të pres.

PËRMENDIM

Në bërjen tënde, është një telashe e tërë!

Kaq shumë duar të rrumbullakësojnë bukur,

Të mveshin nga shumica, nga lavdia dhe ngjyra,

Dhe i vë krahët për të fluturuar porsi era e butë,

E mbledh veten nga fjalët e zgjedhura me kujdes,

Nga ai shpirt që po mugullon në agim

Një cep i parajsës, një syth, një pranverë e ëmbël,

Një qiell i ndezur i vesës, parfum midis luleve,

Ke mendim të pastër dhe pastaj e ndjek fatin,

Lejon të kapish krahë nga duart që të duan,

Të pret, të mbledh, në ty e vendosa qetësinë,

T’i latoj me kujdes krahët e tu që po rriten,

Në ty dergjen thesarë, je një burim që digjet,

Përmes zjarrit tënd ne kalojmë si do udhëtarë,

Ndiejmë mjaltën që të rrjedh nga zemra e ngrohtë

Dhe si po mbëlton në ne një agim të papërfshirë,

Në mendimin tënd ësht’një zhurmë e shfaqjes,

Ndizen nga fjalët dëshirat dhe paqja, e përvojat,

Po vishesh aq pastër porsi trëndafilat e sotshëm,

Mbledh në fibra të ëmbla, qartësinë e dashurisë,

Në bërjen tënde gjendet një gëzim i tërë,

Digjen vapat në mendime, fjalët rrjedhin lumë,

Në faqet tua të nxehta lulëzojnë margaritarë

E rritet bar i proshkët në zemra, deri në rrip,

O, libër, lëmimi i mendjes që po digjet,

Ti, lindja e diellit, ti, mjaltë, ti, altar,

Mbledh në vete një det prej ari dhe smeralda,

Një univers nën krahë, që na e ndez si dhuratë,

I pret krejt kohërat, nëpër motet që i përshkon,

Përmes përjetësisë me diell e zemra të sapoarrdhura,

Nga secili në vete përherë je duke u ndarë,

Por ti mbetesh një thesar me krahët e praruar.

SHPIRTI, NJË SQENË

Pjesët më të mira jepen direkt në gjak,

Aktorët e përsosur po konsumojnë në rol,

Dhe universi është spektator dhe qan

Kur nga një dramë po shfaqet ngadalë,

Në sqenën tonë, dritat nxjerrin shkëndija

Dhe hijet që fshihen në poret e tërë qenies,

Kostume, rekuizita, në brigje po vegojnë

Dhe maskat janë të duash, nga to mund të zgjedhish

Është një sqenë e gjerë, përplot ndjenja të pastra,

Dhe spektatorë sa të duash, mund t'i marrish kurëdo,

Ke teatrin tënd, përmes teje derdhen botë të paqarta

Dhe diafanoze, të kulluara, me fytyra të buzëqeshura,

Mund ta vësh afër çdo ditë, në sqenë një komedi,

Me çfarëdo teme dhe e luan derisa ta bën me sy!

Në ty është atëherë një ngazëllim i madh,

Për të mëdhenjtë, natyrisht, por edhe për fëmijët,

Ose mund të zgjedhish një dramë me sharm, nga kudo,

Dhe audienca përsëri do të jetë e çmendur,

Përmes venave të holla, duke parë flakadanë që digjen,

Dhe ty shpirti të të duket porsi një mal i gurtë,

Mund të jesh aktori, më i miri nga të gjithë!

Ti ke gjithçka në disponim në shpirtin e lartë,

Regjizor, spektator, siç do ta llogarisish veten,

Në qenien tënde është qielli me detin e smeraldit,

Je një pasuri e gjerë, ti e ke botën në këmbë,

Shfaqjet janë të mjaftueshme, zgjidh çka të duash,

Dhe mendimi i pjekur me mugujt në lulëzim,

Do të të japë gjithçka, shpejt, janë vetëm ato!

Pjesët më të mira luhen në të gjithë qenien,

Shpirti është një sqenë që e luajnë aktorët,

Vetëm zemra të duash dhe t’ua hapish portën,

Në vetveten që rrjedh kaq shumë thesare të mëdha ...

KA VETËM MENDIME...

N’mendime dergjen dëborat e stuhishme,

Furtunat e dëbërës shkretërohen rëndë,

Shtigjet e shtrydhura nga mëria e shirat

Unë po mbyll në to varre të zbehta,

Në mendime gërshetohet shumica e rëndë,

I shkretëron ato me vetëtima zjarri,

Nga fundi i kohës së pandalshme

I sjell ato me etje në ëndrrat e mia.

S’e di ta zgjedhish qartësinë si dhuratë,

Dhe e përdredh në to vrerin e rrallë,

Dhe pret nga shpirti vërshimat e diellit

Dhe atëherë i mbyll në terrin e gëlqeres.

Po shuhen nga shqetësimet e tua,

Është qielli më i pastër se asnjëherë!

Janë mendime nga acari i pashtegtuar,

Merr gëzime dhe derdhi ato në gota!

N’mendime dergjen dëborat e stuhishme,

Çprangosi stuhitë dhe shtrydhi qartë,

Shpirti im i përmbushur si asnjëherë

Me sytë tu të hapur porsi një libër.

Përkëdhele çastin, dielli është afër,

Merr nja dy rreze të tjera për ne,

Janë sukat e shikimeve aq lakuriqe,

Dhe rruga përpara se të ndahet,

Dëboji mundimet tua të çmendura,

Dëborat do të të mbulojnë,

Lëre mendimin sërish të dashurojë,

Thirre dritën në ty që të mblidhet!

LUTJA E PRANVERËS

Pastroma trupin, lule molle,

Mugull i ndezuir, roze e bardhë,

Laje dhimbjen, shpejtë, lehtë,

Pranvera të bardha bëmë të jem,

Shkunde dëborën e krejt luleve,

Përmes shpirtit më jep aroma të ëmbla,

Dhe bër prej meje degë të larta,

Në shtratin tim ulu që të shtrihesh,

Përkule pra ballin tënd të bardhë,

Prekma tëmthin me fytyrën tënde,

Ngulfate në mua hapsirën e gjatë,

Më jep ëndërr të azurtë, jepma një të re,

Pastroma trupin tim, lule e shkumës,

Përzierje e ëmbël e diamantit,

Në ballin e lartë lëre të ngjallen

Mrekullitë e luleve dhe smeraldit,

Dehma fytyrën me aromë të fortë,

Qëndro në dritaren e zemrës së re,

Hidhi mendimet e hidhura në vrimë,

Gjithë drita e djathtë drejt nesh,

Pastroje botën nga krejt të ligat,

Bëre më të mirë, pa mjergulla,

Të rriten sythat e larta në yje,

Më sjell me nxitim njëmijë diej.

(I përktheu: Baki Ymeri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat