Nesër fillon Festa e Muzikës në Prishtinë

Kultura

Nesër fillon Festa e Muzikës në Prishtinë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 14:57
Ilustrim

Të mërkurën, më 21 qershor 2017, me rastin e Festës së Muzikës, Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, do të organizojnë disa aktivitet për këtë ditë.

“11 grupe muzikore do të pasojnë njëri-tjetrin në skenë nga ora 17:00 deri në orën 23:30”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Franceze.

Kjo ditë do të shënohet me paraqitjen e njëpasnjëshme në një skenë në amfiteatrin “Zahir Pajaziti”, sheshi Nënë Tereza, të muzikantëve të rinj, amatorë dhe profesionistë.

Festa e Muzikës, kremtohet në mbarë botën që nga viti 1981 dhe është një ngjarje e shoqërimit dhe shkëmbimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat