Me luftën nuk ka lojë

Kultura

Me luftën nuk ka lojë

Nga: Dedë Preqi Më: 7 gusht 2023 Në ora: 07:56
Dedë Preqi

A është kjo botë e bezdishme

Njëherë zhytet në mëkate

Atëherë bie në gjunjë para tempujve

Përshpërit lutjet e i ngulin sytë

Herë Jezuesit e herë Muhamedit,

Ta shpëtojë botën prej « kiametit ».

Me luftën nuk ka lojë,

Sa më largë ç’mendurive të saj

Popullin lufta e fut në lojë me dhunë

Dikush e ka forcën, të vegjëlit e pësojnë

Edhe shkëmbinjtë mund të eksplodojnë

Dhe vullkanët mund të shpërthejnë,

Lumenjtë mund të marrin tjetër drejtim

Nga një shtypje e sustës së një « koke boshe »

Që vetë njeriu e çpiku për ta dënuar vetëvetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat