“Zambaku i Prizrenit” në fazën finale të përgatitjeve

Kultura

“Zambaku i Prizrenit” në fazën finale të përgatitjeve

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:08
Posteri i Festivalit

“Festivali Zambaku” i Prizrenit mbahet të mërkurën me 31 gusht, live në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, duke filluar nga ora 20.


Orkestra e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare është në vlugun më të madh të përgatitjeve, e cila do t'i përcjellë live 14 këngët e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, që mbahet në Prizren, nga Drejtoria për Kulturë e Kuvendit Komunal, ndërsa i është besuar organizimi Studio Helix-it. Drejtori i Studio Helix, njofton se orkestra që do t’i përcjellë live këngët përbëhet nga: violinat, , violat, çelo, kitarat, kitara bas, mandolina, klarineta, flauta, fis-harmonika, saksofoni, piano sintitajzer, bateri etj. Pjesê e orkestrit sipas organizatorit janê instrumentistêt e dêshmuar nga Prizreni, disa nga tê cilêt jetojnê e punojnê nê Prishtinê, por ka edhe instrumentistê nga qytete tê tjera tê Kosovês dhe Shqipêrisê, cilêsia e tê cilêve garanton performancê tê sukseshme tê orkestrit. Provat zhvillohen nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha shton Krasniqi duke e shprehur besimin se deri me 31 gusht gjithçka do të jetë e gatshme për paraqitjen sa më të suksesshme të këngëtarëve në edicionin e 28 të festivalit "Zambaku i Prizrenit". Krahas përgatitjes së orkestrit Krasniqi njofton gjithashtu se Studio Helix është duke u angazhuar maksimalisht për një edicion më të mirë të festivalit edhe nga ana teknike. Në edicionin e 28 të festivalit të këngës së vjetër qytetare do të paraqiten këta këngëtarë më këto këngë: “Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës, me tekst të Hivzi Krasniqit do të këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata; “Sa të kam dashur” kompozim i Nexhat Maculës me tekst të Mark Gojanit, këndohet nga Albulena Jashari; “I vetmuar jam” me tekst dhe kompozim të Arsim Kryeziut do të këndohet nga Andi Qerreti; “Vera e hidhur” kompozim i Edon Ramadanit e tekst të autorit Agron Kalludra do të këndohet nga Denik Prizreni; Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë” me tekst dhe kompozim të kompozitorit Artan Bakija do të këndohet nga vetë Artan Bakija. “Flokëzeza” është kompozim i Irfan Blakqorit i cili gjithashtu e ka bërë edhe tekstin dhe do të këndojë këtë këngë; “Kënga e zemrës” kompozim i Veton Perrollit, me tekst të Musa Bushranit do të këndohet nga Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi; “Malli im” me teskt të Asdrenit është kompozim i Isa Jakupit ndërsa do të këndohet nga Ylberina Avdyli; “Nuk jam shpirti yt” kompozim i Memli Kelmendit me tekst të Xhevat Kelmendit, do të këndohet nga Xhevat Kelmendi; “A po qan lulja”, kompozim i kompozitorit Ylli Kalaja, me tekst të autorit Aulon Kalaja do të këndohet nga Rakipe Kalaja; “Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt me tekst të Albana Fanit do të këndohet nga Olta Juba; “Lermë ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, me teskt të autorit Matish Gjeluci do të këndohet nga Ilsi Ademi. Krahas këtyre 12 kengëve shqipe, do të paraqitet edhe kënga turke “Sen Oldun” e kompozitorit Hisein Kazaz e cila do të këndohet nga Tolga Kazaz dhe kënga boshnjake “Aroma e bardhë e Zambakut” e kompozuar nga Shefqet Hoxha ndërsa do të këndohet nga Shaqir Ahmeti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat