Vallja Ballkanike

Kultura

Vallja Ballkanike

Nga: Sevdail Hyseni Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:11

Mos i qofsha falë

Këtij Corax-it kurrë,

Nxjerr dy liderët

Bashkë n’karikaturë.

Kësaj radhe zgjodhi

Dy liderë valltarë,

Që e bëjnë lojën

Të jetë e paparë.

Këndej nga Ballkani

Është një valle dyshe,

Për dallim nga tjerat

Me motive ndryshe.

Një hap përpara

Dy hapa mbrapa,

Nuk i bie n’ fije

Të keqen, Baba!

Besa as Evropa

Me gjithë Amerikë,

Vallja ballkanike

Luhet me taktikë.

Kush e humb ritmin

Na mbetet guxhar,

Dhelprës po i digjet

Bishti si n’përrallë.

Porsa t’i merr flakë

E dini çfarë thotë?:

- Me bishtin tim

Le t’kallet kjo botë!

E bota si rrota...

Ec mbi ballkanasit,

Nis me veriorët

Sos me luginasit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat