Aq sa nuk do të mund
ta imagjinonin ata
që kanë derdhur gjakun
për lirinë tonë,
dhe këta
që tallen me të ardhmen
e shtetit tonë,
e lanë Kosovën pa Kuvend
dhe popullatën në gjendje
ekonomike dhe sociale
tepër të rëndë.
Edhe pas seancës së 31-të,
deputetët e kësaj legjislature
nuk arritën të merren vesh
për t’u treguar ndërkombëtarëve
se janë në gjendje të ndërtojnë shtet.
Edhe ndërkombëtarët,
edhe qytetarët e Kosovës
e kanë kuptuar
se deputetët e kësaj legjislature,
opozitë e pozitë, nuk janë të aftë
për të ndërtuar shtet.
I kanë indinjuar thellë
të gjithë miqtë e Kosovës,
që kanë investuar aq shumë
për ta bërë Kosovën shtet.