Një koleksion unik i gravurave japoneze në një ekspozitë në Varshavë

Kultura

Një koleksion unik i gravurave japoneze në një ekspozitë në Varshavë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:20
Jerzy Leskowicz

Jerzy Leskowicz një i apasionuar pas koleksionimit të kopjeve të para të stampave japoneze dhe së famshmes “Vala e madhe në brigjet Kanagawa e Hokusait është vetëm një nga shumë gravura që përbëjnë koleksionin e tij do të shfaqet duke nisur nga kjo fundjavë në Muzeun Kombëtar të Varshavës.

Përpara së famshmes “Ura Ohashi në shi e Utagawa Hiroshige, e adhuruar nga Van Gogh, ky sipërmarrës në pasuri të patunshme franko-polak i moshës 71 vjeçare nuk e fsheh krenarinë për këto kryevepra.

“Thuajse të gjitha peisazhet e Van Gogh janë të frymëzuar nga Hiroshige”, shprehet ai për median.

“Van Gogh ka kopjuar në mënyrë të plotë gravura japoneze duke u përpjekur ndoshta të riprodhojë detaje të fiksuara në të”, shton Anna Katarzyna Maleszko, kuratore e ekspozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat