Qentë e qytetëruar

Kultura

Qentë e qytetëruar

Nga: Musa Ahmetaj Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:13
Musa Ahmetaj

Qenë dhe qenusha
Morën një vendim
Të përqëndrohen
Në qytet për banim

Ka mundësi shumë
Eshtra për të grryer
Barkun do e kemi
Madje edhe të fryer

Njëri siç u deklarua
Nuk ka asgjë nga fshati
Pse të mos vendosëm
Diku pranë një pallati

Kontejnerët përplot
Me bukë e ëmbëlsira
Në qytet do të kemi
Edhe të tjera, të mira

Nuk jetohet si dukur
As në lagje e në katund
Pula të ngordhura dot
Nuk gjenë më askund

Nuk përdorët më uji
Nga lumi dhe bunari
Me copa të vogla buke
Dhe pa vizita veterinari

Do e kemi ardhmërinë
Pse jo edhe të privilegjuar
Tani e tutje do të njihemi
Si llaskuca të qytetëruar

Rezidentë të regjistruar
Nuk llogaritemi si të huaj
Botërisht na kanë premtuar
Pagën nga 50 euro në muaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat